A mund ta zgjidhi Paradoksi i Wollheim problemin e PD-së?!

A mund ta zgjidhi Paradoksi i Wollheim problemin e PD-së?!

Ben Andoni

Qysh në krye të herës, duhet të nisim një arsyetim se PD-ja e sotme është në gjendjen më paradoksale, që ka qenë ndonjë parti në historinë politike shqiptare. Është Partia Demokratike (Legale) me z. Basha në krye, e cila i kryen funksionet shumë e rrudhur, pasi tashmë nuk ka më seli dhe e ndjekin pak deputetë, të cilët mbajnë peshën e vendimit të kryetarit për vendimin ndaj z. Berisha. Grupi i dytë, që ka më shumë anëtarë në dukje por edhe në Parlament, lidhet me PD-në (Rithemelimin), ende e palegalizuar dhe në andralla me Drejtësinë. E drejton Berisha dhe është rivotëbesuar pak ditë më parë gati unanimisht nga anëtarët e vet. Grupi i tretë, PD-ja (Likuide) e shkëputur nga Grupi Basha, kur ky rierdhi në pushtet, drejtohet nga Bardhi, që mban dhe tagrin e kryetarit të Grupit Parlamentar.

Ata bashkohen në parlament dhe janë protagonist me PD (Rithemelimin), por nuk ‘i binden’ organizimit të brendshëm të tij dhe, Grupi i Katërt është PD-ja (Soditësit) ose indiferentët që qeshin dhe nuk reagojnë. Me pak fjalë, PD-ja (e bashkuar hipotetike) ka të ndarë selinë, ekuipazhin e deputetëve, betejën parlamentare, por…’i bashkon’ qëllimi: Mposhtja e kryeministrit dhe kryetarit të PS-së, Rama. Vetëm kjo. Më saktë, mund të thuhej se kjo parti e ka të vështirë misionin, pasi vetë nuk di se çfarë do dhe këtë e konstaton në takimet me ta; filozofinë shterpë mbushur me sofizma; mbi të gjitha kaotizmin dhe spontanitetin si edhe dorëzimin tek binomi: Basha&Berisha.

Është kaq paradoksale kjo situatë, saqë nga PS-ja jo vetëm nuk e fshehin kënaqësinë, por gati i urojnë me shpirt: Vazhdoni kështu dhe ju’a shtofshin inatin!!! Një paradoks më vetë, pasi ata nuk konsiderojnë asnjë problematikë ndër vete. Po demokratët e thjeshtë? Po opozita në vendin tonë? Tashmë nuk ka më pothuaj asnjë fuqi: publik, parlament, ide dhe mbi të gjitha shpresë. Dhe, këto i pohojmë për fatin e keq nga vetë aksioni i tyre që pret Godonë.

Ka një koncept paradoksi, që mund ta zhbënte këtë gjendje, nëse të katër palët e PD-së do të vendosnin një çast që të ishin të kthjellëta dhe të bënin një hap prapa. As duke mallkuar, as duke bërë protagonizmin fals, as duke u shtirur dhe, mbi të gjitha as duke qeshur e bejtezuar, siç bën një pjesë e njerëzve të parlamentit tonë. Koncepti në filozofinë politike quhet Paradoksi i Wollheim dhe ka ardhur nga një njeri që më së shumti ka qenë i angazhuar me art, por prej këtij zbulimi termi në filozofinë politike, tashmë ka mbetur më i njohur aty.

Paradoksi u formulua në vitin 1962 nga filozofi britanik Richard Wollheim në një artikull, që ai e titulloi: “Një paradoks në teorinë e demokracisë”. Paradoksi i Wollheim është një problem në filozofinë politike që na  tregon një kontradiktë të dukshme me të cilën përballemi me konceptin e demokracisë. Paradoksi i Wollheim nënvizon faktin se një person mund t’i mbrojë njëkohësisht në të njëjtën kohë dy opsione politike konfliktuale (Po i emërtojmë A dhe B), por, kuptohet se kushti kryesor është që personi të besojë se vendimet demokratike duhet të zbatohen me çdo kusht. Ky nuk është rasti i PD-së. Me aq humbje dhe me të njëjtit njerëz, ky koncept nuk llogarit.

Por, të kthehemi më konkretisht, qytetari voton forcën dhe kandidatin e tij të preferuar (A), që ai mendon se është më afër koncepteve të tij demokratike, por kur dalin rezultatet, fitorja i takon kandidatit B, që nuk është preferencë e tij, por është e qytetarëve të tjerë. Në këtë rast votuesi bindet që të dy propozimet A dhe B duhet të zbatohen, gjë që është një kontradiktë e vërtetë.

Vetë Wollheim për t’i dhënë zgjidhje iu bind një logjike tjetër duke propozuar dy udhë refuzimi për të zgjidhur paradoksin: E para, se nuk kanë rëndësi preferencat për zgjidhjen e votuesit te A ose B, pasi ato janë ekuivalente me “çfarë rezultati jep makina”, që do të thotë se personi në fjalë jep pëlqimin e tij për vetë makinën demokratike (lexo: kutinë demokratike). Zgjidhja e dytë që Wollheim refuzon është se personi nuk preferon vërtet B apo A, por e konsideron më të mençur ose taktikisht të zgjuar të pranojë rezultatin e makinës\kutisë (Weiss, 1973).

