A1 Report zbardh debatet/ Çfarë
ndodhi para përjashtimit të Doshit

A1 Report zbardh debatet/ Çfarë<br />ndodhi para përjashtimit të Doshit
Por çfarë ka ndodhur në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste?
 
Burime për A1 Report konfirmojnë faktin se janë regjistruar debate me tone të ndezura mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Ben Blushi.
 
Blushi ka kundërshtuar kërkesën e Ramës për përjashtim të deputetit Doshi, duke thënë se kjo është një çështje mes dy shokësh dhe se nuk duhet të përfshihet partia dhe grupi parlamentar. Por kryeministri Rama tha se kjo nuk është e vërtet, pasi “Toma e ka për çështje personale jo për parimore”.

Shumë deputetë nuk reaguan duke ruajtur qetësinë, edhe kryeministri Rama tha shumë pak fjalë duke ruajtur qetësinë gjatë gjithë mbledhjes. Për të ruajtur qetësinë u desh ndërhyrja e Kreut të Grupit Parlamentar Gramoz Ruçi.
 
Blushi: Ti e ke marrë peng partinë, nuk na pyet për asnjë gjë. Kjo e juaja është një çështje mes shokësh. Unë nuk mund të mbaj përgjegjësi njëlloj me ty, pasi ti e ke më shumë shokë se asnjë tjetër Tomën. Ti nuk na llogarit farë ne si grup parlamentar. 

Edi Rama: Nuk kam marrë peng partinë.
Blushi: E ke marrë peng prej 1 vit e gjysmë, nuk bën zgjedhje në bazë. 
Rama: Zgjedhjet i kemi bërë në 23 qershor.
Blushi: Ti nuk bën zgjedhje se ke frikë të dalësh në bazë, ke frikë se nuk merr vota.
Edi Rama: Të kesh turp për këto akuza që ngre.
Blushi: Marrëdhënia jote me Tomën është personale, nuk ke pse na përfshin. Ti e ke futur Tomën pak vite më parë të më kërcënojë mua. Dhe atë fjalë tërhiqe. 

Ndërsa deputeti Tom Doshi para se të largohej ka bërë gjithashtu disa deklarata të forta para deputetëve.

Doshi: Më ka thënë Blushi pak vite më parë si ka mundësi që të besoj, dhe unë të besova. Në 2005 ata deputetë që më kundërshtuan mua ishin kundër teje, duke firmosur peticione kundër. Ti je bukëshkelur, nuk kam njohur qenie më të keqe se ty.

Pas kësaj Tom Doshi largohet nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS.

Edi Rama: E patë, është një problem personal dhe jo një problem partie. Të gjithë duhet të reflektojmë.
Ben Blushi:  Nuk mund të na bësh pjesë në konfliktin me Tomën. Unë s’mund të mbaj përgjegjësi si ty. Jeni shokë dhe kishit marrë peng partinë.
Edi Rama: Nuk është e vërtetë, nuk e kam marrë peng partinë
Ben Blushi: Po ke gati një vit e gjysëm që nuk bën zgjedhje në parti, pasi ke frikë të votohesh nga baza
Edi Rama: Unë zgjedhjet i bëra në 23 qershor. 

Deputeti Koço Kokëdhima kërkon të flasë por ndërhyn përsëri Blushi

Ben Blushi: Jepja fjalën këtij priftit.
Gramoz Ruçi: Nuk ke pse i ofendon deputetët.
Ben Blushi: Nuk ofendova.
Gramoz Ruçi: Më mirë është ta mbyllim mbledhjen dhe të reflektojmë.
Fatmir Xhafaj: Kjo është mbledhja më e rëndë që kam kaluar ndonjëherë. Duhet të shërbejë si një moment reflektimi për problematikat. Këto mbledhje duhet të shërbejnë si një reflektim për situatën që është krijuar. Duhet të jetë moment reflektimi që të flasim. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron