A është marijuana e padëmshme?

A është marijuana e padëmshme?
Ekspertët po ngrenë shqetësimin se publiku i nënvlerëson dukshëm rreziqet për shëndetin që vijnë nga tymosja e kanabisit.

Fondacioni Britanik për Mushkëritë kreu një sondazh mbi 1000 të rritur dhe zbuloi se një e treta e tyre mendonin se kanabisi nuk është i dëmshëm. 88% gjykonin gabimisht se cigaret e duhanit janë shumë më të dëmshme se tymosja e kanabisit, kur rreziku për kancer mushkërish nga ky i dyti është 20 herë më i lartë.

Fondacioni tha se mungesa e informimit te publiku lidhur me dëmet ishte “alarmante”.

Një e treta e popullatës në Britani deklaron se ka konsumuar kanabis.

Të dhënat shkencore kanë konfirmuar një lidhje të fortë mes tymosjes së kanabisit dhe tuberkulozit, bronshitit akut dhe kancerit të mushkërive. Arsyeja kryesore është se ata që pijnë marijuanë e thithin cigaren më fort dhe e mbajnë më gjatë se sa ata që tymosin duhan.

Kjo do të thotë se dikush që tymos marijuanë fut në trup katër herë më tepër katran se ai që pi duhan, si edhe pesë herë më shumë monoksid karboni.

Disa studime thonë edhe se marijuana rrit mundësinë e zhvillimit të sëmundjeve mendore si skizofrenia.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje