AAK në Obiliq, Haradinaj kërkon
votën në vendin e dritave dhe tymit

AAK në Obiliq, Haradinaj kërkon<br />votën në vendin e dritave dhe tymit
 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot ishte në vendin që në zgjedhjet lokale doli fitues kandidati i saj. AAK e ka kërkuar votën edhe nga qytetarët e Obiliqit, vend ky i dritave dhe tymit të tepërt.

Këto të dyja janë me bollëk, por me bollëk kanë qenë edhe votat që kandidatit të AAK-së, Xhafer Gashit i dhanë fitoren në zgjedhjet lokale që u mbajtën në dhjetorin e kaluar.

Për këto vota, sot i falënderoi edhe i pari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, që kishte shkuar edhe njëherë që tua kërkoj besimin për votë.

Haradinaj, u tha qytetarëve të Obiliqit, se ata i kishin dhënë një mesazh shpresëdhënës për fitoren e AAK-së edhe në zgjedhjet nacionale.

Haradinaj: Mesazhin për fitore e morëm prej Obiliqit

“Ishte një kohë jo e lehtë, e ju na e dhatë një mesazh gjithashtu që me konceptin e Aleancës ka vend edhe fitorja. Na e morëm këtë mesazh prej juve dhe tash po e nisim edhe për në zgjedhjet nacionale”, ka thënë Haradinaj.

E pa i kujtuar edhe dëshmorët, ata që dhanë jetën për lirinë e vendit, Haradinaj tha se nuk mund të shpaloste programin e tij politik.

E me këtë program Haradinaj, synon fitoren dhe pozitën e kryeministrit, duke e akuzuar qeverisjen e kaluar se nuk ka ditur të qeverisë me vendin.

Haradinaj:Nuk duhet të nisemi prej asaj që është qeverisë deri më tani

“Janë bashkuar të gjitha argumentet që ne ta bëjmë vendin si duhet. Kosova mund të bëhet. Nuk duhet me u nisë prej gjendjes së sotme, dhe prej asaj se si është qeverisur deri më tash. Ata nuk e kanë kuptuar se çka është mënyra e qeverisjes”, ka thënë Haradinaj.

E sipas tij një mandat më shumë për qeverisjen e kaluar, do të ishte fatal.

Ndërkaq nënkryetarë i AAK-së, Blerim shala tha se drejtimit të ri i duhet dija, guximi, ndershmëria, pastërtia dhe cilësia politike të cilinë AAK-ja e ofron. Mirëpo Shala t ha se këtij drejtimi, mbi të gjitha i duhet përkrahja vlerësimi dhe vullneti i qytetarëve.

Shala: AAK-së i duhet përkrahja e juaj

“ Jeta më e mirë për gjithw ju qytetarë të Kosovës, është pran jush sot si marrëveshje politike të cilën e ofrojmë ne si politikan. Drejtimi I ri është kontratë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për qytetarët e Kosovës. Është kontratë pune dhe mirëqenie për qytetaret, është kontratë detyrimesh dhe përgjithësisht për ne, është kontratë suksesi për gjithë ne, për shtetin e Kosovës. Jeta më e mirë është në duart e qytetarët e Kosovës si vendim, pak javë më vonë, i cili shprehet si vullnet i juaj për ta pranuar drejtimin e ri”, tha ai. /KosovaPress/
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë