Sot është data 17 Maj. Dy vite më parë mbrëmjen e 17 Majit kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha shtrënguan duart duke firmosur paktin për daljen e opozitës nga çadra për t'u futur në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të cilat u fituan nga Partia Socialiste që formoi e vetme shumicën në parlament.

Por dy vite më pas është e njëjta situatë, opozita e drejtuar nga PD-ja dhe këtë herë me LSI-në në krah përveç partive të tjera dogjën mandatet në shkurt dhe prej tre muajsh janë në rrugë në protesta intensive, disa prej të cilave të dhunshme. Opozita kërkon largimin e Edi Ramës me cdo kusht, ndërsa ka paralajmëruar bllokimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Situata dhe retorika është e njëjtë, ndërsa në prag të zgjedhjeve dje deputetët e opozitës së re u shprehën se dyshojnë se mund të ketë një tjetër pakt të fshehtë, por PS-ja e mohoi. Sot, Shqiptarja.com dhe Report Tv shtruan pyetjen, a mendoni se do të përsëritet marrëveshja e 17 Majit Rama-Basha? Në sondazh kanë marrë pjesë mbi 2 mijë persona, nga të cilët 66% kanë votuar 'JO' dhe 34% 'PO'.

Rezultati i sondazhit