A jemi gati për martesat Gay dhe birësimin e fëmijëve? 'Debati i shekullit' edhe në Shqipëri, flasin palët dhe grupet e interesit! Kisha dhe Xhamia kundër, qytetarët të dyzuar

Dy nëna lezbike nuk po i regjistrojnë dot në Gjendjes Civile dy foshnjat e tyre 8-muajshe. Shkak është boshllëku në ligj, pasi partneret e tyre nuk mund të njihen si prindi tjetër i fëmijës së tyre.  Aleanca LGBT në Shqipëri, prej më shumë se një dekade kërkon disa ndryshime ligjore për të lejuar martesat gay, birësimin e fëmijëve nga çiftet LGBT dhe ndryshimin e gjinisë, prioritete këto edhe të qeverisë.

Xheni Karaj, drejtore Ekzekutive e Aleancës LGBT mendon se ashtu si në shoqëritë e tjera në perëndim edhe shoqëria shqiptare ose politika shqiptare ka një mundësi të tregojë se sa demokratike është, se sa gati është për t’iu bashkuar Bashkimit Europian. Ajo merr shembull edhe Malin i Zi që vitin e kaluar njohu martesat e së njëjtës gjini.

‘Faktikisht nga viti 2010 institucione të ndryshme kanë qenë pjesë e një grupi pune që kanë përpiluar disa plane veprimi për LGBT, siç ka edhe për grupe të tjera. Në këtë plan ndër të tjera parashikohet edhe përmirësimi i kuadrit ligjor. Ne kemi kërkuar që tek pjesa e kodit të familjes të ndryshojnë dy nene që e përcaktojnë martesën midis një buri dhe një gruaje. Kërkesa jonë është që në këto nene të përcaktohet bashkimi i dy personave, në mënyrë që të kenë mundësi edhe çiftet e komunitetit LGBT të njihen ligjërisht dhe të mbrojnë ligjërisht marrëdhënien e tyre sepse kjo është një betejë ligjore shumë e rëndësishme për shoqëritë demokratike që të trajtojnë në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët. Në mënyrë të tillë që unë dhe partnerja ime, nëqoftëse sëmuremi se nuk i dihet jetës, ajo të ketë akses në pasurinë tonë të përbashkët , të ketë mundësi të marrë vendime për sa i përket shëndetit tim të kemi mundësi që fëmijët që lindin nga marrëdhënia jonë të mos jenë fëmijë ilegalë, të njihen ligjërisht dhe të gëzojnë të drejta të barabarta me fëmijët e tjerë’, thotë për Report Tv, Xheni Karaj.

Po si reagojnë qytetarët me kërkesat e LGBT. Report Tv mori disa opinione, por shumë prej tyre nuk pranojnë një martesë të së njëjtës gjini. Ata i referohen vetëm martesës tradicionale, burrë e grua dhe nuk janë gati të kuptojnë një tjetër, fjala vjen grua me grua, apo burrë me burrë.

Qytetarë për Report Tv

"Të drejtat e tyre le ti kenë ata, nuk prish punë, por ne nuk na pëlqen fare"

"Të bashkëjetojnë, por jo të martohen, martesën e ka bërë zoti, burrë dhe grua"

"Nuk shoh ndonjë problem, nuk mendoj që janë kundër"

"Nuk më duket tamam ajo punë, çdo njeri duhet të martohet mashkull femër"

"Nuk është normale, shoqëria nuk është në atë lartësi që mund të pretendojë bota, duhet të ecin paralel shumë gjëra. Shqipëria është në hapat e para. Mund të kemi pretendime, por kjo artificialisht mund të arrihet"

"Natyra ka krijuar mashkull dhe femër dhe të gjitha përpjekjet e tjera janë të panatyrshme dhe të sforcuara"

"Ndoshta ka ardhur koha, por mua nuk më pëlqen"

Profesori i së Drejtës, Jordan Daci thotë se kërkesa për ndryshimin e Kodit të Familjes për martesat gay është një kapriço pasi ky grup ende nuk i di të drejtat që i mundëson ligji. Ndryshimet për Dacin janë krejt të parakohshme dhe do të duhen disa vite për  drafte të dakordësuara. Si një çështje që tejkalon praktikën e zakonshme të ndryshimit të ligjit, duhen diskutime të gjata dhe të përfshijnë debate të gjëra

‘Për sa i përket thelbit të pretendimeve. Kemi pranuar disa konventa ndërkombëtare që ndalojnë diskriminimin dhe garantojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut . E drejta për martesë nuk është tek të drejtat që gëzojnë mbrojtje, të drejtën për familje po, por jo të drejtën për martese. Nuk mundet dikush të thotë dua të martohem, por nuk më lejon shteti, apo nuk po martohem dot dhe të më martojë shteti. Për sa i përket legjislacionit, Kodi i familjes tonë është një kod shumë modern, i cili adreson problematikat që këta synojnë. Në kod njihet bashkëjetesa, nuk është martesë, por funksionon si e tillë. Familja dhe përkufizimi është unik në mbarë botën dhe në asnjë mënyrë nuk mund të cenohet si parim, pasi kjo është një nga vlerat kryesore në Kushtetutë. Nëse ti realizon të gjitha ato që realizon një martesë, por ti nuk ja vë emrin martesë, atëherë pse për kapriço duhet të prishësh perceptimin për martesën. Ata mund ta deklarojnë, ta formalizojnë në kontratë ligjore, nuk ka nevojë për ndryshime, janë vetëm në kuadrin e kapriçove, ose keqinterpretime mbi atë çfarë duhet dhe si mund të realizohet. Edhe trashëgimia zgjidhet me testament. Një pjesë e këtyre grupeve përpara se të kërkojnë ndryshime duhet të kuptojnë çfarë kanë sot. Këtu ata duhet të diskutojnë mes vetes dhe pastaj me njohës të mirë’, thotë Profesori i Së Drejtës, Jordan Daci për Report Tv.

Për Kishën dhe Xhaminë grupi LGBT nuk duhet të bullizohet, por martesat mes të njëjtës gjini shkojnë kundër doktrinave të tyre dhe nuk gjejnë mbështetje tek besimtarët. Ato i qëndrojnë planit origjinal të zotit, që bashkimi mbetet vetëm mes një burri dhe një gruaje

‘Së pari dëshiroj të theksoj se kisha respekton ata që kanë tendenca homoseksuale, respekton edhe kërkesat e LGBT derisa ato nuk shkojnë kundër doktrinës së saj. Për sa i përket martesës gay, çështja është a mund të quhet martesë? Sipas doktrinës së krishterë, jo vetëm katolikëve, por gjithë të krishterëve, sigurisht, kjo ide, martesë mes dy personave me prirje të njëjta gjinore nuk është e pranueshme pasi që në fillim në faqen e parë të biblës thuhet që vetë zoti ka krijuar dallimin, diferencën në seksualitet, mashkull dhe femër, prandaj martesa si bashkim mes një burri dhe një gruaje është në planin origjinal të krijuesit’, shprehet Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrës, Mons. George Frendo.

Në këndvështrimin islam, fetar është e papajtueshme dhe nuk gjen aspak vend as në natyrën fetare dhe njerëzore. Sigurisht që këto ndryshime nuk na japin ne si komunitet besimtar të drejtën e te treguarit me gisht apo të bullizmit apo edhe përtej saj ndaj këtyre qytetarëve që preferojnë një mënyrë tjetër jetese sepse qoftë Kurani apo edhe libra te tjerë por specifikisht Kurani e ka të cituar tekstualisht që martesa, bashkëjetesa dhe vijimësia, vazhdimësia e jetës njerëzore mbi tokë nga njerëzit e parë e ka përmes dhe vetëm nëpërmjet një burri dhe një gruaje apo mashkulli e një femre, një zonje apo zotërie’, thotë Ish-Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra.

