/ATSH-AFP/ - Australia do të pranojë një kontigjent shtesë prej 12 mijë refugjatësh në formë solidariteti ndaj krizës së emigrantëve që braktisin Sirinë dhe Irakun, njoftoi sot Kryeministri australian, Tony Abbott.
Australia ka pranuar të zgjerojë në Irak dhe në Siri me kërkesë të SHBA-së angazhimin e saj përkrah forcave ushtarake në fushatën e sulmeve ajrore ndaj grupit të Shtetit Islamik, bëri të ditur Abbott për median.
Në përgjigje të opinionit publik që i kërkonte përfshirje më të gjerë të Australisë në krizën e emigrantëve, Abbott tha se shteti i tij do të intensifikonte ndihmë financiare në mbështetje të personave të zhvendosur në shtetet fqinjë të Irakut dhe Sirisë.
"Australia do të presë 12 mijë refugjatë një shifër e shtuar e personave të larguar për shkak të konfliktit në Irak dhe në Siri", deklaroi Abbott.
Kontigjenti prej 12 mijë refugjatëve i shtohet numrit prej 13500 refugjatëve që Australia do të presë aktualisht çdo vit.