"A është kritik, Krist Maloki?"

Në mesin e viteve ’60-të të shekullit të kaluar, në librin “Kritikë dhe e vërtetë”, që lindi si përgjigje ndaj polemikës së ashpër të kritikut akademik Raymond Picar, Roland Barthes tërheq vëmendjen se në luftën që i është shpallur metodës kritike që ai përfaqësonte, nuk duhet nënvijëzuar fakti se ajo kundërvë të vjetrën me të renë, por, se në thelb, prek të ndaluarën: ajo që nuk durohet (kupto, nga kritikët akademikë) - thotë Barthes-i, është fakti se ligjërimi mund të flasë për ligjërimin.
 
Me këtë logjikë, një shkrim i dytë mbi shkrimin e parë të veprës hap rrugë të paparashikueshme, duke i ikur kështu konformizmit ndaj çdo lloj autoriteti dhe duke bërë atentat në rendin e ligjërimeve.
 Kjo grindje metodike – në fund të fundit, një grindje estetike – na shërben për të thirrur në vëmendje, në progresionin e kuptueshëm, një ngjarje kulturore të letrave tona. Në polemikën e Krist Malokit “A asht poet Lasgush Poradeci”?, duket që në titull se kemi të bëjmë me një nga debatet më të ashpra të historisë së këtyre letrave.

Në gjykimin tonë, ashtu si edhe në rastin krahasues, nuk mund të flitet për një përplasje mes dy-tre individëve, por mes estetikave që ata përfaqësojnë.  Kështu, nëse do të vazhdonim të flitnim me gjuhën e Barthes-it, për përcaktimin e marrëdhënies së Kutelit me Poradecin mund të themi se në këtë rast shkrimtari dhe kritiku po rindeshen në fatin njësoj të vështirë, përballë të njëjtit objekt: ligjërimit. 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji