Abetarja e Përbashkët
fluks kërkesash nga Kosova

Abetarja e Përbashkët<br />fluks kërkesash nga Kosova
TIRANE- Gjashtë shtëpi botuese kanë tërhequr deri më tani paketën informative mmbi abetaren e përbashkët midis Shqipërisë dhe Kosovës, por fluksi i atyre që kanë shfaqur interes është shumë më i lartë, sidomos i shtëpive botuese nga Kosova. "Ka pasur një interesim jashtëzakonisht të madh nga shtëpitë botuese.

 Në ministrinë e Arsimit tonën, deri tani e kanë tërhequr paketën që do të thotë që përveç interesimit, ato të kanë filluar punën, 6 shtëpi botuese", - ka shpjeguar Jovan Kristiqi, këshilltar i Ministrit të Arsimit. Fituesi i kësaj abetareje të përbashkët do të shpallet me datë 3 prill 2012, dhe ka si kusht kryesor, përveç programit, është edhe bashkëpunimi mes një shtëpie botuese nga Shqipëria me një nga Kosova.

 Abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë pritet që në vendin tonë të qarkullojë përkrah edhe tre të tjerave që janë aktualisht në treg, në kuadër të reformës së Altertekstit. Çmimi i saj është parashikuar të jetë rreth 700 lekë, ndërkohë që në Kosovë ajo do të kushtojë 2000 lekë, ose rreth 14 euro.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Hummels po pret transferimin te Real Madridi, 'Galaktikët' marrin vendimin

Hummels po pret transferimin te Real Madridi, 'Galaktikët' marrin vendimin