Absurdi i policisë serbe:Droni u
komandua nga një lojtar kuqeziVideo/ Tetovari që valëviti flamurin

BEOGRAD - Pas akuzave se ishte vëllai i kryeministrit Rama ai që komandoi flamurin e Shqipërisë së Madhe mbi fushën e blertë të Beogradit, policia serbe vjen me një tjetër version po kaq absurd.

Sipas shefit të drejtorisë së policisë në Beograd Miladin Despotović, valëvitja e flamurit kuqezi me Shqipërinë etnike është komanduar nga fusha nga një futbollist i kombëtares sonë. Por zyrtari i policisë serbe në këtë rast nuk jep emrin e futbollistit që sipas tyre kanë ngritur flamurin.

Sipas gazetës serbe G92 që citon kryepolicin serb, telekomanda u gjet më pas në posedim të delegacionit tonë në Serbi.

Në versionin e parë, autoritetet serbe, të cituara nga mediat e Beogradit, akuzuan Olsi Raman, vëllain e kryeministrit shqiptar se e kishte komanduar ai flamurit. Olsi Rama ndodhej në tribun VIP të stadiumit “Partizani” në Beograd për të parë ndeshjen Serbi-Shqipëri bashkë. Në intervistat që vëllai i kryeministrit ka dhënë për rrjete të rëndësishme televizive, si CCN, VOA etj, ka shprehur neveri për akuzat e ngritura ndaj tij ndërsa i ka cilësuar totalisht të pavërteta. Sipas Ramës, ai ka qenë duke fotografuar me telefon ndeshjen dhe se në jetën e tij nuk kishte komanduar ndonjëherë dron.

Flamuri u valëvit në stadiumin e Beogradit në ndeshjen Serbi-Shqipëri mbrëmjen e 14 tetorit 2014 dhe përbri hartës së Shqipërisë etnike ishin dy heronjtë tanë kobmëtare Ismail Qemali dhe Isa Boletini.


Serbia gjeti dronin, merret ne pyetje tifozi qe e nxorri nga stadiumi
Droni që futi flamurin me hartën e “Shqipërisë së madhe” në stadiumin Partizani të Beogradit është në duart e policisë. Sipas gazetës serbe “Kurir” që citon burime jozyrtare, droni është gjetur në qytetin e Pançevës, ndërsa tifozi serb që e kishte marrë ndodhet në ambientet e policisë ku po merret në pyetje. 

“Kurir” thekson se shumë shpejt do të ketë hollësi të tjera për këtë ngjarje.
 
Ministri i Brendshëm serb Nebojsha Stefanovic, ka dekluar se droni do t’i nënshtrohet ekzaminimeve nëse është ai që u përdor në ndeshje, ndërsa më pas raporti do t’i përvillet prokurorisë.
 
Personi i cili u fotografua duke tërhequr dronin mendohet se është pjesë e grupit të tifozëve të drejtuar nga Ivan Bogdanoviç ultrasi serb i cili dogji flamurin shqiptar në ndeshjen Itali- Serbi në tetor të 2010-ës.

tifozi serb merr dronin


flamuri me dron ne serbi


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ I dashuri i vajzës dhe 4 djem në kërkim për alarmin tek 'Astiri', policia: Dyshohet se mbajtën të mbyllur 21-vjeçaren

Tiranë/ I dashuri i vajzës dhe 4 djem në kërkim për alarmin tek 'Astiri', policia: Dyshohet se mbajtën të mbyllur 21-vjeçaren