A ekziston vërtet 'Dita Ndërkombëtare e Privatësisë'?

A ekziston vërtet 'Dita Ndërkombëtare e Privatësisë'?

Foto ilustruese

28 janari shënon Ditën Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, njohur si Dita Ndërkombëtare e Privatësisë.

Kjo ditë është pjesë e së drejtës në privatësi, si një nga të drejtat dhe liritë elementare të njeriut, e nënshkruar më 28 janar të vitit 1981.

Mbrojtja e të drejtës në privatësi është e garantuar me Konventën Evropiane për të Drejtat të Njeriut.

Ndërsa të gjithë thonë se janë të shqetësuar për privatësinë, vazhdojnë të ndajnë detajet më intime të jetës së tyre personale, për të mos përmendur vendndodhjet e tyre në median sociale.

Ata përdorin Waze, Amazon, Uber, Facebook, Lyft, Google Search, Instagram, Open Table, Trip Advisor, WhatsApp, Google Maps, Skype, Airbnb, eBay apo  Pinterest.

Ekspertët filluan me serverat, desktopët dhe bazave të të dhënave vite më parë për të kuptuar statusin e pajisjeve dhe softuerëve dhe mënyrën e menaxhimit të tyre.

Sipas Forbes”, modelet kombëtare e globale të biznesit janë shfaqur me një emër të frikshëm: Kapitalizmi mbikëqyrës, marrja e të dhënave përmes aktiviteteve më të thjshta të përditshme të njerëzve.

Askush nuk parashikoi se sa fitime do të gjeneronte dhe askush nuk parashikoi sesi të gjithë do angazhoheshin për të të fituar para duke u bazuar në mbikëqyrjen e privatësisë.

Mbikëqyrja dixhitale tani është shumë e përhapur, por shtrirja e saj nën kontroll të kujtdo që ka një pajisje dixhitale është relativisht e re.

Sa herë që bëjmë blog, postim, rideshare, porosisim nga Amazon, marrim me qira një Airbnb ose ndonjë gjë që lë gjurmë digitale, futemi në botën e  'kapitalizëm mbikëqyrës', që është fitimi i të dhënave të kapura përmes monitorimit të lëvizjeve dhe sjelljeve të njerëzve në internet dhe në botën fizike.

Sisteme të panumërta dixhitale gjurmojnë tani ku jemi, ku shkojmë, çfarë hamë, çfarë mendojmë, kush na pëlqen, kë duam, ku bankojmë, çfarë njohim dhe cilët urrejmë.

Vetëm në kohë për Ditën e Privatësisë së të Dhënave, u përshkrua se sa është e vërtetë mbikëqyrja e përhapur.

Privatësia si parim është shumë e ndryshme nga privatësia në mbikëqyrje.

Ata që flasin për privatësinë dhe ruajtjen e të dhënave janë si ambientalistët që vazhdojnë të pinë ujë nga shishet plastike.

California ka ndërmarrë një hap, shumë kohë pasi evropianët morën një të rëndësishëm për të kontrolluar përdorimin e të dhënave personale.

Por ka një ngatërrim. Nëse të gjithë mohuan të dhënat e tyre personale në faqet dhe kompanitë që i fitojnë paratë, atëherë shumë modele biznesi do të shemben përveç nëse janë në të njëjtat site dhe kompani të ngarkuara për shërbimet e tyre.

Nuk ka asnjë mënyrë të thjeshtë për të dalë nga ‘kutia e privatësisë’.

Çfarë ndodh nëse një numër i konsiderueshëm i amerikanëve ndalojnë ndarjen e të dhënave të tyre?

Cilat kompani do të vuanin më shumë? Si do të përgjigjeshin? Nëse njerëzit nuk pranojnë, a do të duhet të paguajnë ose të paguajnë shtesë për shërbimin që ofrohet?

Parashikimet janë se shumë pak do të sakrifikojnë komoditetin e mjevet të tyre digitale për më shumë intimitet.

Askush nuk do të paguajë shtesë për atë që ata tani gëzojnë falas.

Privatësia tani është një komponent thelbësor i modeleve dhe proceseve të biznesit të shekullit 21 dhe një gjenerues i madh i të ardhurave fitimprurëse.

Të ardhurat fitimprurëse, nga ana tjetër, gjenerojnë fuqi sociale, ekonomike dhe politike e cila mund të përfitohet për të manipuluar privatësinë.

Nëse ky proces vazhdon të evoluojë, mbikëqyrja do të bëhet një komponent i shumë modeleve digitale të biznesit dhe për këtë arsye një rrugë e drejtpërdrejtë drejt përfitimit, ndërsa privatësia bëhet kërcënim  jo për liritë tona personale por drejt përfitimit.

Edhe media nuk e ndalon dot procesin e mbikëqyrjes në të gjithë botën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston