A1Report dhe Ecovolis mbrojnë
mjedisin, ja reklamat ekologjike
Ecovolis I-Ad eshte një inisiativë e re për të reklamuar në mënyrë ekologjike, inovative dhe me kosto të ulët. A1Report dhe Shqiptarja.com marri pjesë në këtë inisiativë ekologjike.
TIRANË - Ecovolis I-Ad eshte një inisiativë e re për të reklamuar në mënyrë ekologjike, inovative dhe me kosto të ulët. Ndryshe nga reklamat lëvizëse të vendosura në makina të mëdha, autobusa apo taksi të cilat kanë një kosto shumë herë më të madhe karburanti dhe ndotje.
Ecovolis I-Ad është unike, efikase në trafik dhe në zona këmbësorësh, ekologjike, e aftë për tu afruar me audienca të veçanta, për të çuar mesazhin e saj pa zhurmë dhe pa ndotur.
Kjo nisëm synon gjithashtu punësimin e 10 të rinjve dhe të rejave të cilët do të pedalojnë bicikletat reklamuese nëpër rrugët e qytetit, duke siguruar një punë ekologjike.
(Në foto: Reklamat ekologjike të A1Report dhe Shqiptarja.com në biçikletat e Ecovolis)Një pikë e fortë e biçikletave reklamuese është fakti se ato janë të ndihmuara nga të rinjtë dhe të rejat që i pedalojnë, duke i dhënë veçantinë e reklamës "human powered", pa lënë asnjë gjurmë ndotje në mjedis. Ndonëse janë biçikleta të përshtatura për peshë, këto biçikleta janë njëkohësisht të manovrueshme, të sigurta, të lehta dhe sigurojnë një prezencë dhe shikueshmëri mjaft tërheqëse si ditën edhe natën nëpërmjet ndriçimit ekonomik me bateri dhe llampa LED. Karakteristikë ndryshe e biçikletave reklamuese është dhe mundësia për të ngarkuar produkte, materiale promovuese dhe sfond të reklamës audio.
(Në foto: Reklamat ekologjike të A1Report dhe Shqiptarja.com në biçikletat e Ecovolis)Nëpërmjet kësaj risie ne besojmë se do të arrijmë të ofrojmë një alternativë ekologjike, mjaft inovative dhe me kosto të ulët për të reklamuar jo vetëm biznese dhe produkte, por për të promovuar projekte dhe programe të shumta mjedisore dhe sociale që kanë buxhete të vogla dhe nevojën më të madhe për tu njohur nga publiku..
Veçanti e këtyre biçikletave jeshile është dhe fakti se ndryshe nga Promobikes e shtrenjta që prodhohen dhe përdoren së shumti në vëndet e tjera, duke filluar nga 3000 Euro e sipër, bicikletat Ecovolis I-AD, janë prodhuar dhe montuar në Shqipëri, me pjesët e biçikletave të vjetra Ecovolis, duke punësuar të rinj që kanë pasionin për të bërë gjëra ndryshe. Pse jo në një të ardhme mund ti tregtojmë edhe në rajon? Servisi Ecovolis konfirmon dhe njëherë kreativitetin dhe pasionin e krijimtarisë së 2 rrotave.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.6%
-
Të gabuar
24.6%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 4228
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Policia arreston një të dyshuar dhe konfiskon mjete shpërthyese në veri
17 Janar, 22:37
-
SHBA/ Senati drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve
17 Janar, 22:28
-
Mero Baze: Ngërçi i SPAK me 21 Janarin
17 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i zyrave publike', Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca
17 Janar, 22:05
-
Vrasja e Liridona Ademajt/ Avokati i familjes së 30-vjeçares flet për Report Tv: Ju them me përgjegjësi të plotë, ajo u vra nga bashkëshorti
17 Janar, 21:52
-
Skënder Minxhozi: Rroftë Trump, poshtë Kushner!
17 Janar, 21:50
-
DASH shpall 13 individë dhe një entitet në Bosnjë si të padëshiruar, për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit
17 Janar, 21:30
-
1997, fëmijëria e shqiptarëve, lamë lodrat dhe luanim me armë! Esencë-Report Tv
17 Janar, 21:10
-
Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 20:56
-
'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë
17 Janar, 20:38
-
Autoriteti i Dosjeve propozim për Vilën 31 me ekspozita për jetën personale të Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes! Workshope për artin në diktaturë dhe ture me histori personale
17 Janar, 20:37
-
Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit
17 Janar, 20:17