Po atëherë kur refuzon si mund t’i japësh një ide këtij paradoksi? Wollheim ndërton një analizë në të cilën paradoksi mund të mos lindë fare. Ai ndërtoi shkallën e dy cilësive të parimeve morale, “direkte” ose “të zhdrejta”: “Parimet direkte të moralit të veprimeve, politikave, motiveve të aktivitetit tonë, etj., ku këto zgjidhen ose përcaktohen me anë të disa shprehjeve të përgjithshme përshkruese, p.sh., vrasja, zilia, dashamirësia, kontrolli i lindjeve, të thënët e gënjeshtrave, etj. Parimet e zhdrejta, në të kundërt, i referohet moralit të veprimeve, politikave, motiveve, etj., kur këto veprime, politika, motive, etj., nuk zgjidhen duke iu referuar ndonjë cilësie të përbashkët të karakteristikave që ato kanë, por identifikohen me anë të një krediti artificial, e dhënë ndaj tyre ose si rezultat i një akti vullneti të një individi ose si pasojë e veprimeve të grupimit të ndonjë institucioni, shprehet Weis tek “Wollheim’s Paradox: Survey and Solution”.

Dhe, kthehemi në rastin e PD-së, ndarë në katër pjesë?! Nëse mund të ketë pak pragmatizëm, që të vlerësojë e të ngrihet mbi dy parimet e vlerave morale: “Direkte” dhe “e zhdrejtë”, zgjidhja është aty, mes vetë këtij formacioni. Kuptohet, jo me të njëjtit njerëz, që drejtojnë e që bien në rrjetën e fortë dhe të ashpër të parimeve të vlerave morale, që një parti si PD-ja mund t’i përcaktojë fare hapur, falë profesionalizmit të një grupi njerëzish, të gjithë profesioneve në radhët e saj, që po humbasin kaq shumë kohë me sofizma dhe me një përballje në parlament, që po i çon për legjislaturën e dytë me rradhë jashtë logjike. Basha megjithë besimin te njerëzit e tij dhe vetëbesimin e pashembullt, gati donkishotesk e ka të pamundur të ndryshojë, me çfarëdo garancie të marrë brenda\jashtë; Berisha e ka mbyllur misionin e tij politik dhe funksionon si personazh historik, që merr tipare politike, falë inercisë së mitit publik. Për Grupimin e Bardhit dhe pakicën tjetër mbetet vetëm mbijetesa dhe përshtatja, por jo kontributi, pasi ata janë pjesë e këtij kaosi.

Gërshetimi i dy parimeve të lartpërmendura mund të jetë një udhë, tashmë që ka mbetur një vit e gjysmë nga zgjedhjet e ardhshme. Një Asamble përbashkimi, me njerëz të rinj, ngritur mbi paradoksin e Wollheim, mund ta ringrinte PD-në, jo thjesht kundër Ramës, por për Shqipërinë e vërtetë…për të cilën, politikanët e sotëm, të gjithë krahëve, i janë shumë borxhli. Nuk është vonë, porse ka mbetur fare pak tmerrësisht kohë për ndryshim. Poeti Tomas S. Eliot e tha shumë më përmbledhtas “Çdo përvojë është një paradoks në atë që do të thotë të jesh absolut dhe, megjithatë mbetet relative; në atë që në njëfarë mënyre shkon përtej vetvetes dhe megjithatë nuk i shpëton kurrë vetvetes”. Mos hezitoni më! Zgjidhjen e keni para syve! Kuptohet nëse do të zgjoheni ndonjëherë nga letargjia e “ëmbël” e humbjes. (Homo Albanicus)

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj(Jo anonim): 17/12/2023 12:16

    OK,B.ANDONI: -Por,Analizat e Tua reale nuk i lexon e zbaton non grata e pasuesit e tij b..lëpirës,As Lb që ka frik të përballet me babin e Tij Politikë nga FRIKA..FRIKA.Pasi e pron si A.Hajdari,S.Olldashi,etj(mbi 12) para tij në kupolën e PD 90.Kurse Bardhi ZI pret ti bien DASHIT ato nën bark. -Nuk duhen shumë hamëndie: 1.Luli sido që është me PD legjitime do jet kr.Opozite deri 2029. 2.Non grata me të tijët të korruptuar rëndshëm,Kundër SHBA,ANGLISË,BE..do të shkrihet,Pasi DASH e ka bër të qartë.. me Sb do të HANI BAR..! -Bardhi ZI me të tijët do të krijojnë parti të RE,mbasi Sb të humbasi VULËN NGA GJYKATA. -Partit e vogla që u ka ngelur vetëm VULA(NDOKA,SHEHI,MEDIU (NË BURG PËR GËRDECIN),DULE GREKU,etj do shkojnë me PL ose Bardh ziun si kryetar i bandës në Elbasan 21 prill 2021 që nxori nga furgoni Tij Tropojanin PAPLEKA që vrau Dr.Xhuvanin e PS..! -Kështu,me opozitë MERRE ME LËNG SE MISHI KA MBARUAR,E.RAMA DO QEVRRISË DERI 2029..!

    Përgjigju
  • Den: 15/12/2023 14:11

    Bukur e ke shkruar,por dhe ti vete e di qe asgje nuk do te ndodhe sepse po te ishim nje vend normal me njerez normale me siguri nuk do te ishte bere ky shkrim Ketu nuk ka parti,por çeta me prisnin e vet ne krye,te cilin vetem vdekja e ndan nga pronësia e çetes ose ndryshe çeta jeniçeresh dhe çdo çete me nga nje sulltan ne krye.Ato qe thua ti nuk ka shans te ndodhin ne albanistan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë