Aktorja Olta Gixhari si duket pas përfundimit të Big Brother Vip ka hedhur pas krahëve mëritë me çiftin Kiara Tito & Luiz Ejlli.

Olta ka zbuluar se e ka uruar Kiarën dhe Luizin pas lajmit se do të bëhen prindër për herë të parë, duke ndarë me ndjekësit dhe mesazhin që i ka dërguar moderatores.

 “Urime Kiara në rrugëtimin më të bukur në jetë. Zoti ju bekoi, ashtu qofshi gjithmonë”, i ka shkruar Kiarës, Olta.