Televizioni A1 Report zbardh axhendën e Komisionit Evropian në qershor, në lidhje me vendimin për marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.
Kështu mësohet se në datën 3 qershor, Komisioni Evropian do të publikojë progres-raportin e Shqipërisë.
Pas kësaj, më 4 qershor, Komisioneri për Zgjerimin e BE, Stefan Fyle do të zhvillojë një vizitë me takime të nivelit të lartë në Tiranë.
Ndërkohë që vendimi përfundimtar për marrjen ose jo të statusit të vendit kandidat nga Shqipëria, Komisioni Evropian do ta japë më 23 qershor.
Vendimi për marrjen e statusit të vendit kandidat për vendin, vjen pas shtyrjes së këtij vendimi në dhjetor, pasi sipas KE-së kishte akoma punë për t’u bërë nga Shqipëria në luftën ndaj korrupsionit, sistemit të drejtësisë etj.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com