Është shqetësuese kur grupi LGBT tenton të imponohet me agresivitet, kështu thotë psikologja Denada Toçe. Ajo mendon për martesën apo për familjen në bazë të besimit që ka, apo mbi parimet që është rritur. Por megjithatë është kundër përjashtimit për grupin tjetër

‘Nuk e di se sa do të ndikoj në konceptin e vetë familjes. Familja është e ndërtuar me bazat e saj tipike, që është një burrë dhe një grua pra një nënë, një mama. Familja është e ndërtuar edhe në forma atipike siç janë kujdestarët që kujdesen për ata fëmijët që nuk kanë prindër dhe kujdestarët mund të jenë edhe burra. Kujdestar mund të jenë gjyshi, vëllezërit, gjyshja apo edhe dy njerëz të tjerë që janë kumbarë. Sa mirë kur ka kujdestar për këta fëmijë që nuk kanë prindër. Sa mirë kur këta fëmije birësohen. Koncepti i familjes sot  është shumë dimensional dhe këtu nuk po mbroj LGBTI apo ndonjë grup tjetër, por po përfaqësoj individin pasi njerëzit kanë nevojë të rriten pranë njerëzve që i duan. Por kur në emër të dashurisë të imponohet me agresivitet, si në aspektin e komunitetin e LGBTI, apo në aspektin e komunitetin heteroseksual, unë jam kundër imponimit me agresivitet. Është shumë e rëndësishme të ruajmë të drejtat e individit si individ’, shprehet Psikologja Denada Toçe.

Një tjetër problem i shtruar nga aleanca LGBT është birësimi i fëmijëve, për të cilën thonë se ka hendek ligjor që u shkel të drejtat.

‘Ne kemi 2 nëna që kanë dy foshnje 8-muajshe dhe janë të paregjistruar akoma foshnjat për shkak të hendekut ligjor. Është shumë e rëndësishme tek pjesa e birësimit që njëra nga partneret është nëna biologjike, mënyrë se si ligjërisht fëmijët mund të njihen si fëmijë të të dyjave partnereve, partnerja tjetër mund të birësojë fëmijët që janë lindur nga nëna biologjike. Kjo është një gjë që nuk i sjell dëm askujt sepse nuk cenon asnjë të drejtë apo liri të pjesës tjetër të shoqërisë. Është mënyra se si organizohet jeta familjare në familjet LGBT. Por gjithashtu dhe për çiftet e tjera që nuk kanë fëmijë dhe duan të birësojnë i bëjnë vetëm një të mirë shoqërisë, duke mos i lënë ata fëmijë që të abuzohen në institucione, ose duke mos i lënë ato fëmijë që mos të marrin dashuri dhe përkujdesjen e duhur në këto institucione, por të kenë një jetë familjare dhe të kenë dy prindër që i japin dashuri dhe përkujdesje’, thotë Karaj.

Për psikologët rritja e fëmijëve në çiftet LGBT nuk do të ndikonte në orientimin e tyre seksual. Lira Gjika mendon se s’ka asgjë të keqe ti japësh dashuri një fëmije, pavarësisht se prindërit janë të së njëjtës gjini. Për Gjikën mjafton që ata të jenë të përgjegjshëm e të orientuar drejt rritjes së fëmijës dhe për ta bërë atë një person më vete.

‘Ka eksperienca, që babai është me këto shije ndryshe dhe nuk ka ndodhur ndonjë gjë. Ose bashkëjetesa në grupet e mëdha të meshkujve që kanë qenë, është e vjetër sa bota që rrinin bashkë meshkujt dhe natyrisht kishin edhe marrëdhëniet e tyre intime dhe seksuale. Në ushtritë nuk kishin gra me vete.  Ky është një proces natyral që njeriu arrin, ka të bëjë me kënaqësinë se sa ka të bëjë me zgjedhjen. Pastaj duan një fëmijë se kush nuk e do një fëmijë. Edukimi nuk ka të bëjë me kënaqësinë, ka të bëjë me përgjegjësinë e të rriturve dhe fëmijë të rritur nga burra ka plotë, historia tregon, Aristoteli rriti Aleksandrin e Madh të Maqedonisë, shkollat e para ishin me burra, nuk u bënë homoseksualë’, thotë Psikologja për fëmijë, Lira Gjika. 

