A kanë ndonjë plan Berisha-Meta dhe pse e kanë marrë shtruar?

A kanë ndonjë plan Berisha-Meta dhe pse e kanë marrë shtruar?

Sali Berisha dhe Ilir Meta

Cili është plani paszgjedhor i opozitës? Kemi një qëndrim i cili nuk është normë e sjelljes së dyshes Berisha-Meta. Ne kemi parë që në përgjithësi kur humbasin kanë një lëvizje reaktive. Ndërsa këtë radhë e kanë marrë me qetësi, duke deklaruar që nuk janë opozitë e mjeteve të fortave, por opozitë që i merr gjërat me qetësi dhe rrjedhimisht do bëjnë një kontestim të rezultatit zgjedhor. Kryetarët e bashkive kanë nisur të grumbullojnë fakte, për të treguar ku janë bërë manipulimet e zgjedhjeve. 

Mua më duket pak i pamundur manipulimi i zgjedhjeve sepse koalicioni “Bashkë fitojmë” ka marrë 250 mijë vota. Kemi një diferencë prej 500 mijë votash të Partisë Socialiste, me koalicionin Berisha-Meta. I bie që Rama duhet të kishte vënë një shaptilograf në çdo qendër votimi që të prodhonte fletë votimi false për PS-në. Opozita është e vetëdijshme që nuk ka një manipulim masiv votash, aq më tepër që metodat e vjetra kanë kaluar. Ne kemi vetëm disa raste sporadike që bota i quan parregullsi në zgjedhje dhe jo manipulim zgjedhjesh. 

Plani i opozitës është evident. Ata dalin dhe deklarojnë që; zgjedhjet janë vjedhur, është bërë një vjedhje masive, janë mobilizuar grupet kriminale, etj. Për çfarë shërben kjo? Nuk besoj se kjo shërben për të minuar themelet e qeverisë së Ramës sepse ambasadat do lexojnë raportet e OSBE/ODIHR-it dhe të ambasadave të tyre. Kjo është një alibi nga opozita e cila do që me këtë tezë të justifikojë qëndrimin në fuqi të Metës dhe Berishës. Meta e ka parti familjare dhe nuk pritet ndonjë revolucion i brendshëm nga radhët e Partisë së Lirisë. 

Ndërsa Berisha e ka më të vështirë. Pavarësisht se Foltorja është një krijesë e cila është bërë sipas prerjes së tij, prapë disa veta shkuan aty me idenë se Berisha do largojë Bashën dhe më pas do hapë garën. Kur Berisha nuk e bëri këtë thanë që ai do i çojë drejt fitores. Kur panë që Berisha nuk ishte në gjendje të mbledhë vota as sa gjysma e atyre që ka mbledhur PD-ja në ditën e saj më të zezë, atëherë filluan të bëjnë llogaritë. Ndoshta bashkimi i Foltores me PD-në zyrtare, me ikjen e Berishës i jepte një shpresë partisë.

Ndoshta mbas dy vjetësh, apo mbas 6 vjetësh. Dy vjet për mua janë të parealizueshme sepse kërkohet kohë për formatimin e një partie dhe lidershipit. Gjashtë vjet janë të mjaftueshme. Por vetëm nëse ikën Berisha. Po nuk iku Berisha, opozita nuk vjen kurrë në pushtet. Sepse përveç se kemi planet shqiptare, janë dhe ato amerikane. Lufta në Ukrainë e ka riformatuar komplet teatrin politik të Evropës. NATO që ishte një organizëm në agoni, u rivu në rresht nga SHBA-ja dhe u rigjallërua. BE-ja po tentoi të bëjë një reformë, të jetë një reformë që të ketë dy rrathë vendimmarrësish.

Të jetë një rreth zotërinjsh, themeluesish të shteteve të mëdha, fabrikat e Evropës, Gjermania, Franca, Italia. Në këtë situatë ndërkombëtare duhet parë edhe çfarë plani ka BE-ja për Shqipërinë. Dhe pa dyshim që për momentin ata shohin Ramën si një udhëheqës të fortë, sepse nga amerikanët kuptuan që demokracia nuk eksportohet dhe janë investuar në drejtim të stabilokracisë, një pushteti që ka prioritet stabilitetin. Nëse ai që është përballë është një njeri që nuk luan nga parimet perëndimore të BE-së, nga parimet e NATO-s, atëherë ai është i mirëseardhur dhe vota e popullit respektohet.

Nëse ai është një non-grata, duhet të rrijë në opozitë deri sa të vijë një kundërshtar, i cili të ketë parametrat që i duhen atyre. Partia Demokratike duhet t’i bëjë analizë vetes. PD-ja duhet ta kuptojë që me Berishën merr 250 mijë vota. Por nuk janë vetëm votat. Është mungesa e perspektivës, mungesa e krijimit të një koalicioni, amalgame me demokratët dhe me elektoratin gri në mënyrë që pastaj të prodhojnë një lider, i cili do jetë në gjendje të konkurrojë Ramën. Një lider që do plotësojë parametrat e BE-së dhe SHBA-së për të qenë udhëheqës i një vendi i cili diku është pjesëtar si në NATO dhe diku pretendon të bëhet, si në BE.

Përndryshe plani i opozitës për të tamponuar këtë digë që i është çarë, pra këtë rrjedhje votash, është vetëm i përkohshëm, në mënyrë që t’i jap kohë për një lloj zgjidhjeje. Nëse zgjidhja është akoma Berisha, ajo diga e tamponuar, do çahet dhe vota të tjera do ikin. Nëse Berisha tërhiqet realisht, atëherë ky tampon që i është vënë digës funksionon dhe diga nesër mund të mbushet edhe me vota të tjera.

S.Dh/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Serbi/ Protestuesit dhunojnë qytetarin që mbante flamurin e Bashkimit Europian (VIDEO)

Serbi/ Protestuesit dhunojnë qytetarin që mbante flamurin e Bashkimit Europian (VIDEO)