AAK: Dështimet 100 ditëshe të qeverisë në fushën e sigurisë
PRISHTINË, 31 Mars/ATSH/.- Partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot përmes një deklarate për shtyp akuzon qeverinë Mustafa, pasi është treguar e paaftë për të krijuar besueshmëri përballë sfidave të politikave të mbrojtjes dhe të sigurisë në të gjithë sektorin e sigurisë në vend. AAK ka renditur në 12 pika dështimet e qeverisë Mustafa […]
/ATSH/.- Partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot përmes një deklarate për shtyp akuzon qeverinë Mustafa, pasi është treguar e paaftë për të krijuar besueshmëri përballë sfidave të politikave të mbrojtjes dhe të sigurisë në të gjithë sektorin e sigurisë në vend.
AAK ka renditur në 12 pika dështimet e qeverisë Mustafa në 100-ditëshin e qeverisjes në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.
"Qeveria ka dështuar në krijimin e sigurisë dhe besimit te qytetarët, ku si rezultat i kësaj mossigurie, ikën mbi 100 mijë qytetarë nga Kosova. Qeveria (MFSK) nuk arriti akoma procedimin dhe amandamentimin e ligjit për FAK-un, njëherit nuk arriti t'i realizojë detyrimet kushtetuese, e që duhet të jetë Ushtria e Kosovës. Qeveria akoma nuk ka krijuar një klimë sigurie dhe mirëbesimi për sigurinë e qytetarëve kundër shkallës së nxitjes së terrorizmit dhe përhapjes së tij edhe në vendin tonë", thuhet në komunikatën e AAK-së.
Sipas AAK-së, qeveria nuk i ka përmbushë detyrimet e saj politike përballë partneritetit ndërkombëtar, me asnjë vizitë të nivelit të lartë misioneve të saj, si KFOR-it, selisë së NATO-s,
OSBE-së, Zyrës së BE-së etj.
"Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe Sigurisë (DMPS) i AAK-së, vlerëson se, përgjithësisht, qeveria në këto 100 ditë, nuk ka treguar përgjegjësi dhe aftësi politike e kadrovike të menaxhimit dhe ekspertizës për t'iu ofruar qytetarëve të vendit klimën e mirëbesimit, sigurisë dhe mbrojtjes, që atyre iu duhet më së shumti në të gjitha nivelet e saj", përfundon deklarata e AAK-së./KosovaPress/
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.2%
-
Jo
52.9%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 2288
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56