A është e pathyeshme 'Kupola e Hekurt' e Izraelit?

A është e pathyeshme 'Kupola e Hekurt' e Izraelit?

Kupola e Hekurt i ka parandaluar mijëra raketa të shkrepura nga Rripi i Gazës prej vitit 2011, kur Izraeli e vuri në punë këtë sistem të avancuar kundërajror. Ky sistem i ka bërë banorët të ndihen më të sigurt dhe izraelitët mund të shihen shpesh duke i vëzhguar predhat tek fluturojnë nëpër qiell dhe duke i shkatërruar caqet mbi kokën e tyre.

Por, lufta e tanishme me Hamasin mund të jetë sfida më e vështirë deri më tani. Brenda vetëm dy javëve, Izraeli i ka shkrepur 7.000 raketa drejt Izraelit, sipas Ushtrisë së Izraelit. Pra, më shumë se në secilën prej katër luftërave të kaluara mes Izraelit dhe Hamasit qëkur ky grup militant e mori pushtetin në Gazë më 2007. Vetëm më 7 tetor, në ditën e parë të luftimeve, Hamasi i lëshoi 2.000 raketa, sipas të dhënave nga West Point, Akademia Ushtarake e Shteteve të Bashkuara. Hezbollahu i Libanit i ka hedhur, po ashtu, qindra raketa në drejtim të Izraelit verior qëkur nisën luftimet.

Shumica e raketave janë vërejtur dhe shkatërruar nga Kupola e Hekurt. Por, disa ia kanë dalë të depërtojnë dhe t’i vrasin së paku 11 njerëz dhe t’i godasin ndërtesat e largëta deri në Tel Aviv, sipas zyrtarëve izraelitë. Më poshtë mund t’i lexoni disa prej arritjeve – dhe kufizimeve – të Kupolës së Hekurt.

Si funksionin Kupola e Hekurt?

Kupola e Hekurt është e pajisur me një sërë baterish kundërajrore të cilat përdorin radarë për t’i vërejtur raketat me rreze të shkurtra veprimi dhe për t’i shkatërruar ato. Secila bateri kundërajrore i ka nga tri apo katër hedhës, 22 raketa dhe një radar, sipas Raytheon, gjigantit amerikan të mbrojtjes, i cili i bashkëprodhon këtë kundërajror me kompaninë izraelite Rafael Defense Systems. Në çastin që radari e vëren raketën, sistemi përcakton nëse raketa është nisur drejt zonës së populluar.

Nëse po, e hedh një predhë për ta shkatërruar raketën. Nëse sistemi përcakton se raketa është nisur drejt një fushe të hapur apo drejt detit, atëherë e lejon të bjerë, në mënyrë që t’i ruajë predhat e veta. Sipas ushtrisë, të gjitha këto ndodhin brenda hapësirës ajrore të Izraelit.

Ushtria e Izraelit nuk ka dashur të tregojë se sa bateri kundërajrore të Kupolës së Hekurt janë të zhvendosura tani për tani. Por, nga viti 2021, Izraeli i ka vendosur 10 bateri kundërajrore nëpër vend, secila prej tyre në gjendje për ta mbrojtur një hapësirë prej 155 kilometra katror, sipas Raytheon.

Sa e saktë është Kupola e Hekurt?

Përafërsisht 90 për qind e saktë, sipas Rafaelit. Por, ajo mund të mposhtet nëse shkrepen një breshri e madhe raketash, duke i lënë disa prej tyre të kalojnë. Megjithëse ka vepruar shumë mirë deri tani, rreziku mund të rritet nëse Hezbollahu futet në luftë. Raportohet se Hezbollahu i ka 150.000 raketa dhe predha.

Sa i shtrenjtë është ky kundërajror?

Çdo predhë kushton rreth 40.000 deri në 50.000 dollarë, sipas Institutit për Studime të Sigurisë Kombëtare në Tel Aviv. Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë në këtë kundërajror, duke ndihmuar me koston e zhvillimit dhe duke e rimbushur atë gjatë luftimeve.  Presidenti amerikan Joe Biden tha se do t’ia kërkojë Kongresit amerikan 14.3 miliardë ndihma ushtarake për Izraelin. Shumica e atyre parave do të ndihmonin sistemet e mbrojtësve kundërajrorë dhe raketorë, sipas Shtëpisë së Bardhë.

“Ne po e rrisim ndihmën shtesë ushtarake, përfshirë municionin dhe predhat për ta rimbushur Kupolën e Hekurt”, tha Biden./REL

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës