A ka Shqipëria një klasë intelektuale?

A ka Shqipëria një klasë intelektuale?

Intelektual nuk është çdo kush që ka një diplomë, aq më shumë nga këto diplomat e “sotit”. Intelektualë janë njerëzit, që në momente të caktuara shërbejnë si udhërrëfyes të shoqërisë, apo që e orientojnë atë drejt ndryshimeve të mëdha. Janë njerëz me autoritet publik dhe shoqëror.

Por a ka Shqipëria një shtresë intelektuale që të mund të përmbushë këtë mision? E bëra këtë pyetje ndërsa rilexova edhe njëherë ditët e fundit procesverbalin e mbledhjes që Ramiz Alia bëri me intelektualët në gusht 1990. Muri i komunizmi kishte rënë me shpërthimin e ambasadave. 

Në Lindje ishte shembur çdo gjë dhe çifti Çaushesku ishte pushkatuar. Ramiz Alia, udhëheqësi i fundit komunist, mblodhi intelektualët më në zë të kohës, dhe u kërkoi mendim nëse duhej apo jo Shqipëria të ndryshonte sistemin politik dhe ti hapte rrugë demokracisë.

A e dini se cili ishte më përparimtari në mendime në atë sallë?

Vetë Ramiz Alia!

Sali Berisha, që katër muaj më vonë do të merrte flamurin e revolucionarit, thoshte se nuk ka ardhur koha për pluralizëm politik. Kadareja bënte sikur nuk e kuptonte çdo të thoshte pluralizëm...Ishte edhe Fatos Nano aty…

Ai që e kuptonte më mirë, se historia kishte mbaruar ishte vetë mëkëmbësi i diktatorit, por ai nuk donte ta shembte vetë. 

Koha tregoi se ne nuk e rrëzuam, as e shembëm, as e shkatërruam komunizmin, thjeshtë zëvendësuam udhëheqësinë, sipas një skenari që e vujamë ende dhe sot.

Po sot a kemi ne një klasë intelektualësh të atij kalibri, që të mund të tregojë me gisht nga duhet të ecë një shoqëri e ndodhur në udhëkryq? Nevojën e kemi për të na rrëfyer, por njerëzit druaj që jo?

Shoqëria është sot peng i një klase politike, pjellë e asaj mbledhjeje, që bën vetëm rrotacionin mes vetes, duke ricikluar një kastë njerëzish të korruptuar me një kastë, gjasme, më pak të korruptuar.

Shoqëria është drejt brrerjes fatale nga largimi i njerëzve, dhe në pamundësi të ikjes, nga indiferentimizi fatal mbi atë që ndodh në vendin e saj.

Mendoj se nuk ka fund më të keq për një shoqëri, se sa kur njerëzit i janë dorëzuar bindjes se ata nuk mund ta ndryshojnë më fatin e tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Durresi: 25/08/2020 23:37

    Shqiperia nuk ka pasur,as nuk ka nje klase te tille... se nuk do ishim keshtu si jemi... ka qe nga vitet 40 qe na drejtojne njerez te ligj,ku e pate kete klase intelektuale,nuk vepruan atehere,pse duhet te veprojne sot?? Njerez intelektuale ka,por jo klase..

    Përgjigju
  • Hinglateri: 25/08/2020 17:43

    Po ne kemi Doktoresh baxhell Moniken sot... intelektuale e pa pame vec ka nje te met te tremb ne shtrat

    Përgjigju
  • Vicifoli: 25/08/2020 17:40

    Ka intelektual me vleta si Flamur Noka, Nard Noka Edi Paloka Klevis Balliu Ervin Salianji

    Përgjigju
  • e ke drejt kete essee: 25/08/2020 12:49

    keshtu tha edhe nje nga pordhitikanet shqyptare, kur te vime ne ne qeveri nuk do vjedhim sa keta qe jane ....?, por pak me pak, Keta nuk quhen politikane por pordhitikane te pjerdhur nga trute dhe te pasur nga xhepat

    Përgjigju
  • Labi: 25/08/2020 10:47

    Ka o Kikiriki ka, po nuk je ti dhe as fshataret qe Shkruajne e nuk masin pulsin e shoqerise. Shqiperia ecen drejt asaj qe duhet te shkoje pavaresisht te sterrosurve si puna jote

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve