Eksportet e droneve janë tregues se qeveria e Erdoganit po e konsolidon pozitën e Turqisë në rajon edhe me mjete të fuqisë së fortë, thotë për DW ekspertja turke për Ballkanin.
Deutsche Welle: Zonja Demirtas, vizita e presidentit turk Erdogan shkaktoi një debat të madh në Shqipëri. Për disa ishte “miku që mban premtimin”, për të tjerë “sulltani” me agjendë të fshehur në Ballkan. Cila palë ka të drejtë?
Prof. Birgül Demirtaş: Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, Turqia ka ndjekur një politikë të jashtme shumëdimensionale ndaj Ballkanit.
Ajo është një aktor i rëndësishëm në rajon që përdor jo vetëm diplomacinë klasike, por edhe diplomacinë ekonomike, diplomacinë kulturore, diplomacinë shëndetësore, sizmike dhe – kohët e fundit – edhe diplomacinë e qyteteve. Kjo nuk mund të shpjegohet vetëm me përpjekjen për pushtet dhe hegjemoni.
Cilat janë motivet e angazhimit turk në Ballkan?
Ballkani perceptohet nga vendimmarrësit në Ankara si një shtrirje transnacionale e asaj që ne e quajmë ‘vatan’, një nocion i mbushur me kujtime emocionale. Ka ngjashmëri kulturore dhe shumë lidhje njerëzore. Vlerësohet se në Turqi jetojnë më shumë shqiptarë sesa në Shqipëri.
Shumica emigruan në Turqi pas themelimit të Republikës Turke në vitin 1923. Ata janë të organizuar në shoqata të ndryshme ballkanike dhe rumeliane dhe përpiqen të ndikojnë në politikat e Turqisë ndaj Ballkanit. Prandaj, çfarëdo që të ndodhë në Ballkan ka ndikim edhe në Turqi.
Për shembull?
Kur Shqipëria u godit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, Turqia ishte ndër vendet e para që dërgoi ndihma emergjente dhe punonjës të ndihmës së shpejtë. Ishte Turqia ajo që ndërtoi 522 shtëpi në Laç për njerëzit që humbën shtëpitë nga tërmeti, ishte Turqia që jo vetëm dërgoi ndihmë mjekësore gjatë pandemisë, por ndërtoi edhe një spital në Fier në 2021. Janë vetëm disa shembuj këto nga kohët e fundit. Turqia ka dhënë kontribut të rëndësishëm për Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit gjatë gjithë periudhës së tranzicionit.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, e falënderoi presidentin turk për këtë. Por kjo ndihmë ka edhe çmime. Shqipëria nënshkroi kontratë për blerjen e droneve dhe presidenti turk bëri thirrje të qartë për mbështetje në luftën kundër gylenistëve
Vizita e fundit e presidentit turk dëshmoi se çështja FETÖ është ende një çështje e rëndësishme mes Ankarasë dhe Tiranës. Autoritetet turke i kanë kërkuar Shqipërisë që të ndalojë të gjitha aktivitetet e FETÖ në sektorin arsimor, shëndetësor, fetar dhe privat, por deri më tani kjo kërkesë e palës turke nuk është përmbushur nga autoritetet shqiptare.
Autoritetet turke i kanë kërkuar Shqipërisë që të ndalojë të gjitha aktivitetet e FETÖ në sektorin arsimor, shëndetësor, fetar dhe privat, por deri më tani kjo kërkesë turke nuk është përmbushur nga autoritetet shqiptare.
Nga ana tjetër, Turqia kohët e fundit e ka shtuar eksportimin e droneve në vendet fqinje partnere. Ky është një tregues i rëndësishëm se qeveria e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim po përpiqet të konsolidojë rolin e Turqisë si një aktor rajonal, edhe me mjete të fuqisë së fortë (hard power).
Ankaraja ishte fokusuar deri tani në mjetet e fuqisë së butë (soft power) në ndërveprimet e saj me Ballkanin. Përqendrimi i Turqisë në eksportet e droneve është diçka që meriton vëmendje, duke pasur parasysh rritjen e tensioneve gjatë kohëve të fundit në rajon.
BE-së në Ballkan?
Politikëbërësit turq kanë deklaruar shpesh se Ankaraja mbështet anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet transatlantike. Edhe studimet e mia shkencore kanë treguar se Turqia dhe BE-ja nuk janë konkurrentë në Ballkan, por aktorë plotësues. Pra, ekziston një fushë e gjerë bashkëpunimi midis Ankarasë dhe Brukselit në lidhje me politikën e tyre në Ballkan. Por ky potencial nuk shfrytëzohet për shkak të problemeve politike aktuale mes Turqisë dhe BE-së.
Si mund të bëhet ky bashkëpunim?
Ka shumë fusha, ku diplomacia turke është aktive në Ballkan. Një shembull i mirë është nisma më e fundit e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem İmamoğlu., që bashkon 40 qytetet ballkanike, Nisma e njohur si B40 u lancua në nëntor 2021 dhe synon të kontribuojë për paqen rajonale duke punuar së bashku për të adresuar sfida të ndryshme globale.
Birgül Demirtaş është profesore për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Departamentin e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Turko-Gjerman në Stamboll. Në vitin 2005 ajo bëri doktoraturën në shkencat politike në Universitetin e Lirë të Berlinit. Është autore e shumë artikujve dhe librave, ndër të tjera, mbi politikën e jashtme turke në Ballkan, Gjermani dhe Lindjen e Mesme./ DW
T'a gezoni te cilesuarit <<VATAN>> i Turqise te gjithe ju naivet qe shikoni vetem /mikun e mire/ te Erdogani,duke filluar nga Rama,te analistet e deri te komentuesit e thjeshte./Miku/ ka ambicje te medha ne Ballkan!
Përgjigju