A1Report përcjell situatën në 
Lazarat,Aliko:Kriminelët të shporren

A1Report përcjell situatën në <br />Lazarat,Aliko:Kriminelët të shporren
LAZARAT - Televizioni A1 Report, duke u përpjekur për të qenë gjithnjë sa më pranë publikut, ka transmetuar drejtpërdrejt nga hyrja e Lazaratit,situatën në fshatin famëkeq, aty ku policia prej tre ditësh ka ndërmarrë një superaksion antikanabis.

Përmes raportimit të drejtëpërdrejtë, A1 Report ka përcjellë zërin e kryekomunarit të Lazaratit Dasho Aliko si dhe të kryeplakut të Derviccianit Soti Goxhi Në fjalën e tij Dasho Aliko i bëri apel grupeve të inkrimuara që të shporren nga Lazarati pasi sipas tij fshati nuk mund të digjet prej 4-5 personave.

Ndërsa kryeplaku Goxhi tha se plumbat kanë hyrë edhe brenda banesave, ndërsa shtoi se banorët po qëndrojnë të izoluar në pjesë të banesave ku nuk preken nga plumbat.

Po ashtu gjatë transmetimit, kamera e A1 Report ka raportuar Live arrestimin e një prej personave të kërkuar nga policia, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, si pjesë e kriminelëve që vijojnë prej tre ditësh përleshjen e tyre me armë me policinë.

Ndërkaq më herët, u bë arrestimi i një tjetër personi të kërkuar nga policia. Marjon Shehu 29 vjeç është arrestuar nga forcat speciale të policisë në hyrje të fshatit të Lazaratit. Ndërkohë në pamjet e fokusuara nga kamera e A1 Report tregohet qartë tymi që del nga djegia e lëndës narkotike të gjetur nëpër magazinat e fshatit, si pjesë e aksionit antikanabis.

Në hyrjen e Lazaratit vijojnë të qëndrojnë forcat speciale të policisë të cilët kontrollojnë ccdo makinë që tenton të futet në fshatin e Lazaratit.
 
Aliko: Kriminelët të shporren, fshati nuk digjet për 4-5 persona


Kryetari i Komunës së Lazaratit Dasho Aliko, duke folur për A1 Report, i bëri apel banorëve të distancohen nga kriminelët ndërsa vetë grupeve të armatosura të inkriminuara që të shporren nga Lazarati pasi sipas tij fshati nuk mund të digjet për 4-5 persona siç i ka cilësuar ai.

“Unë uroj shërim sa më të shpejtë efektivit të policisë të plagosur që të rikthehet në punën e tij, po ashtu edhe dy barinj janë plagosur dhe kanë qenë banorët e lazaratit që i kanë marrë dhe i kanë dhënë ndihmën e parë. I bëj thirrje banorëve të Lazaratit të distancohen nga krimineli, ndërsa personave të armatosur dhe kriminelëve të shporren nga Lazarati sepse Lazarati nuk mund të digjet për 4-5 perona.” tha Aliko

Ndërsa në lidhje me takimin me ministrin Saimir Tahiri, Aliko tha se u bisedua për zgjidhjen e kësaj situate që sipas tij nuk është e mirë, por siç theksoi ai secili prej tyre parashtroi versionet e tij, pa dhënë shumë detaje se çfarë mund të jetë biseduar.

"Ne me Tahirin biseduam për zgjidhjen e kësaj situate. Ai kishte versionin e tij, dhe unë timen. Unë vazhdoj të bëj thirrjen që banorët të qëndrojnë larg kriminelëve, ndërsa ata persona të inkriminuar i bëj thirrje të shporren nga Lazarati sepse kjo situatë në Lazarat nuk është e mirë dhe duhet të marrë fund menjëherë." u shpreh Dasho Aliko

Goxhi: Plumbat kanë hyrë në banesa, banorët të strehuar
Kryeplaku i Derviçianit Soti Goxhi dha për A1 Report një pasqyrë të situatës në Lazarat ku tha se si pasojë e përleshjeve ka pasur dëmtime të shtëpive pasi plumbat kanë hyrë brenda banesave. Sipas tij banorët janë të strehuar në ambiente ku nuk preken nga plumbat, ndërsa shtoi se mësimi është zhvilluar i kufizuar.
 
“Mësimi është dhënë i kufizuar, fëmijët janë dërguar nga mësuesit në shtepi. Janë dëmtuar dhe thyer tjegullat e banesave, plumbat kanë hyrë brenda banesave, banorët po rrinë në pjesë ku nuk rrezikohen nga plumbat.” tha Goxhi

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Policia sekuestron një sasi të madhe të armëve të ftohta në Prishtinë

Kosovë/ Policia sekuestron një sasi të madhe të armëve të ftohta në Prishtinë