/ ATSH/. - "Abstrakt dhe Kolazh", ekspozita personale plot ngjyra, dinamikë dhe jetë e piktorit të njohur Agron Hoti, është edhe evenimenti më i fundit kalendarit artistik të Galerisë Kombëtare të Arteve, i cili fton miqtë e artit në këto ditë të nxehta korriku, të përjetojnë ndjesi ndryshe nëpërmjet sodisjes së punimeve shpërthyese së artistit.
Agron Hoti i cili jeton në Verona, ka sjellë në këtë ekspozitë gjëndjen e tijë shpirtërore nëpërmjet 14 punimeve abstrakte, disa në cikle me ngjyra si dhe dy tablo të mbajtura me tonalitete bardh e zi, të cilat artisti i ka realizuar gjatë viteve 2010 - 2015.
Veprat e Hotit shpalosin energji pozitive dhe komunikojnë lehtësisht me publikun e çdo moshe.
Drejtori i GKA Artan Shabani, piktori Agron Hoti dhe kuratori i ekspozitës Ylli Drishti
"Piktura e tij i përket shkollës së ekspresionizmit abstrakt e cila në themel të saj ka mjeshtra të mëdhenj si Pollock, De Kooning, Kline etj, për të cilët spontaniteti, improvizimi dhe procesi, kishte rëndësinë më të lartë" është shprehur gjatë konferencës për shtyp edhe vetë Drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve Artan Shabani.
Sakaq edhe kuratori i ekspozitës Ylli Drishti u shpreh se "Karakteristika themelore e tablove abstrakte të Hotit, që në fillimet e tij është raporti që ai ka vendosur me ngjyrat potente në telajot e veprave të tij".
"Ai preferon tablo abstrakte dekorative, jo sipas skemave klasike, por që brenda tyre të ndjehet lëvizje, hapësirë dhe lojë e strukturave të njollave që ai krijon duke realizuar vepra me një fantazi jo të zakonshme" vijoi Drishti në fjalën e tijë.
Në ndër punimet e piktorit Agron Hoti
"Kjo cilësi shprehëse e brendshme ka lidhje me shpirtin pasionant, kërkues dhe shijen e veçantë estetike", theksoi kuratori i ekspozitës", shpjegoi Drishti.
Vetë artisti, piktori Agron Hoti pasi falënderoi stafin e GKA-së i cili i dha mundësinë e papërsëritshme", siç e quajti ai, "për të hapur këtë ekspozitë. U shpreh se: "Është hera e parë që ekspozoj në Shqipëri dhe për këtë jam i emocionuar dhe i lumtur, pranda mendoj se fjalët janë të tepërta e se është më mirë të flas përmes pikturës sime".
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 30 Korrik 2015.
/Shqiptarja.com