Deputeti i PS Erion Braçe ka ndarë një video nga trafiku në rrugët e Tiranës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe ngre shqetësimin se mes gjithë trafikut zyrtarët shtetëror nuk respektojnë radhën, por kalojnë me ndihmën e policisë.
Braçe shkruan se “hyrja brutale në mes të radhës është e paligjshme” duke e cilësuar këtë sjellje si të padenjë dhe irrituese për qytetarët që presin në trafik.
“Tirana e madhe. Zotërinj udhëheqës, a mund të rrini në radhë? E keni problem të prisni si të gjithë? Shtetas tuajet janë këta që presin në radhën e trafikut e sipas kushtetues e ligjit jeni të barabartë me ta! Kjo hyrja brutale në mes të radhës, në një rrugë me dy korsi, duke shtyrë në cepa e në një anë jashtë saj popullin, është e padenjë, arrogante dhe irrituese; e paligjshme doemos!
Dhe nuk fitoni gjë më shumë se 8-10 minuta, ndërkohë që në zyrë po shkoni; dilni 8-10 minuta më herët dhe mbërrini në kohë; por me një ndryshim: duke respektuar njerëzit, tamam shtetasit tuaj! Në anë tjetër, është irrituese që këtë e garanton policia; u kënaqa pardje kur pashë që policia me dron identifikonte shtetasit që thyenin radhën në shkelje të ligjit në Unazën e Madhe i ndëshkoi atje. Po këtu? Policia në shkelje të radhës pa asnjë arsye madhore; policia dhe udhëheqësit po na mësojnë as të gëzohemi dhe as t’i lëvdojmë kur bëjnë mirë! Ja kaq!”, thuhet në reagimin e Braçes.
Komente









Z.Brace,barazia e politikaneve me popullin shkon deri te fjala e jo me tutje,por ka dhe me keq.Ketu ku jetoj,ketu e 23 vite me pare,nje mengjes po prisja autobuzin per te shkuar ne pune,kur perpara ne trotuar me kaloi nje person qe po bente vrap.Per mua do te ishte askushi,aq me teper qe kishte vene dhe syze dielli,sikur te mos shoqerohej nga makina e policise,gje qe nenkuptote qe ishte /Big shot/.Makina e policise po e ndiqte me aq sa mund te ndiqet nje vrapues i zakonshem qe e ka marre me terezi vrapin,por ama nga mbrapa ishte krijuar rradhe trafiku,sepse ishte rruge me dy korsi.Keshtu makina e policise ishte e detyruar te ndiqte ngadale kete politikanin e te gjithe makinat mbrapa ishin te detyruara te ndiqnin makinen e policise me shpejtesine e saj dhe ato dhe per cfare? Per nje politikan qe jo vetem po perdorte policine qe paguhet me taksat e popullit t'a shoqeronte ne nje trill te vetin dhe qe njekohesisht po behej pengese pikerisht per keta njerez te thjeshte qe qelluan te jene jo vetem ata qe paguajne per rrogat e policise,por njekohesisht dhe votuesi e mundshem te tij!! Tani imagjinoni z.Brace,sikur nje gje e tille te ndodhte dhe ne rruget e Tiranes.
PërgjigjuEmrin Braçe, emrin thuaje se nuk marrin vesh ndryshe. Pastaj gjobe!
Përgjigju