'A u sakrifikua Maqedonia e Veriut për Shqipërinë?'...Rama i përgjigjet Macronit: Edhe ti duhet të bësh më shumë!

'A u sakrifikua Maqedonia e Veriut për Shqipërinë?'...Rama i përgjigjet Macronit: Edhe ti duhet të bësh më shumë!

1571414212_rama.jpg

Kreu i qeverisë thotë se Maqedonia e Veriut nuk është sakrifikuar për Shqipërinë, pasi ka qenë veto e Gjermanisë që nuk e ka dashur ndarjen e rrugëtimit integrues të dy shteteve fqinje.

"Ne kemi bërë gjithcka që Macron dhe gjithë të tjerët të thonin PO për të hapur negociatat, dhe nëse nuk e thanë nuk ka të bëjë me ne.Edhe kundërshtia e tij ndaj disa vendeve që në një moment të caktuar kanë menduar se hajde mos e çajmë këtë punë duke i ndarë, nuk është një qëndrim i rastësisht, por koherent me konceptin e tij që duhet të ndryshojë Evropa. Asnjëherë Gjermania nuk e ka dashur ndarjen, qartësisht. Dhe debati i madh që është bërë në gjirin e koalicionit është prodhuar nga 6 muaj historira këtu, dhe kancelarja ka vënë veton për këtë punë: Ndarje kurrë! Predikimi që Maqedonia e Veriut e paska pësuar nga Shqipëria është predikim i lodhur nga ata që bëjnë çmos për ta sakatuar Shqipërinë në sytë e tjerëve që në mënyrë të përciptë kapen pas këtyre argumenteve", tha Rama.

I pyetur nga gazetarët për deklaratën e presidentit të Francës, Emmanuel Macron se kryeministrat Rama dhe Zoran Zaev i Maqedonisë duhet të bëjnë reformë më të thella dhe më tej të nisin negociatat mes tyre për t'i hapur ose jo ato, shefi i mazhorancës ju përgjigj:  "Edhe Macron duhet të bëjë më shumë, edhe ai vet thotë që dua të bëj më shumë. Në këtë pozicion të jemi, të gjithë duhet të bëjmë më shumë".


Lajmi kryesor:

Negociatat/ Rama: Maqedonia e Veriut ndërroi emrin, ne bëmë gjithçka kërkuan! Azilkërkuesit? Janë bishta! (VIDEO)


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve