Po shkruaj akoma në inat e siper.. Shkak i zemerimit tim u bë një emision mëngjesi në tv, i cili dëgjohej me zë të lartë tek bari ku konsumonim kafen me prindërit dhe djalin tim! Pyetja për publikun ishte: A kishte bërë mirë apo keq një baba që nuk ja kishte lënë shtëpinë si pasuri të birit, pasi ai nuk i kishte shkuar ta shihte në spital kur ishte sëmurë?…..Kaq mjaftoi që në pikë të mëngjesit një tufë telefonuesish të indinjuar ti bënin gjyqin publik birit plangprishës… ….99 % përdorën shprehjen “ fëmja i është borxhli prindërit gjithë jetën”…. Në kurth të këtij diskutimi radhe im atë i cili sigurisht nënvijëzoi detyrimet që fëmija i ka prindit…

Detyrime, borxh moral apo mirenjohje ??? Dallimi mes tyre është i madh…” Raporti prindër- fëmijë përbën një hallkë thelbësore për rritjen e shëndetëshme të një individi” dakortësojnë psikologët! Kjo marrëdhënie do të kthehet në një pikë referimi për të ardhmen racionale dhe emocionale si i rritur… Mund të themi që secili nga ne është produkt i familjes së origjinës. Ne vijmë nga dy prindër, gjyshër e familje.. Nga ta ne trashëgojmë jo vetem ADN-në, por dicka më të thellë ;rregulla, zakone,trauma, sekrete që i mbajmë brenda vetes në mënyrë të pandërgjegjëshme…. Sa herë na qëllon të reagojmë pa menduar sepse në familjen tonë është thënë ose është bërë kështu… Veprojmë sipas nje lloj skenari që na është servirur dhe vazhdojmë ta aplikojmë. Kur dikush mendon dhe vepron ndryshe ( jo detyrimisht mirë apo keq ) kthehet në “dele të zezë ”…

Sapo unë guxova të them: “Ne nuk e dimë si janë zhvilluar ngjarjet .. Duhen dëgjuar të dy palët! Kush e di si është rritur ky djalë, çfarë trauma mund të ketë nga fëmijëria? Ose ai është vërtet një individ i i rritur pa dashuri, jo empatik, i eger. Po e sigurtë që babai ka dështuar në rolin e tij si prind… Pas kësaj plasi dhe në tavolinen tonë.. Im atë i indinjuar se si unë mundesha të justifikoja djalin që nuk respektonte familjen ç'ka nënkuptonte babanë…

Me gjithë krizën e vlerave të shoqërisë në ditët e sotme, familja mbetet akoma qeliza bazë e bërthamës jetësore të shoqerisë përkufizojnë psikologët…. Familja një herë e një kohë karakterizohej nga kufij të ngurtë, babai shihej si zot, që më shumë se i udhëhiqte fëmijët prirej të jepte urdhëra nga piedestali i tij, ndërsa mamaja kompesonte rreptesinë e babait me dashuri... Sot kufijtë dhe distanca midis brezave është shpartalluar... Autoriteti i ka lënë vend respektit. Vendimet në familje merren së bashku me fëmijët.. E gjitha kjo që dikur nuk mund të konceptohej sot është normalitet, ç ka ka shkaktuar kaos dhe tronditje në marrëdhëniet midis brezave. Ky ndryshim në role, reflektohet me debate , konflikte të cilat për fat të keq kthehen edhe në drama e tragjedi…

Tonet midis meje dhe time ishin rritur me të thirrura për të vënë gishtat në vesh, mamaja ime kërcënonte se do të ikte, se u bemë gazi i botës, e ja shpumë “kafen pas kurrizit” Në mes të kësaj zallamahie dëgjohet zëri i qetë i tim biri: O ma, si kalkulohet ky borxhi që fëmia i ka prindit dhe në çfarë moshe paguhet ? Me siguri po llogariste dy parfumet e fundit dhe një palë atlete që kishte në mendje ….

Si përfundim: Kur po lexoja psikologët për marrëdhëniet prindër- fëmijë, më pëlqeu (Attachment Theory)Teoria e atashimit e psikologut britanik John Bowlbye (1907-1990), e cila bazohet tek “ koncepti i dhënies siguri fëmijës, çka ndërton një lidhje besushmerie , kjo është baza që një adult të besojë tek bota që jetojmë Nënë Teresa ka thënë : “ Prindërit duhet të jenë të besueshëm, jo perfekt. Fëmijët duhet të jenë të lumtur jo të na bëjnë ne të lumtur “