Para dy ditësh Sara Hoxha dhe Ledion Liço kurorëzuar dashurinë e tyre disavjeçare në martesë. Buzë liqenit të Comos në Itali, në "Villën Erba" dyshja i thanë “PO” njëri-tjetrit duke premtuar dashuri të përjetshme.

Mes shumë të ftuarve si familjarë, të afërm dhe dhjetëra njerëz të showbizit shqiptar, çifti i famshëm shkoi në altar. Mirëpo nga fotot e publikuara nga të ftuarit në rrjetet sociale, përveç pamjes së mrekullueshme dhe detajeve të veçanta, vumë re edhe një vajzë bionde që ngjante shumë me Sara Hoxhën.

Foto e publikuar nga moderatorja Xhemi Shehu, vajza e rrethuar ngjan me Sara Hoxhën

Nuk e dimë nëse biondja në foton e Xhemi Shehut është një e afërme e nuses apo jo, por ngjashmëria mes tyre është e dallueshme. Madje mund të keni menduar se Sara ka hequr fustanin e nuses për të festuar më pas me miqtë e saj!