'A ka shkodranë që e duan Shkodrën?' Denoncimi i fortë Ecovolis: Kush po e dëmton liqenin dhe Bunën

'A ka shkodranë që e duan Shkodrën?' Denoncimi i fortë Ecovolis: Kush po e dëmton liqenin dhe Bunën

Organizata mjedisore Ecovolis ka reaguar ashpër ndaj ndotjeve të lumit të Bunës dhe Liqenit të Shkodrës, duke denoncuar për këtë krim natyror qeverinë dhe bashkinë që nuk investojnë për mbrojtjen e mjedisit dhe lejojnë shkatërrimin e tij deri tek qytetarët shkodranë që vetë me hedhjen e mbeturinave dhe inerteve shkatërrojnë këtë pasuri natyrore që gëzon vendi i tyre.

Denoncimi ka qenë i fortë, ku u bëhet thirrje të gjitha palëve nga Ministria e Mjedisit, Bashkia Shkodër, institucioneve që marrin fonde për mbrojtje të mjedisit  dhe nuk investojnë asnjë para dhe qytetarëve të reagojnë sa më shpejtë, të largohen nga veprimet e papërgjegjshme dhe të mbrojnë natyrën.

Ecovolis shprehet se kjo pasuri e Bunës dhe liqenit të Shkodrës mund të shfrytëzohet për turizëm që do të përkthehet në të ardhura ekonomie, punësim dhe sigurisht një jetë më të mirë qytetare dhe natyre të mbrojtur.

Denoncimi i plotë i Ecovolis

Kush e mban peng Shkodrën?

- I pari që mban peng Mjedisin e Shkodrës është Shteti Shqiptar, Qeveria, Bashkia, Ministria e Mjedisit, të cilët kanë shkatërruar çdo sistem mbrojtje të Mjedisit. Nga kjo përfitojnë pasuritë publike, pasuritë natyrore, me lejet e shfrytëzimit, me shkeljen e ligjit, me shkatërrimin e pyjeve, pasurive ujore.

- I dyti është shkodrani që nuk e do Shkodrën. Janë ata që ndotin Bunën, Liqenin e Shkodrës, Kirin, biznese që po e shkatërrojnë me ujërat e zeza, me gomat, me inertet që hedhin. Janë ata që përfitojnë nga pasuritë natyrore të Shkodrës, me mbështetje shtetërore.

- Të tretët janë organizata, ekspertë mjedisorë, organizma ndërkombëtare, institute fantazma, të cilët e trajtojnë mjedisin si plaçkë për përfitime personale. Janë ata që kanë dhënë dhe marrë mbi 24 milionë euro financime për liqenin e Shkodrës dhe Lumin e Bunës, pa asnjë qindarkë të investuar në terren. Janë miliona euro studime, vlerësime, tryeza, konferenca, të cilat kurrë nuk u zbatuan, kurrë një qindarkë nuk vajti aty ku duhet, kurrë nuk u pa një ndryshim nga milionat e eurove derdhur në lumë për mjedisin shqiptar.

BUNA ka 41 km mundësi zhvillimi ,turizmi dhe lundrimi. Me pak investime bregu i saj përshtatet për plazhe, për shërbime turistike, për natyrëdashësit ta vizitojnë këtë bukuri. Me anije, me varka , me kanoa mund të përshkosh lumin, të dalësh në ishullin e Bunës. Por këtë mos e prit të ndodhi nga asnjë nga këta që nuk e bën për 30 vite.

Bunën dhe liqenin sot e mbron zhvillimi ekologjik. Ndalimi i ujërave të zeza që derdhen në Liqen dhe në Bunë. E mbron shembulli i lumenjve kudo në Ballkan dhe Evropë, të pastër nga plehrat, nga ujërat e zeza. Lumin dhe liqenin e mbron jetësimi i turizmit, i ekonomisë, i punës, i qëndrueshmërisë, i jetës më të mirë, me natyrën e mbrojtur. Nuk janë një as dy, por me qindra mundësi ekonomike dhe zhvillimi në Shkodrën e Bukur, në Bunën dhe Liqenin Shkodran!

Zgjohu dhe vendos ti për qytetin tënd! Shkodrën peng nuk e mban dot askush. EJA ME NE !

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shqip: 25/02/2020 07:21

    Shkodranet sduan vehten po dashkan Bunen. Azil pleqsh qe tallen me vehte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025