TIRANË- Sali Berisha i pandehur për aferën Partizani nuk i kishte adresuar asnjë pyetje kreut të SPAK, i cili raporti në Kuvend për punën e vitit që lamë pas Gjatë fjalimit të Dumanit dhe përgjigjeve ndaj opozitarëve, Berisha qëndroi i heshtur në sallë, por sapo kreu i SPAK la sallën ai lëshoi një lumë akuzash pas shpine.

Berisha e cilësoi drejtuesin e SPAK-ut avokat të vjedhjeve më të mëdha në historinë e vendit dhe të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke përmendur çështjet e inceneratorëve, marrëveshjen me CEZ dhe projektet e mëdha infrastrukturore.

“Ju, avokatët e Dumanit, të kapurit peng të Edi Ramës, nuk duhet të harroni se për qytetarët shqiptarë, që vetëm me CEZ kanë humbur miliona euro fatura të certifikuara për shkak të pazareve që Rama ka bërë me CEZ, ndërkohë që auditi ndërkombëtar i thoshte ‘mos bëj marrëveshje, sepse qeveria shqiptare është në pozitën e fituesit’, por këto i mbulon Dumani dhe dumanët”, tha Berisha.

Kreu e SPAK e quajti mashtrues ordiner, të shpifur e deri tek avokat i familjes Rama, ndërsa kjo ishte hera e patë qe Berisha përballej me Dumanin më Kuvend që pasi ndaj tij nisën hetimet për aferën Partizani.

“Janë 140 mln për djegësin Tiranës që nuk ka gjurmë dhe ai thotë po vazhdojmë hetim paraprak, mashtrues ordiner që del këtu dhe përpiqet të mbrojë nga flakët djegësve Ramën, kryearkitektin e tyre”, tha Berisha.

Sulmet nuk i kurseu as Tedi Blushi i cili e quajti Dumanin patronazhist që mban Ilir Metën në qeli pa prova.

“Një patronazhist në krye të një strukture që ka vetëm një qëllim, jo të ndëshkojë korrupsionin, por vetëm të godasë pluralizmin politik. Është bërë gati më shumë se një vit që Meta ndodhet në izolim ekstrem i rrëmbyer në mënyrë kriminale për llogari kriminale të Ramë dhe qëndron në izolim pa asnjë fakt dhe pas asnjë provë penale”, tha Blushi.

Përgjigjen për sulmet ua dha ministri Toni Gogu, i cili u kujtoi se SPAK ua shfryu tullumbacet opozitës me shifrat e publikuara gjatë raportimit të Dumanit. Ndërsa, për sulmet personale ndaj Dumanit Gogu tha se nuk duhet të ketë më fletërrufe personale, duke theksuar se PS ka hequr duart nga dosjet personale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:56
‘E urdhëron Rama’/ Deputetët e opozitës në kor kundër Dumanit: Mashtrues (VIDEO)

Pas rreth më shumë se 120 minutash pyetje-përgjigje në Kuvend, deputetët demokratë ngelën të pakënaqur me raportimin e kreut të SPAK-ut Altin Dumani dhe shfrytëzuan dy minutëshin që kishin për ta sulmuar kryeprokurorin e posaçëm.

Nga foltorja e Kuvendit, lideri i PD-së, Sali Berisha e quajti mashtrues ordiner që përpiqet të mbrojë Ramën, teksa Altin Dumani ishte larguar pak minuta më parë nga salla.

Sali Berisha: Ju, avoketërit e Dumanit, të kapurit peng të Edi Ramës, nuk duhet të harroni këtu se për qytetarët shqiptarë që vetëm me CEZ-in kanë humbur 630 milionë euro, fatura të certifikuara nga kompani ndërkombëtare, për shkak të pazarit që Edi Rama ka bërë me kompaninë CEZ. Por këto i mbulon Dumani dhe dumanërit. Një mashtrues ordiner që del këtu dhe përpiqet të mbrojë nga flakët e djegësve Edi Ramën, kryeartikektin e tyre. Ai që e pëson nga ky qëndrimi i tij dhe i tyre është qytetari shqiptar, i cili pagoi sa qimet e kokës 400 milionë euro për inceneratorët që nuk kanë as nam as nishan sot.

Jorida Tabaku: Si kryetare e Komisionit Hetimor të inceneratorëve kam sjellë 12 padi të veçanta, duke nisur nga kryeministri Rama. asnjë prej tyre nuk është sot para drejtësisë.

Lucciano Boçi: Kur lexuat pyetjen “pse SPAK e ka shpallur të paprekshëm Edi Ramën”, kjo pjesa këtu (drejtohet nga PS) u gajas shumë. Dhe në fakt më shumë se unë, duhet të shqetësoheni ju pasi nëse ne u akuzojmë se si institucion jeni bërë instrument i pushtetit, këta e dinë shumë mire dhe e besojnë. Nuk e besojnë kurrë që ai kryeministër do vijë një ditë dhe do pyetet atje. Për çështjen e krimit zgjedhor në Shkodër, mu referuat që kam dhënë indicie. Ka ardhur kryetarja e PD-së në SPAK dhe është intimiduar se do akuzohet për kallëzim të rremë. Ndërsa unë u kam kërkuar takim dhe kam marrë përgjigje nga asistentja juaj se “nuk mund t’ju takoj”.

Elda Hoti: Ju thatë se nuk bëni arrestime, po a bashkëpunoni ju me policinë e shtetit? Si ka mundësi që SPAK nuk verifikon rolin e kryeministrit në skemën e pastrimit të parave të karteleve dhe thotë nuk e njeh çështjen “Aruba”. Kjo është kapja e drejtësisë dhe zotit Dumani që nuk guxon të veprojë ndaj ministrave dhe aq më pak kur përmendet kryeministri.

Tedi Blushi: Sot dëgjuam jo një drejtues prokurorie, por një patronazhist në krye të një strukture që ka pasur dhe ka vetëm një qëllim: jo të ndëshkojë korrupsionin dhe krimin, por të godasë pluralizmin politik. Është bërë më shumë se një vit që Ilir Meta ndodhet në izolim ekstrem, i rrëmbyer në mënyrë kriminale për llogari të Ramës.

Klevis Balliu: Duhet të jemi më të sinqertë me qytetarët, të mos themi po hetojmë, por të themi po bëjmë sikur hetojmë që të na rrojë partia dhe të na rrojë qeveria.

Ora 21:31
Balla: Opozita udhëhiqet nga hallet e Sali Berishës! Harrojnë se kush është interesi i Shqipërisë

 

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se opozita shqiptare nuk po reflekton.

Ai tha se opozita udhëhiqet nga hallet e Sali Berishës dhe se kanë harruar se kush është halli i Shqipërisë.

“Qytetarët me të drejtë dinë të bëjnë dallimin e madhe dhe ju nuk keni reflektuar. Për fatin e keq të opozitës, ajo që ka mbetuar nga PD, vazhdon të udhëhiqet nga hallet e Sali Berishës. Dikush këtu tha tre udhëheqësit e e opozitës, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Jamarbër Malltezi, sot e mora vesh që Jamarbër Malltezi është udhëheqësi i opozitës. Një tjetër që merrej me dosjen e ‘Partizanit’, e kam dëgjuar shpesh që vejen këtu dhe vërvit për ca individë që kurrë në jetë nuk më ka rënë mundësi që t’i njoh.

Kur dëgjova, një histori se i kishte shkruajtur një qytetarë këtij, për drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, mu kujtuar një histori, sesi vetë personi ishte kthyer në dëshmitar spiun i kolegëve Margarita dhe Milto Kostaqi, të cilët u internuar, pasi ai kishte shpikur një histori. Në atë kohë natyrshëm të dënonin pa prova. Prandaj të nderuar kolegë, kjo seancë sot tregoi diferencën mes nesh dhe jush. Në asnjë prej rasteve, deputetët e PS-së nuk iu referuan një dosje edhe pse me të drejtë, në disa raste kemi çështje për të ngritur. Por rregulli është i qartë, ne nuk bëjmë avokatin e kujdo apo njerëzve të familjes tonë politike që hetohet, ndalohet nga drejtësia. Ndërsa ju u rrekët duke treguar se kush e do më shumë udhëheqësin, duke qenë se interesi i Shqipërisë sot është që t’i mbështesim këto institucione të drejtësisë. Sot ai kaloi në fyerje personale ndaj prokurorit. Një gjë po ua them, edhe 100 herë të kthehem pas, të njëjtin kallëzim për Sali Berisha do ta bëja prap.”, tha Balla.

Ora 20:57
Blushi vijon sulmet ndaj Dumanit: Sot luajti melodinë e turpit! Meta mbahet në burg pa prova

 

Deputeti i PL-së Tedi Blushi ka vijuar akuzat ndaj kreut të SPAK Altin Dumani, teksa tha se drejtuesi i SPAK tha sot në Kuvend, luajti melodinë e turpit.

Sipas Blushit, Ilir Meta mbahet në burg pa prova, teksa hedh akuza se është arrestuar me urdhër të Ramës.

“Në regjimi parti-shtet si ky i Ramës, i cili doli edhe në raportin e ODIHR, korrupsioni, krimi dhe drejtësia, nuk konsiderohen si armiq, por si aleatë, sipas parimit të gjithë për një, dhe një për të gjithë. Është iluzion tragjik, të mendosh se në një shtet ku të gjithë instucionet drejtohen nga një dorë e vetme, të mendosh se korrupsioni është i centralizuar dhe drejtësia jo.

Altin Dumani, luajti sot në këtë sallë, melodinë e turpit, atë të mbulimit të aferave të Ramës dhe kjo për lejuar vjedhjet e tij. Për cfarë suksesesh të SPAK mund të flasim sot, ku jemi vendi i parë në Europë dhe vendi i dytë për rushfet. Ndërsa Dumani raportonte këtu për sukseset imangjianre, 90 mijë euro u grabitën edhe sot nga inceneratori fantazëm i Tiaraës. 95 mijë euro u grabitën sot nga ‘Tigrat e Bangladeshit’ në Vlorë. Ndërkohë asnjë fjalë për vjedhjen e fondeve të IPARD, Eco Park, për aeroportin e Vlorës, për miliardat e zhdukur të rindërtimit, ëtj,. Të gjitha këto, të cojnë tek një emër, Edi Rama. Por kur bëhet fjalë për kundërshtarët politikë, hetimet ecin me shpejtësi marramendëse. Rrëmbimi kriminal dhe burgosja e Ilir Metës, është dëshmia e kapjes dhe shpërfytyrimit të shtetit ligjor. Ish-presidenti i Republikës, mbahet në një izolim ekstrem, pa prova dhe jo për faktin se ka vjedhur, abuzuar me detyrën, por se Edi Rama urdhëroi SPAK-un nga tribuna e PS-së, që ta arrestonte dhe ta rrëmbente politikisht përpara zgjedhjeve farsë të 11 mjait. Më e rëndë akoma është fakt se kjo strukturë, e cila duhet të jetë elita, arrestohen një ish-zyrtarë bazuar në një ligj që nuk ekziston. Nëse një ish-president mbahet në burg për një 1 vit pa prova, ky është një mesazh për cdo qytetar të kësaj republike”, tha Blushi.

Ndërsa për hetimet ndaj Ballukut, tha se marrja e pandehur e zv.kryeministër është e vonuar.

“Edhe marrja e pandehur e Belinda Ballukur, nuk ka asnjë interes për opinionin publik, pasi është e vonuar dhe nuk ka një efekt real. Çdo kontratë e firmosur nga ajo, do vijojë të rrjepë paratë e shqiptarëve. punimet marramendëse dhe tenderat klientelistë të saj, do vijojnë pa u ndalur. Pse? Sepse për Altin Dumanin, përgjegjësia penale trajtohet vetëm si statistikë, ndërsa dëmi ekonomik, duhet të mbetet i paprekur”, tha Blushi.

Ora 20:37
‘Absurde, i kërkoni llogari prokurorit pse është zhvlerësuar euro’, Braçe në Kuvend: Synimi i reformës ishte ndarja e drejtësisë nga politika

 

Deputeti i PS Erion Braçe, u ndal gjatë fjalës së tij në Kuvend tek pyetjet e opozitës, drejtuar kreut të SPAK Altin Dumani.

Braçe tha se seanca të tilla plenare nuk janë bërë edhe në vende të tjera europiane, ku sipas tij janë arrestuar kryeministra e ministra në detyrë.

‘Unë nuk kam parë seancë të tillë si kjo as në Itali, as në Francë ku është arrestuar presidenti, as në Gjermani, as në Austri ku u arrestua kryeministri. Ka një arsye pse në këto parlamente nuk ekziston një seancë e tillë për shkak të respektit ndaj drejtësisë. Nuk ndodh në asnjë parlament që një i pandehur dhe nën gjykim t’i kërkojë llogari prokurorit të tij, është shkelje e rëndë e etikës. Kam dëgjuar edhe sot këtu që e shënjojnë SPAK si arsye për disa fenomene që ndodhin në ekonomi, u kërkua llogari prokurorit për zhvlerësimin e euros, që prokurori të merret me kursin e këmbimit të lekut kjo nuk është detyrë e tij.

Kur bëmë reformën patëm parasysh që të ndajmë drejtësinë nga politika, prokurori i SPAK emërohet nga KLP dhe KLP nuk emërohet nga politika, por nga vet trupa e prokurorëve. Njëri thoshte unë dua të arrestohet filani dhe më pas kur arrestohet ai, thotë pse ai dhe jo ky tjetri.  SPAK ka detyrë të ushtrojë ndjekjen penale ndaj zyrtarëve të larë të shtetit dhe krimit të organizuar. Ajo që është bërë për krimin e organizuar meriton vlerësim’, tha ai.

Ora 20:10
Berisha akuza Dumanit: Rama i ndërhyn me telefonata

 

Kreu i PD-së Sali Berisha ka sulmuar sërish kreun e SPAK Altin Dumanit, për të cilin tha se kryeministri Edi Rama i ndërhynë në punën e tij me telefonata.

Berisha tha se qeveria ka ndërhyrë në vendimarrje e çështjeve civile dhe penale në sistemin e drejtësisë.

“Njeriu që fle në këmbë, nuk harxhoj kohë me të. Por për qytetarët duhet të qartësoj se në vitin 2015, ndërhyrja e qeverisë në vendimet civile, Shqipëria renditej në vendin e 64, sot është përkeqësuar dyfish, renditet në vendin e 110 më keq. Për ndërhyrjen e qeverisë në vendimet penale, pra për telefonatat e Edi Ramës tek Altin Troplini, në vitin 2015 ishte në vendin e 62, sot është në vendin e 106, është përkeqësuar pra me 100 përqind. Dhe përpiqeni të mburreni me përmbysjen e një standardi.

Tani, për sa i përket atyre që the, ç’është e vërteta, nuk mund të mohoj se një nder ma ka bërë ai mua, të jem i sinqertë me ju. Nderi që më bëri mua ishte vetingu 30-vjeçar dhe unë vij këtu sot i vetmi shqiptar me një veting të plotë nga armiqtë e mi.

Çfarë tregoi ky veting? Ky veting tregoi se 54 vite bashkë me bashkëshorten time, disponoja 100 mijë euro dhe një apartament 47 metër më të madh se atë që kisha në diktaturë.

Përfundoi akuzë për korrupsion për një javë vakancë që vajza ime ka paguar për mua dhe i ka deklaruar. Dy fatura shëndetësore për mua dhe nënën e vet që i ka deklaruar. Përfundoi, dhe këtë do e them, u garantoj se as prokuroritë naziste dhe as staliniste nuk do e bënin, përfundoi korrupsion pagesa që dhëndri dhe vajza ime kanë bërë për 3 familje në nevojë që trajtojnë fëmijët e tyre në qendrën e autizmit që gruaja ime e kryeson prej 20 vitesh pa asnjë qindarkë përfitimi. Jo vetëm kaq, por publikuan emrat, ja ai, ai që foli këtu, publikoi emrat e tre fëmijëve me autizëm këtu, duke shkelur çdo ligj dhe çdo moral.
Por ju jeni të gatshëm që të bëni nga një bust në miniaturë dhe ta mbani se është shpëtimtari juaj gjersa ne t’u japim vendin që meritoni.”, tha Berisha.

Ora 20:08
Toni Gogu: Ka perënduar koha e drejtësisë me telefon dhe darkave para vendimit, duart tona janë larg dosjeve personale

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu deklaroi në Kuvend se koha kur drejtësia ndikohej nga telefonatat dhe ndërhyrjet politike ka marrë fund, duke kujtuar periudhat kur prokurorët dhe gjyqtarët udhëzoheshin nga politika. 

Ai nënvizoi se reforma në drejtësi, pavarësisht dhimbjeve dhe vështirësive, ka sjellë rezultate konkrete, si sekuestrimi i miliona eurove nga krimi i organizuar.

 Në mbyllje, Gogu theksoi se “duart tona janë larg dosjeve personale”, duke garantuar se drejtësia do të mbetet e pavarur dhe e përkushtuar ndaj ligjit.

Fjala e plotë e ministrit Toni Gogu:

I nderuar z. kryetar, të nderuar kolegë, të nderuar qytetarë që na ndiqni! Pavarësisht notave humoristike që erdhën në sallë nga parafolësi, nuk duhet ta harrojmë atë që thamë në fillim të seancës. Ky ishte qëllimi, që një i pandehur për korrupsion të merrte rolin e prokurorit dhe të akuzonte kreun e strukturës së posaçme kundër korrupsionit. Dhe kjo gjëja ndodhi. Dhe të gjithë minionët e kurdisur bënin pyetje të cilat nuk do t’i dëgjoni kurrë nga kjo anë e sallës dhe ju që jeni duke na ndjekur dhe vrisni mendjen “si ka mundësi”. Ka shumë mundësi!

Sepse kurrë nuk kemi hyrë, nuk hyjmë dhe kurrë nuk do të hyjmë në merita çështjesh të veçanta. Kjo anë këtej, pavarësisht dhimbjes që mundet të jetë shkaktuar, që është shkaktuar nga reforma në drejtësi, do të karakterizohet deri në fund nga një durim shtetbërës. Dhe jo nga padurimi partiak që kurdisi të madh e të vogël që t’i bënin pyetje prokurorit ose për shefin e tyre: si guxon ti të na marrësh të pandehur udhëheqësin? Ose për kundërshtarët politikë? Çfarë po bëni për këtë? 

Dhe e di pse? Janë zakone 30-vjeçare të ngulitura në atë “bajame” këtu brenda trurit institucional tuajin. Që t’ju çojë te telefoni. Telefoni që merrte prokurorin e përgjithshëm Haxhiaj dhe kur i thoshte se nuk funksionon kështu shteti ligjor, ju shkarkonit. Mblidheshit për ta shkarkuar. Telefoni që merrte kryetarin e Gjykatës së Lartë, zotin Brozi, që ka 20 e ca vjet që rrëfen për shantazhet me telefon. Pra, juve evokoni, qani për drejtësinë e telefonit që bëhej brenda zyrave të partisë. Kurrë nuk ka për të ndodhur nga kjo anë. Pavarësisht lirisë së tepruar që mundet të ketë dhënë reforma në drejtësi, sepse ne institucionet nuk i bëjmë për persona të veçantë, i bëjmë për qytetarin.

Të nderuar qytetarë, dëgjuat ndonjë pyetje ju për juve? Dëgjuat ndonjë pyetje sa i përket luftës me krimin e organizuar dhe se si u nevojitet strukturave të posaçme analizë e thelluar? Bashkëpunim ndërkombëtar?Isha aty kur dëgjoja pyetje: “Po për babanë tim shpirtëror si guxon ti ta marrësh të pandehur?” Aty lart isha dhe e dëgjoja, dhe është shumë trishtuese kur shikon një opozitë të tërë e cila nuk po bën asgjë tjetër, vetëm do që ta kthejë timonin pas. Por nuk ka për të ndodhur.

Ishte e qartë fare. SPAK-u jua shfryu gjithë tullumbacen e kapjes me shifra. Pse? Sepse shteti ligjor nuk ndërtohet me thashethemet e qytetarëve digjitalë: “më tha njëri mua që ka ndodhur një gjë atje”, dhe si guxon ti që s’e bën këtë punë. Jo, shteti ligjor ndërtohet mbi prova. Nëse ke prova, çoji në prokurori. Dhe pasi i ke çuar në prokurori, prit që prokuroria dhe gjykata të vendosin për atë çështje. Nuk vendos gjyqi popullor, që ka vendosur për 50 vite me radhë dhe që ka bërë që ne sot të vazhdojmë me atë kulturë të tmerrshme institucionale.

Ishte e qartë, vetëm krimit të organizuar i janë sekuestruar me miliona euro. Ndërkohë këtu vazhdohej me pyetje, thua ti se nuk kanë dorëzuar prova apo ankesa në institucionet e posaçme. Me prokurorin e përgjithshëm ishte edhe më e bukur. Prokurori i përgjithshëm drejton. Dhe kjo shumicë ka vendosur që ai të drejtojë përmes udhëzimeve që nxjerr. Këtu e gjithë çështja është si deputetë të caktuar do bëhen prokurorë, do marrin rolin e prokurorit të përgjithshëm dhe do ndjekin çështje të caktuara, kryesisht të kundërshtarëve të tyre politikë. Gjë që ka ndodhur kohë më parë, por që kjo shoqëri është ndarë një herë e mirë, sepse është ndarë kultura europiane e cila po zbatohet çdo ditë në një shoqëri si e jona.

Pra, në çdo vend europian ku ne duam të aderojmë, vendimet se si funksionon gjyqësori i merr vetë gjyqësori, kontrollin e bën vetë gjykata.
Vendimet se si prokurorët sillen apo se si gjyqtarët sillen, në momentin kur inspekton, Inspektori i Lartë i Drejtësisë i marrin organet e qeverisjes së gjyqësorit.

Këtë gjë ka bërë kjo shumicë dhe këtë gjë shqiptarët do shohin gjithmonë, që kjo shumicë po ndërton institucione përmes dhimbjeve, patjetër përmes zakoneve të vjetra komuniste, patjetër.
Institucione të cilat mund të rrinë në këmbë për një kohë të gjatë dhe nuk mundet të kthehen te telefoni.
“Zgjidhe kështu atë çështje.” Te darka përpara vendimmarrjes në Gjykatën e Lartë.
E cila ju njollosi një herë e mirë dhe mirë është të ndaheni, për ndërhyrje në pushtetin gjyqësor, për të cilën jeni shpallur të padëshirueshëm nga vendet euroatlantike.

Kështu që kjo histori unë mendoj që është jashtëzakonisht e qartë. Dhe për ta mbyllur:
Shifrat janë aty, rezoluta është aty, do ishte shumë mirë që juve ta miratonit, sepse flitet për ndërtim strukturash, flitet për futje teknologjie në shërbim të menaxhimit të çështjeve, që vërtetë është jashtëzakonisht e trishtë që ne, për shkak të largimeve që na ndodhën përmes procesit të rivlerësimit, nga njëra anë kemi mungesë të theksuar të burimeve njerëzore në sistem, gjë që ishte e paparashikuar, sepse askush nuk mund të mendonte që në çdo dy magjistratë, njëri nga ata nuk përmbushte kriteret. Dhe nga ana tjetër, ne kemi një numër të madh çështjesh të cilat kanë nevojë për trajtim.

Ka nevojë për trajtim, prandaj në këtë moment është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne si qeveri do të vazhdojmë të garantojmë mbështetje teknologjike.
Do të vazhdojmë të garantojmë mbështetje financiare.
Do të vazhdojmë të garantojmë trajnimin e gjyqtarëve të rinj, magjistratëve të rinj, të cilët duhet të futen urgjent një orë e më parë në sistem.

Ajo çfarë mund të bëjmë si parlament, ajo çfarë ju të nderuar kolegë mund të bëni, është të përmirësoni legjislacionin, patjetër dhe të përmirësoni monitorimin e funksionimit të institucioneve. Boll më me fletërrufe personale ndaj individëve të caktuar për çështje të caktuara që ju dhembin juve personalisht.
I nderuar zoti kryetar, të nderuar kolegë, të nderuar qytetarë që na ndiqni, ne kemi për t’i qëndruar refrenit, që duart tona janë larg dosjeve personale. Janë larg dosjeve personale, por ato nuk do t’i shkëputen asnjëherë ruajtjes së standardit.

Dhe ajo analizë që drejtuesi i SPAK tha se duhen për pesë vite të marrim dhe të analizojmë masat e sigurimit, pikërisht për të parë proporcionalitetin që është në zbatim të vendimit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, është rruga e duhur dhe e mirëpresim dhe duam që të shohim analiza të tilla, të cilat ndihmojnë sistemin që të vendosë standarde. Dhe për këtë punë është parlamenti. Të përmirësojë ligje, të përmirësojë standarde. Ju falënderoj për vëmendjen dhe ju ftoj që ta votoni rezolutën.

Ora 19:39
Berisha sulmon Dumanin nga Kuvendi: Mashtrues ordiner, i shpifur, avokat privat i familjes Rama

 

Pas largimit të kreut të SPAK-ut nga seanca plenare e 27 tetorit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e akuzoi ashpër atë. Berisha e cilësoi drejtuesin e SPAK-ut avokat të vjedhjeve më të mëdha në historinë e vendit dhe të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke përmendur çështjet e inceneratorëve, marrëveshjen me CEZ dhe projektet e mëdha infrastrukturore. Berisha e quajti Dumanin mashtrues ordiner dhe avokat privat i familjes Rama.

“Ai që e pëson nga ky qëndrim i tyre dhe i tij është qytetari shqiptar, që paguan sa qimet e kokës 400 mln eruo për inceneratorët dhe s’kanë as nam e as nishan. Ai thotë se kam hetim paraprak, nuk mund të bëhet më i shpifur. Çfarë hetimi paraprak, janë 400 mln që nuk ekzistojnë, janë 140 mln për djegësin Tiranës që nuk ka gjurmë dhe ai thotë po vazhdojmë hetim paraprak, mashtrues ordiner që del këtu dhe përpiqet të mbrojë nga flakët djegësve Ramën, kryearkitektin e tyre. A e dini ju qytetarë se kush është dënuar për djegësin, është dënuar Ahmetaj që e ka kundërshtuar 5 herë me shkrim, u dënua se u gjetën pllakat e banjos. Dmth 140 mln euro kushtonin pllakat e banjos së ish bashkëshortes së Arben Ahmetajt. Dumani është bërë avokat i vjedhjeve më të mëdha të historisë së këtij vendi, ju flisni për hetime, a e dini ju që është 50 mln euro tuneli i Llogarasë, është 140 mln euro gjoba e qytetarëve shqiptarë për aeroportin e Vlorës që duan ta marrin tani lubija me Ramën, a bëjnë këto sëbashku 210 mln. A e dini ju që s’mund të hetohet rama me 21 mln euro shpenzime udhëtimi në dy vite, se mbron Altin Troplinin.

Nuk kemi asgjë personale, do dal te çështja personale dhe e kam shumë të fortë, por këtë e kam për qytetarët. Vetëm në një vit janë vjedhur 300 mln euro me digat, shiti tek sekserët digat dhe ble energji 300 mln euro në vjeshtë dhe këto avokat Dumani nuk i heton. Është avokat privat i familjes Rama”, tha Berisha.

Ora 19:36
Financimi i partive politike, Muçi: Të jenë subjekt i drejtësisë! Fushata kthehet në 'lavatriçe' e pastrimit të parave

 

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, i bëri thirrje SPAK të hetojë financimin e partive politike.

Sipas tij, partitë politike financohen me dhjetëra miliona euro në fushata.

“Në fakt pyetja ime për Dumanin për parregullsitë në zgjedhje, ku flirtet për përdorimin e administratës, por pika nevralgjike, është financimi i partive politike. Të gjithë e dinë sesi financohen këto parti, me dhjetëra mln euro. Sidomos partia që është pushtet, e cila e kthen fushatën në një lavatrice të pastrimit të parave dhe në një kanal gjigand të oligarkisë. Çdo ndërmarrje që nuk justifikon financat, është subjekt i drejtësisë dhe jo më partitë politike. Do doja që hetimin ta nisnin nga LB, dhe më pas partitë e tjera. Duhet që të hetoni jo vetëm të korruptuarit, por edhe ata që korruptojë.

Edhe pse duhet të përgëzuar SPAK, ka çuar në hetim dy zv.kryeministra të kësaj qeverie, kemi një lloj paradoksi. Zv.kryeministri që është larguar dhe është në arrati, nxjerr akuza kundër kryeministrit, ndërkohë që gjithë ministrat dhe kryetari i bashkisë që është në burg, nuk flasin. Prandaj duket se në sistemin e drejtësisë që kemi ngritur, ata që kapen i tremben më shumë hakmarrjes së kryeministrit sesa sistemit të drejtësisë’, tha Redi Muçi në Kuvend.

Ora 19:30
Agron Shehaj: Dumani ka bërë më shumë se çfarë drejtësia ka bërë në 35 vitet e fundit

 

Kryetari dhe deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, theksoi në Kuvend se rezultatet e shënuara nga kreu i SPAK, Altin Dumani, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit gjatë 3 viteve të fundit, janë më të mëdha se rezultatet e gjithë drejtësisë shqiptare në 35 vite demokraci.

“Dumani na qenka fajtori dhe këtu nuk i bëjmë një gjyq. Një pjesë e kuvendit hesht se ia merr urdhrin politik dhe pjesa tjetër mendon se fatkeqësia e këtij vendi është Dumani. Do kishim dashur që kryeministri më i korruptuar që ka pasur Shqipëria të dilte para drejtësisë. Në 3 vitet e fundit Dumani ka bërë më shumë se çfarë drejtësia ka bërë në 35 vitet e fundit. Kur ka ndodhur që numri 2 i kryeministrit të shkojë në burg? Kritikat duhen bërë me masë. Kush e sheh nga jashtë dhe dëgjon, thotë këta janë çmendur. Dumani po i vjedh shqiptarët? Dumani po vjedh popullin më të varfër në Europë?”,- tha Shehaj.