A1 Report në zemër të Lazaratit Ja dëshmitë e para të banorëve
A1 Report sjell dëshmi ekskluzive nga Lazarati. Në një transmetim maratonë të drejtpërdrejtë nga fshati në të cilin policia ka mësyrë për kapjen e grupit të armatosur që i mori jetën një efektivi të RENEA-s, A1 Report sjell në kohë reale atë se çfarë po ndodh në zemër të Lazaratit. VIDEO
LAZARAT - A1 Report sjell dëshmi ekskluzive nga Lazarati. Në një transmetim maratonë të drejtpërdrejtë nga fshati në të cilin policia ka mësyrë për kapjen e grupit të armatosur që i mori jetën një efektivi të RENEA-s, A1 Report sjell në kohë reale atë se çfarë po ndodh në zemër të Lazaratit.
Në një dëshmi ekskluzive për grupin e xhirimit të A1 Report (gazetarin Dashamir Biçaku dhe operatorin Mirsal Hajdarmataj), nëna e Rustem Mahmutajt, i kapur nga policia si pjesë e “grupit të zjarrit”, kërkon lirimin e djalit të saj. Ajo thotë se djali 20-vjeçar është i pafajshëm. “Djali im është ndaluar, është i pafajshëm fëmija im, duhet lënë i lirë”, u shpreh zonja Mahmutaj për A1 Report. Ajo thotë se ndihet e frikësuar, por shton se policia nuk ka kryer ende kontrolle në banesën e saj.
Nga lëvizja e grupit të xhirimit të A1 Report në lagjet e fshatit vërehet se rrugët janë të qeta. Janë të paktë njerëzit që lënë shtëpinë, siç ishte rasti i zonjës Mahmutaj e cila nga çanta që mban në duar duket se ka dalë për të blerë ushqimet e nevojshme për shtëpinë e saj, një ritual i zakonshëm ky, por që ndryshe nga më parë, bëhet nën frikën e shpërthimit të një tjetër përleshje të armatosur mes policisë e grupit në kërkim.
Ndërkohë ajo tha se djali tjetër i saj Gurim Mahmutaj 29 vjeç është marrë në polici dhe më tej është lënë i lirë. “Ne e kemi marrë në telefon dhe na ka thënë jam shumë mirë, dhe ne e mblodhëm mendjen. Djali ishte në mal me dhen”, tha zonja për A1 Report.
Në një intervistë tjetër një banor shprehet se situata është shumë e qetë