Pogradec- Një punëtor është rrëzuar nga skela gjatë kohës që ishte duke punuar në një pallat në lagjen nr. 1 të qytetit.

Si pasojë e rënies, 57-vjeçari ka pësuar një dëmtim në kokë. Sipas informacioneve paraprake, punëtori ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por për të marrë një trajtim më të specializuar është transportuar drejt Tiranës.

Ndërkohë, policia po kryen veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në urgjencën e spitalit të Pogradecit është paraqitur i dëmtuar shtetasi A. G., 57 vjeç, i cili, gjatë punës në fasadën e një pallati, ka rënë nga lartësia dhe ka marrë dëmtime trupore.

57-vjeçari po merr ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.