Arrestimi i tij në flagrancë është trasnmetuar Live në A1 REPORT, kur policia i vuri pranga menjëherë pas kontrollit në automjetin e tij në postbllokun Kordhoc në hyrje të fshatit Lazarat.
I arrestuari ndodhej në një makinë tip Range Rover me targa AA 596 DK.
Deri më tani numri it ë arrestuarve në këtë supëraksion antikanabis, policia ka arrestuar 8 veta.
Vetëm pak momente para këtij arrestimi që u trasnmetua Live në A1 REPORT ndërsa gazetari Arsen Rusta raportonte Live për zhvillimet nga fshati i Lazaratit, një tjetër person ran ë prangat e policisë.
Forcat e Policisë të vendosura në hyrje të Lazaratit arrestuan Marjon Shehun, 29 vjeç i shpallur në kërkim nga policia në listën prej 26 personave i dyshuar si pjesë e grupit kriminal që prej tre ditësh kanë qëlluar në drejtim të policisë.
Arrestimi i tij është bërë gjatë kontrollit rutinë që i bëhet tashmë prej tre ditësh të gjitha automjeteve të hyrje të Lazaratit.
Forcat speciale të policisë pasi kanë bërë verifikimin e identitetit të tij, e kanë shoqëruar për në polici si një nga kriminelët e kërkuar nga efektivët blu, të cilët vijojnë të përleshen me të shtëna qrmësh me policinë.
Trasmetimi LIVE i A1 Report i arrestimit
