TIRANE - Nëse doni të dini rezultatin paraprak të zgjedhjeve mjafton të ndiqni televizionin A1 Report, apo të klikoni në faqen online
www.shqiptarja.com dhe në çdo moment do të informoheni në kohë reale.
Falë bashkëpunimit të A1 Report dhe Shqiptarja.com do të vijnë me një sërë risish për shikuesit dhe përdoruesit e internetit.
Drejtori i televizionit "A1 Report", Ilir Babaramo shpjegon se në të gjithë qarqet janë shpërndarë vëzhguesit e televizionit, të cilët do të raportojnë në kohë reale rezultatet paraprake. Ndërkohë që stafi i "A1 Report", i gazetës print "Shqiptarja.com" dhe faqja e saj online do të funksionojnë si një ekip i vetëm për të sjellë në kohë reale rezultatin paraprak të zgjedhjeve të së dielës, por edhe pasqyrimin minutë pas minute të votimit në të gjithë vendin.
“Unë shpresoj se shikuesit shqiptarë do ta marrin vesh rezultatin paraprak të zgjedhjeve nga A1 Report. Për këtë arsye ne kemi ngritur një rrjet të tërë korrespondentësh dhe bashkëpunëtorësh, që në mënyrë kapilare mbulojnë të gjitha qendrat e numërimit dhe në kohë reale, online do të nisin rezultatin e zgjedhjeve. Forca e kompanisë sonë mediatike qëndron mbi të gjitha te fuzioni, sinergjia që krijohet mes tre komponentëve të kompanisë, televizionit A1 Report, faqes online Shqiptarja.com dhe gazetës print”- thotë Babaramo.
Transmetimi në A1 REPORT do të nisë në orën 06:00 të mëngjesit për të vijuar më shumë se 48 orë pa ndërprerje e ku qëllim kryesor do të jetë dhënia me saktësi dhe shpejtësi e të dhënave paraprake e zgjedhjeve parlamentare.
Redaksia online (sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
64.3%
-
Të gabuar
24.1%
-
Nuk kam mendim
11.6%
Vota total: 3196
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri Igli Hasani viziton Kievin: Mbështetje e palëkundur e Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës! Forcim i bashkëpunimit mes dy vendeve
17 Janar, 14:31
-
Ekspozitë në presidencë, ‘një copëz arti’ vjen nga Tetova! Begaj: Artistët të mos braktisin elementët kombëtarë
17 Janar, 14:29
-
Ernest Muçi me trajner të ri, legjenda e Manchester United firmos në Stamboll
17 Janar, 14:29
-
Gjirokastër/ Arrestohet ish-kryetari i komisionit për prokurimet publike në Bashkinë e Memaliajt! Akuzohet për abuzime me tenderat
17 Janar, 14:11
-
Shiste lëndë narkotike në Durrës, arrestohet 35 vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)
17 Janar, 14:08
-
Akuzat për manipulim votash, Leka për Report TV: PD ka instaluar vjedhjen e zgjedhjeve në parti! Sondazhet? Më të përçarë se kurrë, opozita me Berishën s’vjen në pushtet
17 Janar, 14:04
-
Shorti i vendosi përballë Bylisit, presidenti i Egnatias: Kundërshtar i vështirë, presim edhe një sulmues
17 Janar, 13:57
-
Stop rrathëve të zinj të syve, 2 maska virale për sy të relaksuar
17 Janar, 13:42
-
"Botoks" natyral për fytyrën me dy përbërës
17 Janar, 13:38
-
Dhimbje të forta nga Borsiti? Fizioterapistja: Mos e bëni këtë gabim në shtëpi
17 Janar, 13:35
-
SHËNIM/ Përse iu desh Berishës dhe shtypit të tij të shpiknin 'një apartament' të Ajolës
17 Janar, 13:32
-
Goditi me grusht Policin, arresohet 16 vjeçari në Vlorë
17 Janar, 13:32