AAK akuzon ambasadorin kosovar
në Shqipëri:Po blen vota nga Blloku

AAK akuzon ambasadorin kosovar<br />në Shqipëri:Po blen vota nga Blloku
Dy ditë para seancës konstituive në Parlamentin e Kosovës, mediat në Prishtinë shkruajnë se ka nisur blerja e votive nga PDK-ja e Hashim Thaçit.
 
Sipas mediave kosovare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka akuzuzar kryeministrin në detyrë Hashim Thaçi për blerje deputetësh, e ndërsa për të bërë këtë gjë po përdoret Ramiz Lladrovci, Ambasadori i Kosovës në Shqipëri.
 
Dyshimet në partinë e Ramush Haradinajt erdhën pasi që Lladrovci (ambasadori i Kosovës në Shqipëri) i telefonoi Bali Muharremajt, deputetit të AAK-së dhe i tha se “një njeri i madh dëshiron të të takojë”.
 
Ndërkohë sipas mediave kosovare Ramiz Lladrovci i ka përgënjeshtruar këto deklarata. Dy blloqet më të mëdha politike në Kosovë kanë dy ditë afat për të siguruar mbështetjen e deputetëve nga radhët e komuniteteve pakicë para vazhdimit të seancës konstituive të 18 shtatorit.

Kjo seancë që filloi nga data 17 korrik nuk është përmbyllur pasi që ende nuk është zgjedhur kryetari i Kuvendit dhe pesë nënkryetarët. Në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Partia Demokratike e Kosovës pritet që të propozojë e para kandidatin për kryetar të Kuvendit.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje