Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, foli për ‘furtunën’ që preku pak ditë më parë Burgjet në vend, ku u shkarkuan 8 drejtorë në mbarë vendin. E pyetur nga gazetarja e Report Tv nëse shkarkimi i drejtorëve cenon sigurinë kombëtare, ministrja e mohoi një gjë të tillë.
Në një dalje për media, Gjonaj deklaroi se janë marrë të gjitha masat para se të bëheshin shkarkimet.
/Shqiptarja.com
Në një dalje për media, Gjonaj deklaroi se janë marrë të gjitha masat para se të bëheshin shkarkimet.
Shkarkimi i drejtorëve, cenoi sigurinë kombëtare?
Në mënyrë absolute para se të bënin shkarkimin kemi marrë të gjitha masat, kemi bërë një analizë shumë të detajuar mbi personat që vijnë. Janë persona të komanduar, të cilët do të shërbejnë për një periudhë të shkurtër kohe, deri sa të përfundojë procesi i zgjedhjes së drejtorëve të rinj. Nuk është rrezikuar siguria kombëtare, sepse janë marrë të gjitha masat”, tha ministrja.
d.c./shqiptarja.com




