“Gjatë një viti ekzistence televizioni A1 Report arriti të jetë një nga televizionet më të referuara në tregun mediatik shqiptar dhe shpreh bindjen se televizioni A1 Report do të ketë primatin në të gjithë televizionet informative në tregun shqiptar.”
E në fakt mëngjesi nisi plot energji dhe humor nga Hervin Çuli dhe banda e tij në emisionin “Paçe më gazeta”. Sipas Çulit ky sezon pritet të sjellë të njëjtën strukturë por brenda saj ndryshime, ashtu siç është edhe pjesëmarrja e aktorit të njohur Genc Fuga.
“Në radhë të parë besoj se risia më e madhe është entuziazmi i fillimit të sezonit të ri, një aktor i shkëlqyer siç është Genc Fuga, madje ai me vete ka edhe një tjetër personazh, një pupac, i cili do të imitojë një personazh të huaj që flet anglisht. Më pas mund të them që do të jetë edhe një tjetër personazh, i cili mund të quhet një gjeni, pasi i bie 16 veglave muzikore, madje mund të luajë 4 vegla muzikore njëkohësisht. Të gjitha këto do ti shijojë publiku në mëngjes bashkë me shtypin e përditshëm”.
Më pas paraditja në televizionin A1 report ka vijuar me emisionin e përditshëm “rreze Dielli” . Eneida së bashku me zonjën Tefta kanë çelur sezonin e ri ku janë shtuar rubrika të reja plot informacione të servirura në ndihmë të publikut. Po cilat janë këto risi që priten gjatë këtij sezoni në rreze dielli?
“Rreze Dielli do të jetë si gjithmonë Rreze Dielli. Por sigurisht që nga një sezon në tjetrin ne mundohemi të sjellim momente të reja, gjëra shumë të vlefshme për shikuesit dhe pse jo të rrimë edhe pak më gjatë në ekran ashtu si edhe do të ndodhë. Do të fillojmë si gjithmonë në orën 8 e 30 dhe do të zgjasë emisioni deri në orën 12. Ka hapësira që do të jenë të përdtishme. Ne jemi munduar për atë që ka më shumë vlerë për shikuesit si hapësira e mjekut, do të ketë këshilla të përditshme nga të gjitha specialitetet mjekësore nga mjekët më të mirë shqiptarë dhe të huaj. Do të jenë bashkëpunime të reja ku nuk do të mungojnë edhe telefonatat e drejtëpërdrejta”.
Edhe zonja Tefta i është rikthyer kuzhinës së saj ku ka përgatitur me përkushtim recetat e reja, të cilat ndiqen me vëmendje nga amvisat.
“ E veçanta e këtij edicioni është se ne do të mbështetemi më shumë tek tradicionalja, në gatimet tona të vjetra, duke i kombinuar me kuzhinën perëndimore për të bërë diçka më moderne”.
E kryefjala e këtij televizioni vijon të jetë informimi. Redaksia e informacionit pa pushim ka sjellë në çdo çast për teleshikuesit lajmet më të fundit, duke ndjekur ngjarjet dhe dinamikat jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë. Televizioni A1 Report do të vijojë të jetë i pranishëm për publikun shqiptar në çdo ditë të tij, jo vetëm me informimin e saktë dhe të shpejtë por edhe me programet e shumta argëtuese, informuese duke vënë në qendër gjithmonë aktorin kryesor, publikun.
Redaksia Online