Ish-Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, e sheh si pozitive perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor që aspirojmë drejt anëtarësimit në BE.
I pyetur për rolin e Shqipërisë, gjatë një interviste dhënë për RTSH politikani shqiptar i Malit të Zi shprehet i bindur kur thotë se bashkë me Serbinë, janë dy shtete që kanë në dorë stabilitetin në rajon.
“Kemi dy shtete më të mëdha se të tjerët, Shqipëria dhe Serbia, dhe politika bëhen prej atyre shteteve, dhe ky rajon ose ka stabilitet ose shkon në një konflikt të ftohtë. Rolin e Shqipërisë e shoh jashtëzakonisht të rëndësishëm, si një frymë për të ndërtuar ura ndaj popujve të tjerë. Nëse Mali i Zi futen në BE, dhe asnjë shtete tjetër nuk futet, nuk mendoj se do të kemi ndonjë përfitim të jashtëzakonshëm. E njëjta gjë vjen edhe për Shqipërinë, por Shqipëria ka marr drejtimin e vet”, u shpreh Abazoviç
Pak muaj nga mbajtja e zgjedhjeve në Kosovë, duke i konsideruar ende të ngrira marrëdhëniet me Serbinë, ish-kryeministri i Malit të Zi sheh edhe anën tjetër të medaljes.
“Kryeministri Rama, por edhe vetë, kemi shfrytëzuar një energji për të afruar pak qëndrimet por nuk ka pasur shumë sukses në këtë në të kaluarën. Shpresoj që me zgjedhjet e reja do të vijë një frymë e re. Ato shtete duhet të gjejnë mënyrën për të bashkëpunuar”, u shpreh ai.
Për Abazoviç ardhja e Trump në krye të SHBA-ve, nuk rezervon surpriza.
“Ndoshta është personi që mund të jetë një shan për ne. Në katër vitet e fundit në Ballkan nuk janë kryer punë, ndoshta me Trump kjo do të shkojë më mirë. Në nivel global nuk kemi asnjë shtete që është më partner se SHBA në politikat ndërkombëtare”, tha Abazoviç.
Këto deklarata politikani shqiptar i Malit të Zi i bëri, me ardhjen e tij në Tiranë enkas për Bienalen e karikaturës.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
18.3%
-
Jo
75.2%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 109
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bashkëpunimi i BE-së me Turqinë, Greqia: Pa respektimin e vlerave nuk mund të ndodhë
24 Mars, 22:07
-
Trump do të vendosë tarifë doganore 25% ndaj shteteve që blejnë naftë dhe gaz prej Venezuelës
24 Mars, 21:41
-
Shqipëria në BE? Shehi: Rama po përdor mirazh të vjetër, premtim elektoral! Xhafaj: Vetëm PS e integron vendin! Kapri: 30 vite e njëjta histori Xhaferri: S'realizohet!
24 Mars, 21:36
-
Skandal në administratën Trump/ Gazetarit i dërgohen planet sekrete të sulmeve në Jemen
24 Mars, 21:30
-
10 gjëra që ndoshta nuk i dinit për ndikimin rus në Ballkan
24 Mars, 21:25
-
Sot 26 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s kundër regjimit të Millosheviçit, Sheholli: Shqiptarët duhet t'i jenë falenderues brez pas brezi Aleancës e SHBA-ve
24 Mars, 20:56
-
Shqipëria drejt Evropës me tren të shpejtë? 'Starline' propozon rrjet hekurudhor që do të transformojë udhëtimet në kontinent, Tirana në linjën 'Lisbonë-Kiev'
24 Mars, 20:35
-
Ylli Pata: Pse argumenti BE është kthyer në ankthin e fushatës së Berishës
24 Mars, 20:30
-
Bisedimet në Riad për luftën Rusi-Ukrainë, Krisafi: Armëpushim i pjesshëm ndaj objekteve të energjisë dhe porteve, SHBA ka qasje pozitive ndaj Kremlinit
24 Mars, 19:57
-
Raporti i DASH fundosi Berishën, Ngjela: Saliu ka devijacion psikik, e ka kap deliri i personit nën akuzë! Duket se i ka çuar Trumpit njerëz me çanta, e di si veten
24 Mars, 18:36
-
Nesër BE miraton 922 milionë euro për Shqipërinë nga Plani i Rritjes, Komisionerja Marta Kos: Urime, ndër të parat në Ballkanin Perëndimor që përfitoi
24 Mars, 18:21
-
Tarifat doganore të Trump ndaj Evropës, Komisioneri i Tregtisë së BE-së nesër në Uashington
24 Mars, 17:03