Ilirjan Rusmali, përfaqësues i Presidencës, u pyet nëse Presidenca ka kompetencë që të përcaktojë juridiksionin e trajtimit të një çështjeje, në këtë rast të dekretit për zgjedhjet në Tiranë pas shkarkimit të Erion Veliajt. Ai tha se fjala e presidentit është keqinterpretuar dhe se presidenca nuk mund ta përcaktojë këtë sepse është vetë pala që zgjedh mjetin ligjor se ku duhet që të drejtohet. Por shtoi se mund të japë sugjerim.
“Lidhet me një keqinterpretim të fjalës, presidenti nuk ka përcaktuar në asnjë rrethanë juridiksionin, thjesht ka lexuar relacionin shoqërues të qeverisë që ka përcaktuar me detaje. Ne kemi detyrim të lexojmë dhe studiojmë materialet që na vijnë për veprim dhe thjesht e kemi lexuar. Nuk i kemi përcaktuar askujt asgjë në raport me të drejtën e ankimit aq më tepër që jemi të vetëdijshëm që çdo referencë ka natyrën e një sugjerimi, pala është sovrane të zgjedhë mjetin ligjor mbrojës që ajo konsideron se i shërben interesave të veta. Nuk është funksion i asnjë organi shtetëror që merr vendime pararësisht se rëndon në të gjitha vendimet që kanë lidhje me interesat e palëve se ndaj këtij vendimi keni të drejtë të ankoheni këtu e atje, është sqarim ligjor por jo urdhërues. Ne s'e kemi as këtë sqarim ligjor, dekreti nuk thotë se ku duhet të shkoni për t’u ankuar. Dhe pavarëissht përpjekjeve të mëdha nga media për ta lidhur institucionin e presidentit me një deklarim të tij, ne kemi thënë se dekreti është akt i ankimueshëm dhe si çdo akt i institucioneve publike. E drejta e ankimit është kushtetuese, por cdo palë është e lirë të zgjedhe vetë mjetin mbrojtës. “, tha ai.
Lajmi kryesor:
Shkarkimi/ Veliaj në Kushtetuese: U rrëmbeva pa akuzë, vota më e fortë se kulisat politike! 7 orë seancë, Qeveria e Presidenca: Ankimi s’është kompetencë e juaja











