A ka më kuptim të flasim për bashkim!?

A ka më kuptim të flasim për bashkim!?

Berisha dhe Basha

Ujku po hante gomarin e ky i fundit thoshte se: inshallah jam në ëndërr!

Ky është realitet! Këta duan të na përvetësojnë logon me forcë e me karshillik! Kanë pushtuar me dhunë e karshillik selinë qendrore e mjaft seli të tjera nëpër rrethe e nuk kan as ndërmend t'i lirojnë! Kanë bërë procese paralele e vazhdojnë t'i bëjnë që godasin strukturat dhe Partinë Demokratike!

Përdorin e keqpërdorin logon e PD, emërtimin e forumeve të PD si struktura paralele me PD! Influencojnë dhe kanë mediat e tyre ose në shërbimin e tyre që vazhdojnë e i konsiderojnë në kundërshtim me ligjin si PD!

Sulmojnë sa herë tu jepet mundësia Bashën e shpesh lënë në harresë Edi Ramën. Kanë dal në zgjedhje me një logo tjetër e kanë bërë thirrje hapur për të mos votuar PD ose edhe me keq që të bëjnë të pamundur që kjo e fundit mundësisht të eliminohet edhe politikisht! Pasi kanë ndodhur këto e vazhdojnë të ndodhin akoma në gjirin e PD ka akoma nga ata që flasin për bashkim! Madje flasin sikur PD ka faje e gabime pafund.

Nuk dua të merrem me Tabakun, por me rastin e zgjedhjeve në Kukës, shpesh flet për gabime të PD! Të jesh përfaqësues i PD sot nuk është e lehtë, por është edhe përgjegjësi e madhe politike! Tabakut e disa të tjerëve dua tu them se kush janë gabimet që ka bërë PD?

1. Pse zgjodhi SHBA dhe aleatët dhe jo Non Gratën?

2. Pse po mbron demokratët dhe kauzat e tyre?

3. Pse mbron logon?

4. Pse zgjodhi Bashën Kryetar?

5. Pse nuk bashkohet me ata që çdo ditë e sulmojnë për ta eliminuar politikisht?

Kur flasim për gabime duhet të kemi edhe kurajën t'i them se kush janë ato nëse ka!

Sinqerisht Tabaku dhe shumë të tjerë tek PD shpesh herë nuk i kuptoj me qëndrimet e tyre ose edhe me keq me heshtjen e tyre, kur në fakt duhet të reagojnë. Siç duket një pjesë e mirë e tyre kanë filluar ta konsiderojnë aktivitetin politik "part time", sipas hënës!

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kazani dhe basha: 29/08/2023 16:31

    kush e zgjiodhi bashen kryetar dhe te kujt partie se spo e marr vesh. na iluminoni i media, pse nuk ju vjen keq qe do mbesim injorante

    Përgjigju
  • Mergimtari: 28/08/2023 14:16

    Ndarja e PD-s nuk eshte ndonje drame .Te tilla kane ndodhur dhe me pare me Pd-n.(Kujtoni PDR-n, e te tjera).Grindja mes pjeseve te PD-s vjen se kush duhet te jete trashegimtar i PD-s se vdekur.Te dy kryetaret ,nongrada apo deshtaku nuk kane horizontin dhe aftesite per tu riorganizuar.Ne te dy grupimet kryesojne thjesht abuzues me besimin e shqiptareve per interesa personale.Qe te dy jane provuar dhe thjesht vegjetojne me mashtrimet e tyre.Ky eshte "FATI" i Edi Rames dhe teheqia zvare e Shqiperise dhe shqiptareve.

    Përgjigju
  • Mario: 28/08/2023 11:15

    me duket kompleks i lidhur me logon se nuk mendoj se njeri apo tjetri grupim apo edhe te dyja bashke te behen qofte edhe te gjithe qelbesirat te mbledhin nen nje cati sic thoshte dikur njera nuk fitojne dot ne Kukes me cfaredo kauze dhe mbeshtetjeje ngado tu vije nga qielli toka apo ajri. Jane thjesht inekzistent ne shoqerine shqiptare prej vitesh madje qekur derdhen lot krokodili ne 2013. Iliri nuk ka faj ai thjesht po mbledh perqindjet e interesave njerit dhe tjetrit ne jeten e tyre private. As nuk kane lidhje fare gjyqet qe i presin si shkaqe te ketij deshtimi te pritur emocional jane thjesht nul ne hapesire prej kohesh. Ekzistojne vetem ne perralla dhe tv per gjyshe

    Përgjigju
  • Fausto: 28/08/2023 10:49

    po kush ka uzurpuar logon dhe partine ju qe nuk ju votojne as familjaret tuaj apo elektorati qe dhe duke i vjedhur dhe manipuluar ishn 502 mije votues ju jeni ca kerma qe as dini kush eshte PD dhe jo me te pretendoni te jeni perfaqesues kryetarin dhe partine e bejne antaret dhe elektorati o gomeret e shkullit Partia demokratike ka Kryetar Sali Berishen ju hani mut tere diten jo non grada jo keshtu jo ashtu

    Përgjigju
    • Majo: 29/08/2023 16:40

      Pd esht parti artificiale derisa derrin berisha

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë