Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, NISMA Social-Demokrate dhe disa subjekte nga radhët e minoriteteve në Kosovë, janë ankuar të shtunën në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me mos certifikimin e subjektit dhe kandidatëve për deputetë.
Sipas tij, AAK dhe NISMA, kanë bërë ankesë për mos certifikim të subjektit dhe kandidatëve për deputetë nga subjektet politike përkatëse për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.
Edhe partitë tjera të minoriteteve, Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës(PDAK), Partia e Ashkalive për Integrim, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK) dhe Socialdemokratska Unija – Duda Balje, kanë bërë ankesa të ngjashme. Zyrtarë të PZAP-së kanë thënë se bazuar në deklarimin e 22 janarit të kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, palët kanë të drejtë të ankohen brenda 24 orëve, pas pranimit të shkresës zyrtare.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të premten nuk certifikoi listat zgjedhore të subjekteve politike Vetëvendosje (VV), Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pasi këto parti nuk i kishin zëvëndësuar kandidatët për të cilët Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) kishte thënë se nuk janë në përputhje Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme.
Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim i rekomandoi KQZ-së që t'i certifikojë të gjithë kandidatët për deputetë, të cilët janë në kuadër të listave zgjedhore të subjekteve politike.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4364
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Augustin Palokaj: BE-ja vazhdon të improvizojë me Kosovën
13 Janar, 17:35
-
Ngjela për Report TV: Shqiptarët e Maqedonisë duhet të kërkojnë shkëputjen dhe t’i bashkohen Kosovës! Albin Kurtit i kanë rënë aksionet në sondazhe
6 Janar, 19:16
-
Ndërrimi i viteve në Kosovë, hedhja e fishekzjarreve del jashtë kontrollit! Një person i plagosur, makina e banesa të dëmtuara në Prizren
31 Dhjetor 2024, 23:00
-
Edon Zhegrova në formacionin e vitit në Francë
30 Dhjetor 2024, 10:55
-
Augustin Palokaj: Masa të padrejta, të paqarta, të pakufizuara dhe jotransparente
23 Dhjetor 2024, 20:10
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor 2024, 08:39
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor 2024, 16:00
-
Demush Shasha: Testi i vitit 2025
12 Dhjetor 2024, 08:54
-
Bislimi akuzon Serbinë se po tenton të ndalë ndihmën e Kosovës për bujqit shqiptarë në Luginën e Preshevës
10 Dhjetor 2024, 21:16
-
Sveçla: Pjesëtarë të Listës Serbe janë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri
10 Dhjetor 2024, 16:31
-
Këshillit të BE-së i kërkohet që ta shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim
10 Dhjetor 2024, 16:11
-
Zyrtare/ UEFA i dha fitoren në tavolinë Rumanisë, FFK ankohet në CAS për racizmin e Bukureshtit: Kosova kërkon të drejtën që meriton
5 Dhjetor 2024, 11:40