A janë ende miq? Ky veprim i Efit tregon shumë për raportin e saj me Luizin

A janë ende miq? Ky veprim i Efit tregon shumë për raportin e saj me Luizin

Luizi dhe Efi

Efi Dhedhes dhe Luiz Ejlli ishin një nga dyshet më të dashura të këtij edicioni të BBV por raporti i tyre kaloi në një kalvar ulje-ngritjesh, të cilat e krisën marrëdhënien mes tyre.

Miq edhe rivalë do të ishte përshkrimi ideal për marrëdhënien që Efi dhe Luizi krijuan gjatë rrugëtimit të tyre në shtëpinë e BBV.

Një nga dyshet më të pëlqyera brenda shtëpisë dhe jo vetëm u përballën me disa konflikte, në të cilat u përfshi edhe Kiara Tito.Pavarësisht përplasjeve, para se të dilnin nga formati ata i rregulluan marrëdhëniet, ndonëse pas daljes nuk janë shfaqur kurrë bashkë.

E tashmë të gjithë po pyesin veten sesi është tani marrëdhënia mes Luizit dhe Efit?

Duket se dyshja gëzojnë raporte të mira, pasi Efi ka publikuar këngën e re të Luizit, duke treguar kështu mbështetjen e saj për këngëtarin shkodran, dhe ky i fundit më pas e ka rishpërndarë.Në një intervistë para pak ditëve Efi tha se nuk është takuar ende me çiftin prej angazhimeve.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë