A1 Report në banesën e Ibrahim
Bashës ku ka pllakosur dhimbja

A1 Report në banesën e Ibrahim<br />Bashës ku ka pllakosur dhimbja
TIRANË - A1 Report ka shkuar pranë banesë së 31-vjeçarit Ibrahim Basha ku ka pllakosur dhimbja dhe morti për vdekjen e njeriut të tyre të dashur.

Në një banesë dy katëshe në lagjen Bulcesh në Bathore ku prej 15 vitesh jetonte së bashku me familjen e tij efektivi i forcave RENEA Ibrahim Basha i cili humbi jetën mëngjesin e kësaj të mërkure gjatë një operacioni në Lazarat.

Familjarë e të afërm janë mbledhur pranë familjes për të shprehur ngushëllimet, ku fjalët janë të pakta dhe gjithçka e ka pllakosur dhimbja.

Efektivi i RENEA-s humbi në Lazarat ndërsa dy kolegët e tij Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj mbetën të plagosur dhe u transportuan me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Pranë familjes Basha, ndodhen edhe efektivë të Forcave të Armatosura ku 31-vjeçari Ibrahim Basha pati qenë pjesë e saj për 7 vite duke u bërë pjesë edhe e trupave shqiptare në misionin paqeruajtës në Afganistan bashkë me “Dëshmorin e Atdheut”, Feti Voglin, i cili humbi jetën në shkurt 2012 gjatë misionit.

Policia e Shtetit pas kësaj ngjarje bënë me dije se ka aktivizuar 400 efektivë në terren mes tyre dhe forca të ndërhyrjes së shpejtë, po ashtu forca speciale janë pozicionuar dhe vëzhgojnë me snajper çdo lëvizje që kryhet në fshat.

 
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Fran Frrokajn

Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Fran Frrokajn