Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e dënon ashpër sulmin ndaj jetës së gazetarit të televizionit Klan Kosova, Milot Hasimja.
PRISHTINE- AAK e konsideron këtë sulm një akt makabër, të adresuar jo vetëm kundër jetës së gazetarit Hasimja, por edhe kundër lirisë së medias në përgjithësi. AAK fton organet e rendit dhe të drejtësisë që sa më parë t’i identifikojnë dhe t’ua japin dënimin e merituar autorëve të këtij krimi, kurse gazetarit të mirënjohur, Milot Hasimja, i uron shërim sa më të shpejtë dhe kthim në profesionin e tij të shenjtë të gazetarit.
Fjala e lirë dhe profesioni i gazetarit nuk duhet në asnjë mënyrë te jenë cak i veprimeve të tilla të shëmtuara, andaj shteti dhe shoqëria e kanë për obiligim të bëjnë punën e tyre në krijimin e kushteve të duhura dhe të sigurisë në punën e gazetarit në vendin tonë.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com