Erion Braçe, nuk e ka fshehur ambicien për të qenë ai kandidati i Tiranës, ku edhe në mbledhjen e Asamblesë, ka këmbëngulur në nevojën e një procesi politik që të përfshijë anëtarët e partisë në përzgjedhjen e kandidatit.
“Për Tiranën nuk kam kërkuar njoftim të forumeve që të jem unë kandidati. Kam kërkuar një proces politik nga nevoja e socialistëve që të përfshihen në një proces politik që i bën ata pjesë, që i dëgjon, që merr propozime e i bën pjesë të vendimmarrjes. Ndihen apo jo të braktisur? Sepse ata do e paguajnë më shumë opozitën. Kam kërkuar proces politik, po dëgjova këtu që nuk paska nevojë”, mësohet të ketë deklaruar Braçe në mbledhjen e Asamblesë.
Lajmi kryesor:
Asambleja/ Rama shkarkon Veliajn si kreun e PS Tiranë, e bashkëdrejton Demo e Koçiu! Balla e Manastirliu ruajnë drejtimin politik të qarkut! Kërkon përjashtimin e Spiropalit: S’mund t’i gjuash me gurë shtëpisë (DEBATET)





