Deputeti i PS Erion Braçe, u ndal gjatë fjalës së tij në Kuvend tek pyetjet e opozitës, drejtuar kreut të SPAK Altin Dumani.

Braçe tha se seanca të tilla plenare nuk janë bërë edhe në vende të tjera europiane, ku sipas tij janë arrestuar kryeministra e ministra në detyrë.

‘Unë nuk kam parë seancë të tillë si kjo as në Itali, as në Francë ku është arrestuar presidenti, as në Gjermani, as në Austri ku u arrestua kryeministri. Ka një arsye pse në këto parlamente nuk ekziston një seancë e tillë për shkak të respektit ndaj drejtësisë. Nuk ndodh në asnjë parlament që një i pandehur dhe nën gjykim t’i kërkojë llogari prokurorit të tij, është shkelje e rëndë e etikës. Kam dëgjuar edhe sot këtu që e shënjojnë SPAK si arsye për disa fenomene që ndodhin në ekonomi, u kërkua llogari prokurorit për zhvlerësimin e euros, që prokurori të merret me kursin e këmbimit të lekut kjo nuk është detyrë e tij.

Kur bëmë reformën patëm parasysh që të ndajmë drejtësinë nga politika, prokurori i SPAK emërohet nga KLP dhe KLP nuk emërohet nga politika, por nga vet trupa e prokurorëve. Njëri thoshte unë dua të arrestohet filani dhe më pas kur arrestohet ai, thotë pse ai dhe jo ky tjetri.  SPAK ka detyrë të ushtrojë ndjekjen penale ndaj zyrtarëve të larë të shtetit dhe krimit të organizuar. Ajo që është bërë për krimin e organizuar meriton vlerësim’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Nuk i bëri asnjë pyetje, Berisha sulmon Dumanin ‘pas shpine’ kur ikën nga Kuvendi: Mashtrues ordiner, i shpifur! Blushi: Patronazhist (VIDEO)