Deklarata e shefit të Emergjencave Civile, Shemsi Prençi shkaktoi jo pak panik tek qytetarët, për shkak të rrezikut dhe kujtimeve të hidhura të tërmetit katastrofik të vitit 1967, i cili regjistroi 12 viktima dhe afro 180 të plagosur në zonën e Elbasanit, Librazhdit dhe Dibrës.
Report Tv interesohet pranë SizmiologjisëPër të sqaruar këtë situatë Report Tv u interesua pranë Institutit të sizmiologjisë për të marrë të dhëna më të plota rreth rrezikut që na kanoset. Sizmiologu Edmond Dushi nga Instituti i Gjeoshkencës, pohoi se nuk ka vend për panik pasi situata është në kushte normale dhe nuk ka të dhëna për alarm.
“Mund të themi që është një situatë normale, vendi ynë karakterizohet nga një aktivitet i tillë. Mund të jenë dhe paralajmëruese, shpeshherë kur vihet re një shtim i mikrotërmeteve në zona të caktuara por çka nuk vihet re në territorin e Shqipërisë, këto janë tërmete sporadike që shtrihen në të gjithë territorin e vendit”, u shpreh Dushi.
Sa i përket periudhave të ripërsëritjes së tërmeteve, Dushi shtoi se nuk mund të thuhet që ky vit është periudha kur do të ripërsëritet tërmeti i 1967-ës.
“Në bazë të statistikave është përcaktuar që kjo periudhë përsëritje është cdo 30-35vjet, Nuk mund të themi nëse ky vit do të jetë më aktiv apo jo në aspektin sizmik. Kjo i lihet natyrës”, shton Dushi.
Çfarë ndodhi nga tërmeti i 1967 në ShqipëriNë Shqipëri janë regjistruar disa tërmete, por më i rëndi është ai i vitit 1967 në Librazhd dhe Dibër. Në këtë zonë në vitin 1967 është regjistruar tërmeti me fuqi 6.6 ballë, që solli shkatërrime të mëdha.
Nga tërmeti u shkatërruan 177 fshatra, humbën jetën 12 persona dhe 174 të tjerë u plagosën. Toka u ça në gjatësi mbi 10 kilometra, ndërsa pati zhvendosje vertikale të dheut deri në 50 centimetra.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
86.3%
-
Jo
8.6%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 1811
Lajme të tjera
-
Çfarë mendojnë amerikanët mbi aktpadinë ndaj Trump?
31 Mars, 22:43
-
Panik në ndeshjen Marseille-Montpeiller, lojtari humb ndjenjat në minutën e 17-të
31 Mars, 22:39
-
‘Kush futet ilegalisht në Britani, nuk do përfitojë kurrë azil’/ Zyrtarja britanike në OKB kundërshton qeverinë e Sunak: Përmbys sistemin global për mbrojtjen e refugjatëve
31 Mars, 22:38
-
'Fishta' ulet në Rinas, Rama: Shkon në 4 flota jonë e avionëve të kompanisë së flamurit
31 Mars, 22:21
-
Një italian i dënuar për mashtrim, paraqitet si dëshmitar i inceneratorëve në Syri TV
31 Mars, 22:16
-
Akuzohen për përdhunim dhe trafik qeniesh njerëzore, Andrew Tate dhe vëllai i tij lirohen nga burgu dhe vendosen nën arrest shtëpiak
31 Mars, 22:08
-
Berisha asgjësoi PD-në, grupi i ‘qylit’ pa fuqi, demokratët ‘jetimë’
31 Mars, 22:06
-
’14 maji’/ Analisti Karaj: Alibeaj të dorëzojë vulën, duhej të futej në zgjedhje me 61 kandidatë! Kthupi: Meta-Berisha s’kanë program politik! Sulaj: Në qershor do ketë zgjedhje në PD
31 Mars, 22:04
-
U godit për vdekje me thikë nga burri në Itali, fqinjët flasin për 56-vjeçarjen shqiptare: Ajo jetonte me frikë, kishin debate të vazhdueshme
31 Mars, 22:03
-
Associated Press: Qyteti shqiptar që shpreson të tërheqë turistë me tunelet e Enver Hoxhës
31 Mars, 21:51
-
SPECIALE/ ‘Rrugës’, ekspozita që takoi artin e dy miqve artistë! Nga ‘Betimi i Hipokratit” tek kontrasti bardh e zi, Koko e Shijaku sjellin 32 punime në skulpturë dhe grafikë
31 Mars, 21:39
-
Berisha nxjerr ‘kartën’ e PPSH/ Kryekomunisti Marko Dajti kandidon për Bashkinë e Tiranës me firmën e Flamur Nokës
31 Mars, 21:35