PRISHTINË, 23 Dhjetor/ATSH/.- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka larguar nga partia tre anëtarë të saj në degën e Kaçanikut.
Këtë largim e ka përshëndetur edhe dega kryesore në Prishtinë, e cila thotë se këto largime janë pjesë e pastrimit dhe reformës së nisur, bëri të ditur KosovaPress.
"Në kuadër të procesit të brendshëm të reformës, zhvillimit dhe strukturimit të mëtejshëm, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e konsideron pozitiv dhe pjesë të pastrimit të paralajmëruar, largimin nga partia të tre anëtarëve të saj në Kaçanik. AAK përcjell edhe një herë përkushtimin e saj për rimobilizim të radhëve në terren dhe reformë të thellë në të gjitha nivelet, prej nivelit qendror dhe deri në nivelet lokale", thuhet në një njoftim të kësaj partie.
AAK konsideron se kushdo që nuk ndihet pjesë e Aleancës, është mirë që tashmë të largohet./m.m/












