“A nuk jemi më shtet?”/ Zbulohet arsyeja pse Ambasada Amerikane ndryshoi vulën nga “Kosovo” në “Pristina”

“A nuk jemi më shtet?”/ Zbulohet arsyeja pse Ambasada Amerikane ndryshoi vulën nga “Kosovo” në “Pristina”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dje në mesditë e ka ndërruar fotografinë e profilit në Facebook. Edhe pse dizajni i ri i vulës së Departamentit të Shtetit Amerikan ka marrë mbi tre mijë pëlqime, nuk kanë munguar komentet kritike.

Ndryshimi që ka kapur vëmendjen ishte se në vulën e mëparshme shkruante: “United States of America – Embassy Kosovo”, ndërsa në vulën e tanishme shkruan: “United States Embassy – Pristina”.

Kjo bëri që shumë komentues të pyesin pse në dizajnin e ri ndodhet emri i kryeqytetit në vend se të ndodhej emri i shtetit.

“A nuk jemi më shtet?” – ka pyetur një komentues në gjuhën angleze.

Klan Kosova e ka kontaktuar Ambasadën Amerikane për ta pyetur rreth ndryshimeve të bëra në vulën e re dhe ka mësuar se ky është një planifikim global i Departamentit të Shtetit.

“Është një ribrendim global i Departamentit të Shtetit, me këtë rast referenca është kryeqyteti dhe jo shteti. Secila ambasadë është në proces të ndryshimit të kësaj vule”, thuhet në shpjegimin e Ambasadës Amerikane ekskluzivisht për Klan Kosovën.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 09/02/2020 10:32

    Se pari, eshte shume gabim qe, emertimi Kosovë,a.Po shkruahte edhe zyrtarisht, sllavisht, Kosovo.jo ne shqipen dhe shqiptaret qe jetojne dhe jane populli shteteformues I kesaj hapesire shteterore shqiptare.Andaj, eshte domosdo, e drejte dhe e natyrshme qe, ketij emertimi te gabuara,Kosovo, t'i jepet fund dhe te kthehet ne emertim real dhe te drejte,Kosovë,a.Mjafte me me emitimi te se kaluares se trisht per kete popull te ndjekur te ketij vendi te djegur.Mos na e kujtoni edhe me emertim te shtetit, trishimin e dhunes mesjetare sllave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive