A i është fëmija gjithmonë borxhli prindit?

A i është fëmija gjithmonë borxhli prindit?

Po shkruaj akoma në inat e siper.. Shkak i zemerimit tim u bë një emision mëngjesi në tv, i cili dëgjohej me zë të lartë tek bari ku konsumonim kafen me prindërit dhe djalin tim! Pyetja për publikun ishte: A kishte bërë mirë apo keq një baba që nuk ja kishte lënë shtëpinë si pasuri të birit, pasi ai nuk i kishte shkuar ta shihte në spital kur ishte sëmurë?…..Kaq mjaftoi që në pikë të mëngjesit një tufë telefonuesish të indinjuar ti bënin gjyqin publik birit plangprishës… ….99 % përdorën shprehjen “ fëmja i është borxhli prindërit gjithë jetën”…. Në kurth të këtij diskutimi radhe im atë i cili sigurisht nënvijëzoi detyrimet që fëmija i ka prindit…

Detyrime, borxh moral apo mirenjohje ??? Dallimi mes tyre është i madh…” Raporti prindër- fëmijë përbën një hallkë thelbësore për rritjen e shëndetëshme të një individi” dakortësojnë psikologët! Kjo marrëdhënie do të kthehet në një pikë referimi për të ardhmen racionale dhe emocionale si i rritur… Mund të themi që secili nga ne është produkt i familjes së origjinës. Ne vijmë nga dy prindër, gjyshër e familje.. Nga ta ne trashëgojmë jo vetem ADN-në, por dicka më të thellë ;rregulla, zakone,trauma, sekrete që i mbajmë brenda vetes në mënyrë të pandërgjegjëshme…. Sa herë na qëllon të reagojmë pa menduar sepse në familjen tonë është thënë ose është bërë kështu… Veprojmë sipas nje lloj skenari që na është servirur dhe vazhdojmë ta aplikojmë. Kur dikush mendon dhe vepron ndryshe ( jo detyrimisht mirë apo keq ) kthehet në “dele të zezë ”…

Sapo unë guxova të them: “Ne nuk e dimë si janë zhvilluar ngjarjet .. Duhen dëgjuar të dy palët! Kush e di si është rritur ky djalë, çfarë trauma mund të ketë nga fëmijëria? Ose ai është vërtet një individ i i rritur pa dashuri, jo empatik, i eger. Po e sigurtë që babai ka dështuar në rolin e tij si prind… Pas kësaj plasi dhe në tavolinen tonë.. Im atë i indinjuar se si unë mundesha të justifikoja djalin që nuk respektonte familjen ç'ka nënkuptonte babanë…

Me gjithë krizën e vlerave të shoqërisë në ditët e sotme, familja mbetet akoma qeliza bazë e bërthamës jetësore të shoqerisë përkufizojnë psikologët…. Familja një herë e një kohë karakterizohej nga kufij të ngurtë, babai shihej si zot, që më shumë se i udhëhiqte fëmijët prirej të jepte urdhëra nga piedestali i tij, ndërsa mamaja kompesonte rreptesinë e babait me dashuri... Sot kufijtë dhe distanca midis brezave është shpartalluar... Autoriteti i ka lënë vend respektit. Vendimet në familje merren së bashku me fëmijët.. E gjitha kjo që dikur nuk mund të konceptohej sot është normalitet, ç ka ka shkaktuar kaos dhe tronditje në marrëdhëniet midis brezave. Ky ndryshim në role, reflektohet me debate , konflikte të cilat për fat të keq kthehen edhe në drama e tragjedi…

Tonet midis meje dhe time ishin rritur me të thirrura për të vënë gishtat në vesh, mamaja ime kërcënonte se do të ikte, se u bemë gazi i botës, e ja shpumë “kafen pas kurrizit” Në mes të kësaj zallamahie dëgjohet zëri i qetë i tim biri: O ma, si kalkulohet ky borxhi që fëmia i ka prindit dhe në çfarë moshe paguhet ? Me siguri po llogariste dy parfumet e fundit dhe një palë atlete që kishte në mendje ….

Si përfundim: Kur po lexoja psikologët për marrëdhëniet prindër- fëmijë, më pëlqeu (Attachment Theory)Teoria e atashimit e psikologut britanik John Bowlbye (1907-1990), e cila bazohet tek “ koncepti i dhënies siguri fëmijës, çka ndërton një lidhje besushmerie , kjo është baza që një adult të besojë tek bota që jetojmë Nënë Teresa ka thënë : “ Prindërit duhet të jenë të besueshëm, jo perfekt. Fëmijët duhet të jenë të lumtur jo të na bëjnë ne të lumtur “

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 18/08/2024 11:57

    Familja si qeliza e shoqèrisè shqiptare, vatra e asaj qè formon kulturèn dhe traditèn tonè, ka marrè njè goditje tè rèndè shkatèrruese nè 35 vitet e fundit, me pasoja tepèr tè rènda dhe trauma psikologjike pèr tè prekurit. Ndaj, "debati" nèse fèmija i qènkèsh prindèrve, "gjithè jetèn borxhli" apo jo,,,èshtè vetèm njè karamele ZANA, krahasuar me situatèn aktuale nè qytetet shqiptare, ku statistikat zyrtare, regjistrojnè 50% divorce tè lidhjeve martesore nè 4-5 vitet e para. Me kètè ritèm,,,pèrgjigja e asaj pyetjes mè lart se a je borxhli apo jo,,,vjen automatikisht, pa bèrè asgjè tjetèr. Aty ku nuk ka familje fare, nuk ka as pyetje tè tilla. Lum ne shqiptarèt.

    Përgjigju
  • Fiks: 18/08/2024 10:44

    Mentaliteti qe femija ka detyrime ndaj prinderve eshte koncepti me i gabuar qe shkakton te gjitha konfliktet ne shoqeri. Femija nuk mori asnje vendim per ardhjen e tij ne jete. Prindi vendosi te behej me femije sepse prandaj ishin matruar, bota do thoshte qe nuk bejne dot femije edhe ai eshte turpi me i madh, dhe se prinderit e prinderve duan te behen gjysh , por edhe sepse gjysherit duhet te perballen me opinionin publik qe pse nuk kane femojet e tyre femiije. Prandaj prinderit mendojne se femija ka detyrime, sepse ne mendjen e tyre ata kane bere sakrifica te medhaja, edhe jashte deshires se tyre, kane bere kete femije, duke hequr dore nga vetja. Edhe kjo ndjesi e te merituarit edhe detyrimin e femijes ndaj tyre vazhdon edhe kur femija behet me femije. Duke mos patur zhvillim intelektual edhe emocional keta lloj prinder pretendojne qe familja e femijes te vihet nen manaxhinin e tyre dhe te shtohen ata qe kane deryrime ndaj ketyre prinderve. Prinderit kane detyrim ndaj femijeve. Nese ata jane prinder te mire femija do vazhdoje te qendroje afer edhe ne moshe te madhe. Femija nuk ka asnje detyrim ndaj prindit. Prindi qe beri femijen ka detyrim ta rrisi, shkolloje, dhe ta beje te afte. Cdo pretendim tjeter ndaj femijes eshte abuzim psikologjik dhe emocional.

    Përgjigju
    • Pet.: 18/08/2024 12:01

      Nuk duhen pare gjerat bardh e zi.Pasi jane me te nderthurura, sidoqofte mendimi qe mbizoreron ne nje mardhenie prind-femije eshte :ne cdo rast mardhenia mes tyre nuk duhet te nderpritet, dhe duhet te ekzistoje ndihma reciproke. Nese femija nuk duhet te mbaje pergjegjsi per prinderin e moshuar, atehere lind pyetja: per cfare te bejme femijet? Do te jete me e lehte te mbajme kafshe, e cila ka me pak shpenzime dhe te qendron besnik tere jeten.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje/ Festivali i Dritave ndez skenën në Shirokë! Aty ku bashkohen muzika me traditën dhe bukurinë e liqenit

Pamje/ Festivali i Dritave ndez skenën në Shirokë! Aty ku bashkohen muzika me traditën dhe bukurinë e liqenit