‘Unë mund të rritem nga një çift homoseksual dhe mund të jem heteroseksuale dhe anasjelltas. Nuk është modeli familjar që përcakton orientimin seksual, ti lind me këtë  orientim. Pra, informimi është shumë i rëndësishëm. Sjelljet imituese nuk sjellin çrregullim, sikundër sjellja imituese e një çifti gay nuk sjell orientimin homoseksual patjetër’,  shprehet Denada Toçe.

Nëse për kreun e Kishës Katolike, Imzot George Frendo dhe Ish-Myftiun e Tiranës, Ylli Gurrën është i palejuar bullizimi, ata shprehen kundër birësimit të fëmijëve nga çiftet LGBTI.

‘Për sa i përket të drejtës që çiftet gay të birësojnë fëmijë. Një shkrimtare shumë e famshme para disa vitesh ka shkruar një libër dhe ka thënë se është një shoqëri e mirë mbron interesat e qytetarëve më të prekshëm, më të veçante, pikërisht të fëmijëve. Këtu është një përballje mes të drejtave që pretendojnë që kanë të rriturit dhe të drejtave që kanë fëmijët, duhet të pyesim. Fëmijët kanë të drejtë, të lindin, të rriten brenda një familjeje heteroseksuale, a kanë të drejtë apo jo të kenë babë dhe nënë, sepse në fakt brenda këtij institucioni heteroseksuale fëmijët rriten duke respektuar seksualitetin, mësojnë të kuptojnë vlerën, dinjitetin dhe bukurinë e seksualitetit. Mund të krijojë një diskriminim mes fëmijëve që kanë babë dhe nënë dhe fëmijëve që kanë babë e babë, nënë dhe nënë. Këto janë situata që duhet të merren parasysh’, deklaron Imzot Frendo.

‘Kurani dhe Bibla këtë citojnë një burrë dhe një grua që marrin përgjegjësitë respektive për të ndërtuar jetën. Insistimi në formën e një agresiviteti prodhon vetëm reaksione negative, dhe në thelb të gjithë librat qiellor mbështesin  vijimësinë e jetës mbi bazamentin një burrë dhe një grua. E kundërta e kësaj vijimësi familjare nuk mund të sjellë dot, por tek preferencat personale të këtyre individëve, askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë por edhe insistimi i tyre kaq brutal mbi shpinën dhe të drejtën e shoqërisë tonë për të marrë këtë të drejtë aspak nuk është i pranueshëm. Këta që zgjedhin këtë mënyrë të jetuari nuk kanë të drejtën që të deformojnë jo vetëm bërthamën familjare, më tej me birësimet, me zinxhirin e caktuar që përfundon në asgjë në raport me familjen dhe vijimin e trashëgimisë’, shprehet Ish-myftiu Gurra.

Në këtë pikë shqiptarët duket se janë të  dyzuar. Thonë se fëmijët nuk duhet të rriten në jetimore, por nuk pranojnë që të rriten nga çiftet LGBT.

Qytetarët për Report Tv

"Jo nuk jam dakord"

"Jo, nuk jam dakord me prindi 1 dhe prindi 2"

"Jo nuk jam dakord, fëmija duhet të ketë edhe nënën edhe babanë për të marrë një edukatë të plotë shoqërore"

"Ne jemi çift pa fëmijë dhe nuk mund të marrim dot fëmijë, bëmë gjithë ato përpjekje dhe nuk mund të marrim dot fëmijë".

"Me thënë të drejtën edhe jam, por gjithsesi mendoj që familja duhet të krijohet mamanë dhe babanë . ata do të bullizohen kur të vijë një farë moshe. Këtu në Shqipëri është shumë i keq paragjykimi. Mjafton të shikosh një gjë të vogël dhe fëmijët bullizohen për çdo gjë"

"Ato mund të birësojnë, të jetojnë vetë, është e drejta e tyre. Por jo ta vendosin 1 dhe 2 nuk jemi duke luajtur futboll apo basketboll"

