A mund të bëhet Silvio Berluskoni presidenti i ardhshëm i Italisë?

A mund të bëhet Silvio Berluskoni presidenti i ardhshëm i Italisë?

Silvio Berlusconi

Kur hapën e-mailet e tyre muajin e kaluar, ligjvënësit italianë u befasuan kur gjetën një antologji fjalimesh të Silvio Berluksonit. Në kopertinë ishte një foto e ish-kryeministrit, me krahët e ngritur lart për të përshëndetur një turmë të madhe.

Broshura, e titulluar me modesti “Unë jam Forza Italia”, ishte hapi fillestar i fushatës ende të pashpallur zyrtarisht të manjatit mediatik 85-vjeçar, për të kurorëzuar karrierën e tij të trazuar politike me zgjedhje nga një grupim parlamentarësh në postin më të lartë të Italisë.

Mandati i presidentit në detyrë, Serxho Matarela skadon më 3 shkurt, dhe ai e ka përjashtuar vazhdimisht mundësinë e kandidimit për një mandat të dytë. Prandaj gara për ta pasuar atë në detyrë, ka nisur tashmë të dominojë jetën publike në Itali. Po pse ndodh kjo gjë?

Një president shpenzon shumë nga koha e tij duke mbajtur fjalime, duke dhënë dekorata dhe duke pritur personalitete. Ai (nuk ka pasur kurrë një presidente femër) ka disa kompetenca me peshë, përfshirë përgjegjësinë për shpërndarjen e parlamentit dhe emërimin e kryeministrit të ri.

Por këto fuqi janë të pakta. Ajo që e bën zgjedhjen e një presidenti kaq të rëndësishme në këtë moment, është se ata që mendohet se e lakmojnë këtë detyrë, përfshijnë kryeministrin aktual, Mario Dragi, garantuesin e Brukselit dhe tregjeve ndërkombëtare se Italia do t’i shpenzojë me produktivitet 200 miliardë eurot që do të marrë nga fondi i BE-së për rimëkëmbjen nga pasojat e pandemisë së Covid-19.

Sido që të shkojë kjo garë, presidenca mund të krijojë një problem. Nëse zoti Dragi do të dështojë në përpjekjen për t’u zgjedhur si banori i radhës në Pallatin Kuirinale, pozita e tij do të reduktohej ndjeshëm,dhe po kështu edhe aftësia e tij për të mbajtur së bashku koalicionin e gjerë të partive që e mbështesin atë, dhe ku i vetmi emërues i përbashkët për ta është respekti i madh që kanë për të si teknokrat.

Megjithatë, nëse ai ia del mbanë, atëherë do të duhet të gjendet një zëvendësues, që mund ta pengojë shpërbërjen e koalicionit qeveritar heterogjen. Dhe kjo gjënuk do të jetë aspak e lehtë. Sido që të shkojnë gjërat, gjasat për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të bien ndjeshëm.

Por edhe nëse mbahen zgjedhje të parakohshme, sondazhet aktuale sugjerojnë se rezultati do të ishte një qeveri koalicioni e dominuar nga dy parti me histori konfrontimi me Komisionin Evropian:Vëllezërit e Fratelli D’Italia, rrënjët e së cilës janë tek neofashizmi dhe Lega e Veriut, që është shumë populiste.

Brenda Italisë priren të nënvlerësohen rreziqet e këtyre forcave. Por jo diku tjetër. Teneo, një kompani konsulence, paralajmëroi kohët e fundit se zgjedhja e Dragit si president, mund “ta zhysë sërish vendin në trazira politike, duke minuar përpjekjet për të miratuar reformat e nevojshme dhe për të siguruar këstet e rregullta të fondeve të BE-së”.

Xhorxhia Meloni e Fratelli D’Italia dhe Mateo Salvini i Lega,janë të dy nominalisht mbështetës të aleatit të tyre, Silvio Berluskonit. Por është e qartë se interesat e tyre lidhen shumë më çuarjen e Dragit në presidencë.

Nëse ky i fundit dhe dy të parët do të kenë sukses në synimin  e tyre,kjo është një çështje tjetër. Është ende e mundur të gjendet një zgjidhje që i jep mundësi Dragit të qëndrojë si kryeministër, me një humbje minimale të mbështetjes.

Kreu i Partisë Demokratike i qendrës së majtë, Enriko Leta, që është ngjitur në krye të sondazheve javët e fundit, dëshiron që Dragi të qëndrojë në postin e kryeministrit. Deklaratat e fundit nga figurat kryesore të Lëvizjes Pesë Yjet, që mbetet ende grupi më i madh në parlament pavarësisht nga rënia në sondazhe që nga zgjedhjet e mëparshme, sugjerojnë që edhe ata mbështesin vijimësinë e qeverisë Dragi.

Ndoshta më i rëndësishmi nga të gjitha është instinkti për vetë-përmbajtje, si politike po ashtu edhe financiare i ligjvënësve italianë. Për shkak të një reforme në vitin 2019, parlamenti i ardhshëm do të ketë rreth 2/3 e numrit të mandateve të parlamentit aktual.

Dhe nëse zgjedhjet e ardhshme do të mbahen përpara datës 24 shtator 2022, deputetët do të humbasin për herë të parë të drejtën e pensionit. Prandaj Berluskoni premton se nëse do të zgjidhet president, do të siguronte që legjislatura aktuale ta mbarojë mandatin e saj në vitin 2023. /“The Economist” – Bota.al

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Makiwa71: 19/12/2021 21:52

    Berlusconi ul ndjeshëm figurën e Italisë në botë n.q.f zgjedhet president , përveç problemeve që ka me drejtësinë ,edhe moralisht nuk është i pastër . Janë të famshme haremet që ka bërë në vilën e tij në Milano ," bunga,bunga" .

    Përgjigju
  • Pjeter: 18/12/2021 14:40

    Nje person me precedent penal,dhe nje sere procesesh te mbyllura per ceshtje kohe,e me procese te hapura akoma? Mund te jere presidenti i pare Italian ne histori.Personalisht nuk besoj se mund te ndodhe,por me shume mendoj,per sa ç'shkruajn disa qe marrin vesh nga manovrat makiavellike ne politiken italiane, gjasat qe Berlisconi po per gatit terrenin per nje tjeter kandidat,me nje fjale, qe pas Draghit,ne qofte se nuk arrin te kete numrat qe ne fillim,te jete si kandidat Marcello Pera,ish kryerari i dhomes se senatit i ardhur nga qendra e djathte,saktesisht nga partia e Berlusconit,e qe mund te vere dakort te pergjitheshem te dy krahet,qendra e majte e qendra e djathte,e te kete votat qe ne raundet e para e duhen 672 vota per shumicen e 2/3,mbas 3 turneve votuese,mjafton shmica e thjeshte dmth,505 vota,natyrisht me votime sekrete, gje qe mund tia beje pak me te veshtire garancine Berlusconit te kete shumicen e thjeshte,ku ai synon ta kape edhe me ndihmen Renzit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim