A1Report zbardh kandidatët e PD 
Për Tiranën: Basha-Bregu-Kosova     

A1Report zbardh kandidatët e PD <br />Për Tiranën: Basha-Bregu-Kosova 

 

 
TIRANE - Ndërsa negociatat në qendër mes partive politike të opozitës ende nuk janë konkretizuar me ndarjen e zonave, Partia Demokratike dhe në bazë po shkon drejt mbylljes së kandidaturave për 61 bashkitë e vendit. Zona më e nxehtë mbetet bashkia e kryeqytetit ku kryesia e degës ende nuk ka formalizuar listën e kandidatëve, por baza sugjeron që të garojë kryetari aktual Lulzim Basha, ish-ministrja Integrimit Majlinda Bregu, ish-ministri i Shëndetësisë Halim Kosova, por lista vijon të jetë e ende e diskutuar për kryeqytetin.
 
Ndërsa në Shkodër dega e partisë sugjeron në këtë garë kandidatët, Sokol Ramadani, Voltana Ademi, Arben Muça, Bardh Spahia, Xhemal Bushati, Helidon Bushati.
 
Në Tropojë kandidatët Agron Demushi, Besnik Duzha, Xhevdet Hoxha.
 
Në Mirditë kryetari i degës Bardhok Filopati, Gjergji Prenga dhe Mentor Ndreu.
 
Në Lezhë kryesia e degës propozon kryetarin Paulin Marku, kryetarin e komunës së Shëngjinit Salvator Kacaj dhe Fran Frrokajn.
 
Në Durrës janë parashikuar kandidatët Grida Duma, Ardian Muka, Oerd Bylykbashi, Arqile Gorea ndërsa kandidat i mundshëm është Agron Duka nga Partia Republikane, e po ashtu edhe në Shijak parashikohet që kandidati t’i lihet Partisë Republikane.
 
Në kryesinë e degës së Kamzës janë dy kandidatë potencial, kryetari aktuale Xhelal Mziu dhe ish-deputeti socialist Asllan Dogjani.
 
Në Elbasan kryesia e degës parashikon kandidatë deputetët Luçiano Boçi e Ardian Turku, si dhe kandidatët Aurel Bylykbashi, Bledi Himçi, Ilir Dervishi, Edmond Bicoku, ndërsa Librazhdi do t’i përcjellë kryesisë së madhe kandidatët, Rrahman Gjeta, Fadil Alliu, Shefki Çota, Bujar Vreto, Ndriçim Lila, Islam Mana.
Në Berat kryesia e degës propozon kandidatët Lefter Maliqi, Xhevair Ngjeqari, Shkëlqim Hysaj, Arenc Berati.
 
Në Fier kryesia e degës i sugjeron kryesisë së PD deputetin Kozma Dashi dhe kandidatët Luljeta Seiko, Dritan Petova, Zana Numani.
 
Në Korçë kryesia propozon kryetarin e degës Andrea Mano dhe kandidatët Gjergji Mero, Ledia Aliolli, ndërsa në Pogradec baza propozon kandidatët Bajram Fejzullari, Armand Zerka, Fredi Pikuli, Edi Kapri.
 
Dega e Vlorës propozon kandidatët Moisi Meminaj, Vullnet Karalliu, Genci Deromemaj, Gramoz Nazaraku, ndërsa në Sarandë kryesia e degës propozon kandidatët Kreshnik Bozho, Ilir Nikolla, Arben Vogli.
 
Në qytetin jugor të Gjirokastër kryesia e degës propozon kandidatët Igli Kokalari, Ilia Kuro, Mimoza Çomo dhe kryetari aktual i komunës së Lazaratit Dasho Aliko.
 
Po ashtu A1Report sjell listën e plotë të kandidatëve në 61 bashkitë e vendit ku kryesitë e degëve në rrethe do t’i përcjellin kryesisë së madhe propozimet. Më pas kryesia e PD do të përzgjedhë kandidatët që do jenë në garën elektorale për zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Kandidatet e kryesive te degeve te PD per Bashkite

Tiranë: Lulzim Basha, Majlinda Bregu, Halim Kosova
Shkodër: Sokol Ramadani, Arben Muça, Voltana Ademi, Bardh Spahia, Xhemal Bushati, Edi Teli, Xhevdet Amulli, Helidon Bushati.
Vau i Dejës: Zef Hila- PDK.
Malësi e Madhe: Pjerin Spathari, Ferdi Sterkaj, Mimoza Rexhvelaj, Ramadan Lika, Anton Koka.
Pukë: Rrok Doda, Beqir Arifaj, Ndue Cara.
Tropojë: Agron Demushi, Besnik Duzha, Xhevdet Hoxha.
Has: Gëzim Ngjeçi, Myftar Dauti.
Kukës: Arif Rexhmati, Bashkim Shehu.
Mirditë: Bardhok Filopati, Gjergji Prenga Mentor Ndreu
Klos: Fehmi Hoxha, Abdulla Diku.
Bulqizë: Durim Balla.
Dibër: Rrahim Kaleci, Ilir Krosi, Bedri Kamberi, Sadri Laçi.
Durrës: Grida Duma, Agron Duka, Ardian Muka, Oerd Bylykbashi, Arqile Gorea.
Shijak: PR.
Kamzë: Xhelal Mziu, Asllan Dogjani.
Kavajë: Engjëll Cara, Mirazh Shkodra.
Rrogozhinë: Eqerem Deliu.
Elbasan: Aurel Bylykbashi, Bledi Himçi, Ilir Dervishi, Ardian Turku, Luçiano Boçi.
Librazhd: Shefki Çota, Bujar Vreto, Ndriçim Lila, Islam Mana.
Përrenjas: Ardian Zeneli, Bashkim Karriqi.
Lushnje: Darien Xhindole, Saimir Korreshi, Jakup Beqiri.
Divjakë: Irakli Gorea.
Fier: Kozma Dashi, Luljeta Seiko, Dritan Petova, Zana Numani.
Mallakastër: Agron Kapllani.
Ura Vajgurore: Bujar Hoxha, Justin Zyka, Irfan Dyli, Bardhyl Fesko.
Berat: Lefter Maliqi, Xhevair Ngjeqari, Shkëlqim Hysaj, Arenc Berati.
Kucovë: Myslym Haxhiu, Ilir Koxhaj,Ardian Sulovari,, muhamed Bregu
Skrapar: Hajredin Bakiasi.
Pogradec: Bajram Fejzullari, Armand Zerka, Fredi Pikuli, Edi Kapri.
Korçë: Andrea Mano, Gjergji Mero, Ledia Aliolli.
Kolonjë: Viktor Duro.
Përmet: Vasil Nikolla, Artan Shupuli.
Këlcyrë: Bujar Fezga, Arjan Kasaj, Arben Dosti.
Memaliaj: Melsen Çela, Bujar Kapllanaj, Gëzim Malkaj.
Gjirokastër: Igli Kokalari, Ilia Kuro, Dasho Aliko, Mimoza Çomo
Libohovë: Altin Çomo.
Vlorë: Moisi Meminaj, Vullnet Karalliu, Genci Deromemaj, Gramoz Nazaraku, Gentian Hamzaraj.
Selenicë: Ilia Seferi, Pilo Toto.
Himarë: Orest Çika.
Sarandë: Kreshnik Bozho, Ilir Nikolla, Arben Vogli.
Delvinë: Dhurim Alimani.
Kurbin: Ilir Pjetri.
Mat: Nezir Rizvani, Rustem Nuzi, Alfred Ahmetcenaj.
Peqin: Diell Çela.
Cërrik: Servet Duzha.
Gramsh: Kastriot Zera.
Tepelenë: Vehip Çela, Eshref Shehu.
Roskovec: Gëzim Çaushi.
Maliq: Xhevdet Belishta, Alfred Berberi.
Belsh: Asqeri Kuqja.
Konispol: Ismail Mystaraj, Petrit Mulla, Fatmir Shero.
Krujë: Shkëlzen Hoxha, Vullnet Topalli, Auron Kalaja.
Devoll: Ardian Maho, Arben Miza, Valter Miza, Artan Zaimi.
Vorë: Fiqiri Ismaili, Ymer Marku

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë