Vizita në rezidencën verore të Presidentit Erdogan dhe menjëherë pas saj darka me Kryeministrin Mitzotaqis, e kanë vendosur kryeministrin Rama në qendër të një teorie konspirative sipas së cilës ai po ndërmjetëson një armëpushim mes dy vendeve në kulmin e një përplasjeje muskuloze për kufirin detar mes dy vendeve.
Gjatë panelit të organizuar nga Revista “The Economist” në Athinë kryeministri shqiptar e ka sfiduar audiencën e greke, duke thënë hapur se Presidenti turk nuk është aspak antigrek, se Turqia është vendimtare për sigurinë e Europës dhe se dialogu mes Greqisë e Turqisë është i domosdoshëm për vetë Europën.
Në një kuptim ai u ka thënë grekëve se djalli nuk është aq i zi sa duket dhe nuk ka ngurruar të polemizojë me ish-ministren e Jashtme, Dora Bakojanis, duke rrëzuar argumentin se pas prishjes së marrëveshjes së detit me Shqipërinë është dora e Turqisë!
Fjalët e Ramës kanë pasur jehonë në shtypin e të dy vendeve dhe në pasditen e ditës së djeshme, po nga i njëjti forum kryeministri Mitzotakis ka befasuar me shprehjen e tij se është gati të ulet në dialog me Presidentin e Turqisë pa kushte. Pak më vonë shefi i diplomacisë turke Mevlut Çavushoglu është shprehur se Turqia dëshiron zgjidhje dhe mbështet opsionin e çuarjes së çështjes së detit në Gjykatën Ndërkombëtare; një opsion që përkon me atë të Ramës për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes Shqipërisë e Greqisë.
Miqësia e Kryeministrit shqiptar me Presidentin e Turqisë është fakt i njohur botërisht dhe Rama s'ka ngurruar ta pohojë as kur fuqitë e mëdha janë përplasur me Presidentin turk. Ai është sulmuar shpesh nga mediat greke për këtë miqësi dhe është parë gjithnjë me dyshim nga Athina zyrtare për këtë shkak, por mbase sot kur askush nuk e zbut dot luanin e egërsuar të Ankarasë, Edi Rama është personi i duhur në vendin e në kohën e duhur, për të qenë minimalisht subjekti i një teorie konspiracioni./Gazeta Shqip
/I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42%
-
Jo
50%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2160
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jo vetëm gjimnaz! ‘Harry Fultz’ nga shtatori me universitet amerikan! Rama ironi: Fondacioni shqiptaro-amerikan do mbulojë bursa, jo vetëm grabitje
29 Janar, 11:31
-
Shkodër/ Restaurohet ‘Ura e Mesit’ mbi lumin Kir, vepra e arkitekturës osmane kthehet në destinacion për turistë dhe vizitorë
29 Janar, 09:53
-
Gazeta greke 'Kathimerini': Shqipëria dhe Greqia po zgjidhin mosmarrëveshjet, mbetet Ligji i Luftës dhe çështja e Çamërisë
28 Janar, 19:13
-
‘Do ta mbyllim TikTok, për momentin s'kemi zgjidhje tjetër‘, Rama: Kompanisë i parashtruam shqetësimet, kur të jenë gati do na sjellin propozime
28 Janar, 17:11
-
Berisha: Balluku mori 50 mln euro nga Tuneli i Llogarasë, i diktoi kompanisë turke ofertën! Njofton protestën e radhës
28 Janar, 15:25
-
Qytetari ankohet për oborret e shkollave, Rama: S’ka zaptime! Koha e grabitjes së pronave ka mbaruar, 45 të reja
28 Janar, 14:35
-
Ish-Kinostudio shndërrohet në 'Tirana Training Center' me profesionistët e Hollywood-it, Rama: E paimagjinueshme më parë! Mundësi për Shqipërinë kreative
28 Janar, 11:45
-
PAMJET/ Rindërtohet shkolla 9-vjeçare ‘Ndre Mjeda’ në Shkodër, ambiente për 800 nxënës e mësues
28 Janar, 08:25
-
Gazetari izraelit: Shqipëria do të presë 100 mijë palestinezë nga Gaza! Rama rrëzon pretendimet: S'mund të bëjmë më shumë se vendet e tjera të BE
27 Janar, 21:17
-
Zbardhen 'debatet' në mbledhjen e PS/ Veterania i kërkon Veliajt ashensor në seli, 'irritohet' Rama: Nëse duam të respektojmë luftën, s'duhet të kërkojmë asgjë për vete
27 Janar, 18:31
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
‘SPAK është kthyer në parti aleate të Ramës’, Tedi Blushi: Po burgos dhe shantazhon drejtuesit e opozitës
27 Janar, 15:27