"Besoj që nëse ata japin kujdesin e duhur nuk është ndonjë problem. Nuk besoj që duhet të futet termi nënë, janë thjesht dy baballarë,. Nuk e besoj, në plan të parë është dhënie e kujdesit për fëmijët, pavarësisht se çfarë bëjnë dy njerëz në jetën e tyre private. Nëse ata japin kujdesin për fëmijët s’ka asnjë problem"

"Jam kundër, krejtësisht kundër"

"Po le ta bëjnë, familje po u japin. Po nëse nuk janë gjenetikisht, biologjikisht nënë dhe baba le ti ndryshojnë dhe termat"

Fëmija është një letër e Bardhë thotë Profesori Jordan Daci dhe rritja në një familje gay do ndikojë shumë tek të miturit.

"Unë jam kundër birësimit të fëmijëve nga çifte jo natyrale. Këta njerëz mund të realizojnë birësimin me njerëz madhor, jam kundër sepse fëmija është një qenie e cila nuk e ka fituar të drejtën për tu shprehur për veten e tij. Ne i japim një fëmije një model familje që të tjerët nuk e kanë. Fëmija është një letër e bardhë bosh, që zgjedhin prindërit dhe do vetë-shkruhet dhe ashtu si fëmija e interpreton çdo ditë, pra ne zgjedhim ti japim një model të ndryshëm. Për sa i përket birësimit të fëmijëve, ka studime që fëmijët e rritur nga fëmijë nga prindër që nuk ndjekin një stil jetese të zakonshëm ndikon edhe në mënyrën e edukimit dhe mënyrën se si këta fëmijë e shohin qoftë martesën dhe marrëdhëniet midis gjinive të ndryshme. Martesa nuk është për ti bërë qejfin A dhe B, por ka një qëllim sa shoqëror edhe hyjnor që është vazhdimi i jetës dhe këtu mbyllet diskutimi’, thotë Daci.

Aleanca LGBT kërkon edhe ndryshimin e ligjit për njohjen e Identitetit ligjor, i cili do t’u mundësonte tranzicionin nga burrë dhe grua dhe anasjellas.

‘Mendoj që si në shoqëritë e tjera në perëndim edhe shoqëria shqiptare ose politika shqiptare ka një mundësi të tregojë se sa demokratike është, se sa gati është për t’iu bashkuar Bashkimit Europian. Ne tashmë kemi edhe vende shumë afër Shqipërisë që e kanë bërë këtë hap të madh, siç është Mali i Zi që vitin e kaluar njohu martesat e personave LGBT. Ndërsa i përket sa i përket ndryshimit të ligjit për ndryshimin e gjendjes civile, në Shqipëri ka persona që e kanë nisur procesin e tranzicionit, ka gra që ndihen të burgosura në trupin e një burri dhe e kanë të pamundur të ndërrojnë edhe gjininë në dokumentet e identifikimit dhe këto ndryshime në ligjin e gjendjes civile trajtojnë këtë problematikë. Shumë persona transgjinorë e kanë të pamundur që këtë proces ta bëjnë në Shqipëri dhe e nisin në vendet fqinje që e japin këtë mundësi’, deklaron Xheni Karaj.

Për kishën e vërteta nuk mund të konstruktohet por të pranohet.

‘Për këto arsye kisha nuk mund të pranojë teorinë gender, së pari e vërteta është diçka që duhet të pranohet dhe jo konstruktohet, duhet ta pranojmë të vërtetën dhe jo ta krijojmë atë. Nuk mund të them se unë jam vajzë se dëshiroj të jem vajzë ndërsa fizikisht jam mashkull. Thjesht dëshira që të jem i një gjinie të ndryshme, kjo nuk krijon të drejtë që unë të them jam vajzë, kur fizikisht nuk jam. Një fik nuk mund të prodhojë një mollë dhe për këtë duhet të pranojmë diferencën seksuale, si e ka dashur vetë krijuesi’, shprehet Imzon George Frendo.

Shoqëria shqiptare nuk është gati për këtë ndryshim, i këtij mendimi është psikologja Toçe.

"Ne kemi seksualitetin brenda familjes që nuk e diskutojmë, dhe e përjashtojmë. Ne nuk jemi gati për këtë. Familjet shqiptare nuk janë gati që të mund të përballen me ndjenjat që kanë fëmijët e tyre. Të pyesin çfarë bërë sot dhe nuk të pyesin se ai u ndjeve sot. Ka shumë gjëra për të cilat ne nuk jemi gati. Ka shumë gjëra që kultura jonë dhe mentaliteti jonë na ka bërë që të mbetemi në një zonë rehatie ku na pëlqen të shprehim emocione, duhet të shprehemi me evoluim dhe duhet që psikologjikisht të evoluojmë me kohën. Koha ecën dhe shoqëria ecën. A jemi gati të pranojmë njerëzoren ne përpara se të pranojmë orientimet seksuale? Ne e kemi të vështirë të pranojmë vetën tonë së pari. Ne nuk pranojmë dot problemet e shëndetit mendor, le më pastaj të pranojmë gjëra që duken kaq larg nesh dhe i përjashtojmë ato dhe i mohojmë i çojmë larg. Nuk mund ta mohojmë komunitetin LGBTI, sepse ata janë këtu me ne dhe jetojnë këtu’, thotë psikologja Denada Toçe.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në plan Veprimin 2021-2027 ka si qëllim mbrojtjen e të drejtave të Grupit të LGBT dhe ndryshimin në Kodin e familjes, Ligjin për Birësimin dhe Ligjin njohjen e identiteti gjinor, të cilat do t’u mundësojnë të drejta dhe trajtim të barabartë.

Këto ndryshime do të pranohen vetëm me edukimin e shoqërisë, e cila është e painformuar dhe nuk ka si të jetë dakord me diçka që nuk e njeh.

K.T./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Silvia: 17/05/2022 22:46

    Jo martesave dhe biresimeve nga homoseksualet! Ligjet e bëra nga njerëzit janë edhe të gabuara. Ligji biblik është i shenjtë dhe i drejtë dhe i detyrueshëm për tu zbatuar nga njerëzimi! Mjafton të lexosh në Bibël shkatërrimin e Sodomes me zjarr nga qielli!! Ndalohet rreptësisht në Bibël ushtrimi seksual nga i njëjti seks,tatui i i trupit, ma vrasja dhe vetëvrasja, vjedhja dhe adulteria. Ndërsa në diskutojmë martesat dhe birësimit mes të njëjtit seks. Shockante!!!

    Përgjigju
  • Trrnakop Kacija: 02/04/2022 21:19

    Vetem Erdogani e rregullon kete pune.

    Përgjigju
  • Endri: 27/09/2021 08:16

    Te bejne ca te duan. Secili mund te vendose si ka qef.

    Përgjigju
  • fisheku: 26/09/2021 08:08

    MARTESA vetem burre me grua = FAMILJA ruajeni kete gje te shenjte qe do te ruante vlerat e shqiptarit(njerzimit) dhe mos u nxitoni ne emer te ashtuquaujtures tolerance(fallco) te lejoni dicka jo natyrale. PIKE Dashuria me gjini te njejte pranohet. Ka forma bashkejetese ne kohen e sotme. Cdo gje tjeter eshte jashte cdo kuptimi

    Përgjigju
  • Iris: 26/09/2021 02:22

    Nuk shikoj asgje te keqe,jam pro marteses GAY dhe pro qe ata te jene prinder si nepermjet adoptimit,si nepermjet surrogatos,ose epruvetes.Rendesi ka qe te kene dashuri dhe harmoni mes tyre dhe me femijet.Familja e zakonshme jo gjithmone ka dhene shembuj per t'u marre.Perdite shohim familje te divorcuara,burra e gra qe rrahin,kercenojne e vrasin njeri-tjetrin per idiotsira;femije qe behen pengje te shereve e zenkave ne familje e shpesh viktimizohen jo vetem nga njeri prind,por dhe nga fisi e familja.Shume nga keta te traumatizuar kane marre rruge te gabuar,ose kane perfunduar ne jetimore.Tani me thoni midis nje babai qe s'punon e vjen i dehur perdite dhe e shqep ne dru gruan dhe femijen,dhe nje babai gay por qe te do e te trajton mire,qe kujdeset,kush do te ishte me mire zgjidhje per nje femije?

    Përgjigju
    • Lala: 26/09/2021 08:54

      Prindi 1 app prindi dy iris?ta heqim nga fjalori fjalen nene ?si thua martesa esht kontrat ligjore kur hedh firmen ne bashki.na cat karin me ket tolerance fallco e leshi.ska baba gay o iris. Baba gay quhet grua e smund ta quash baba.si pengon njeri te shqepen AMA e teprojn kur duan te ndryshon fjalen nen me prindi nr 1 ose 2.ti si femer duhet te ishe e para ta kundershtoje kete.

  • Plaku: 25/09/2021 22:36

    Boll me keto qelbersirlliqe sorosiane. Larg keta plera nga shoqeria Shqiptare. Kisha e Xhamira te bashkohen kunder ketij plani SATANIST.

    Përgjigju
  • Daje Ceni: 25/09/2021 17:06

    Prandaj Allahu i sheh ke gjera dhe i leshon termetin permbytjet pandemine e te tjera. Mblidhni mendjen o njerez mos i shkoni pas te paudheshmeve te pafeve. Familja eshte e shenjte po ashtu edhe martesa.

    Përgjigju
  • Tani: 25/09/2021 15:36

    Ketyre mostrave qe kerkojn te kene femije duhet ti japesh litarin ne trekendesh ose ti perdorim si lende djegese tek metalurgjiku elbasanit apo si lende djegese te gropat e gelqeres ne vend te gomave

    Përgjigju
  • Alfred: 25/09/2021 14:45

    BRAVO U QOFTE!! JA KETO JANE HALLET DHE DERTET ME TE MEDHA QE KA SOT POPULLI SHQIPTAR!!! TE GJITHA GJERAT NE SHQIPERI I KEMI VAJ, NJESOJ SI HOLLANDA, SI DANIMARKA, SI GJERMANIA, SI ZVICERA, SI LUKSEMBURGU DHE TANI NA KA ZENE HALLI ME I MADH, TE MARTOJME POPULLIN E KOMUNITETIT GAY DHE T'I BEJME EDHE ME FEMIJE, QE EDHE ATA FEMIJE TE BEHEN GAY DHE KESHTU FAMILJA MERR FUND!!! PO SIKUR TA SUPOZOJME PER NJE MOMENT, QE I GJITHE POPULLI SHQIPTAR TE KTHEHET GAY, SI DO TE SHTOHET POPULLSIA E SHQIPERISE, APO DO TE BIRESOJME FEMIJE NGA AFRIKA, NGA BANGLADESHI, NGA INDIA APO PAKISTANI!!!! A KA NJE PERGJIGJE??? ATYRE QU IU HA BYTHA LE TE JETOJNE SI TE DUAN, POR JO KJO CESHTJE TE BEHET OBJEKT KAQ I RENDESISHEM NE SHQIPERI, KUR BRENDA 8 VITEVE PER SHKAK TE VARFRERISE, PAPUNESISE DHE MUNGESES SE SHPRESES, JANE LARGUAR DHE ARRATISUR NGA SYTE KEMBET NGA SHQIPERIA RRETH 650 MIJE QYTETARE DHE TE RINJ TE AFTE PER PUNE!!! KY ESHTE HALLI ME I MADH PER SHQIPTARET SOT DHE JO KETO IDIOTESIRA, QE I BEJNE DISA KOKRRA QE FINANCOHEN NGA TAKSAPAGUESIT EVROPIAN DHE NGA NGA OPEN SOCIETY E SOROSIT!!! SHKATERRIMI I FAMILJEVE NORMALE DO TE JETE FUNDI I TMERRSHEM I BOTES!!!

    Përgjigju
    • Zamira: 30/10/2022 16:41

      Pls. Të fshijmë emrin nënë? Të ndryshojmë gjithë këngët? Si do këndojmë? 'prindi 1" emri më i dashur për mua, njeriu më i shtrenjtë që dua....

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'